LIVE UPDATES
Bota

Huthët sulmojnë sërish Izraelin teksa Irani ua mundëson “shteteve joarmiqësore” qasjen në Hormuz

Ndërkohë, Izraeli i ka intensifikuar sulmet kundër Iranit, duke shënjestruar qendrën kërkimore detare iraniane, si dhe e ka goditur kryeqytetin, Teheranin, në orët e vona të 28 marsit, teksa konflikti vazhdon të përhapet nëpër kufijtë rajonalë.

29 Mars 2026, 11:33 Nga E.d
Huthët sulmojnë sërish Izraelin teksa Irani ua mundëson
Foto ilustruse

Rebelët Huthi të Jemenit – aleatë të Iranit – e kanë thelluar përfshirjen në luftën në Lindje të Mesme, duke nisur valë të dytë raketash kundër Izraelit brenda 24 orësh, teksa Teherani ka thënë se do t’iu japë leje anijeve nga kombet “joarmiqësore” që të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, Izraeli i ka intensifikuar sulmet kundër Iranit, duke shënjestruar qendrën kërkimore detare iraniane, si dhe e ka goditur kryeqytetin, Teheranin, në orët e vona të 28 marsit, teksa konflikti vazhdon të përhapet nëpër kufijtë rajonalë.

Në Uashington, e përditshmja amerikane Washington Post ka raportuar – bazuar në burime - se ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke u bërë gati për operacion tokësor në Iran. Shtëpia e Bardhë ka thënë se çdo përgatitje e tillë përbën planifikim rutinor.

Përfshirja e Huthëve – të shpallur terroristë nga Shtetet e Bashkuara – rrezikon zgjerimin e luftës në të cilën veçse janë përfshirë forcat amerikane, shtetet e Gjirit Arab, Izraeli dhe vendet tjera, sikurse Qiproja, Diego Garcia në Oqeanin Indian dhe Shri Lanka, më shumë se 4.000 kilometra larg Iranit.

Huthët janë përmbajtur nga përfshirja në luftë deri më tani, mirëpo veprimet e tyre më 28 mars i kanë rritur shqetësimet për bllokim eventual të Ngushticës Bab al-Mandab, përmes së cilës transportohet 10 për qind e naftës së gjithë botës.

Diçka e tillë mund të ndodhë pasi Irani pothuajse e ka bllokuar gjithë trafikun në Ngushticën e Hormuzit.

Zëdhënësi i Huthëve, Yahya Saree ka thënë përmes një deklarate se grupi ka nisur “një mori raketash lundruese dhe dronë që kanë shënjestruar qendra ushtarake” në Izrael.

Sulmi “përkoi me operacionet ushtarake të kryera” nga Irani dhe Hezbollahu në Liban, ka thënë ai.

Hezbollahu është po ashtu grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se e ka kapur një raketë të nisur nga Jemeni para se të arrinte në territorin izraelit në qytetin jugor të Eilatit.

Luftë në disa fronte

I pyetur për mundësinë potenciale të zgjerimit të luftës, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin ka thënë se “po përgatitemi për luftë në disa fronte”.

Sipas tij, kapacitetet e Iranit për prodhim armësh do të shkatërrohen “brenda pak ditësh” teksa lufta ka hyrë në muajin e dytë. 

Përveç sulmeve në Iran, Izraeli e ka nisur edhe një fushatë ushtarake tokësore dhe ajrore kundër Hezbollahut në Liban.

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian ka kërcënuar më 28 mars me hakmarrje kundër shteteve rajonale, nëse goditen qendrat iraniane infrastrukturore dhe ekonomike.

“Nëse dëshironi zhvillim dhe siguri, mos i lejoni armiqtë tanë të kryejnë luftë prej tokave tuaja”, u ka thënë ai “shteteve të rajonit” shumica e të cilave kanë baza ushtarake amerikane.

Ndërkohë, Washington Post raporton se Pentagoni po punon në planet për disa javë të operacioneve tokësore në Iran, teksa Trump ka kërkuar dërgimin e mijërave forcave tokësore në Lindje të Mesme për të përforcuar forcën prej 50.000 trupash amerikane që veçse janë në atë rajon.

Gazeta e ka cituar Sekretaren për media të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt të ketë thënë se “është punë e Pentagonit që t’i bëjë të gjitha përgatitjet për t’i dhënë komandantit të përgjithshëm opsione maksimale. Kjo nuk do të thotë se presidenti e ka marrë një vendim”.

Pakistanit i lejohet qasja në Hormuz

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Pakistanit ka thënë më 28 mars se Irani është pajtuar për t’i lejuar 20 anije pakistaneze që të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, përkatësisht nga dy brenda ditës.

E përditshmja tjetër Bangkok Post ka raportuar se Teherani është pajtuar për t’i lejuar edhe anijet tajlandeze me naftë që të kalojnë nëpër këtë ngushticë.

Përmes Ngushticës së Hormuzit kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale dhe mbyllja pothuajse e plotë e saj nga forcat iraniane është kthyer në pikë qendrore të konfliktit, i cili ka nisur me sulmet amerikano-izraelite në Iran më 28 shkurt. 

Teherani ka sugjeruar se anijet nga vendet “joarmiqësore” do të mund të kalojnë lirshëm nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Qeveria e Pakistanit ka qenë ndërmjetëse në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe ia ka dorëzuar Teheranit planin amerikan për paqe.

Pakistani ndan një kufi prej 900 kilometrash me Iranin dhe ka minoritet të madh të myslimanëve shiitë. Popullsia e Iranit është në pjesën më të madhe shiite. Islamabadi është aleat i SHBA-së, dhe ka lidhje të ngushta me shtetet e Gjirit Arab./REL

iran izrael huthet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj