LIVE UPDATES
Bota

Lufta Ukrianë- Rusi/ REL: Të dënuarit forcojnë radhët e ushtrisë ukrainase

Një grua, me nofkën Kupo, drejton një kuadkopter (dron që përdorë katër rotorë), duke e ulur në tokë. Sikurse të trajnuarat e tjera në këtë poligon, ajo është liruar nga burgu për të shërbyer në batalionin Shkval, një njësit ushtarak i përbërë nga të dënuar. 

29 Mars 2026, 10:39 Nga E.d
Lufta Ukrianë- Rusi/ REL: Të dënuarit forcojnë radhët e
Foto ilustruse

Në një poligon të acartë në lindje të Ukrainës, dhjetëra gra të dënuara po përgatiten për misione me dronë në vijat e frontit.

Një grua, me nofkën Kupo, drejton një kuadkopter (dron që përdorë katër rotorë), duke e ulur në tokë. Sikurse të trajnuarat e tjera në këtë poligon, ajo është liruar nga burgu për të shërbyer në batalionin Shkval, një njësit ushtarak i përbërë nga të dënuar. 

“Për vite të tëra kam tentuar të hyj në ushtri”, thotë Kupo, teksa një grua tjetër mori telekomandën dhe droni u ngrit sërish mbi pemë.

“Që nga viti 2023 kam aplikuar kudo”, kujton ish e burgosura. “Atëherë, edhe kur filluan të pranonin të burgosur në ushtri, nuk pranonin gra”.

Ajo thotë se 46 brigada e kishin refuzuar para se rektruesit nga batalioni Shkval i Brigadës së 59-të të Ushtrisë erdhën në burgun ku po vuante dënimin Kupo.

Rekrutuesit ushtarakë përjashtuan ata që nuk ishin fizikisht të aftë për të shërbyer në ushtri, si dhe të burgosurit që kishin varësi nga droga ose që kishin kryer krime që i përjashtonin nga shërbimi ushtarak, sikurse përdhunimi apo vrasje të shumta. Afër 100 gra në mënyrë vullnetare pranuan të shërbenin në batalionin e të dënuarve, tregon Kupo, ndërkaq vetëm afër 20 u pranuan.

“Shumë gra ende po presin”, thekson ajo.

Kupo ishte dënuar në moshën 23-vjeçare për arsye që nuk deshi të flasë. Pas pesë vjetësh në burg, ajo u zotua se nuk do t’i shkonte dëm më asnjë ditë.

“Nuk ka kuptim vetëm të rrish në burg. Duhet të jesh i dobishëm. Mendoj se mund të jap kontributin tim të vogël për një fitore të madhe. Gjithçka do të jetë në rregull, edhe në rastin më të keq”, shprehet ajo.

Sipas kushteve të lirimit të Kupos nga burgu, ajo do të rifitojë lirinë e saj nëse shërben në ushtri “deri në fund të luftës” me Rusinë. Por, shumë prej të dënuarve nuk do të mbijetojnë aq gjatë. Detyrat me rrezik të lartë në disa nga pjesët më të rrezikshme të vijës së frontit i presin këta luftëtarë.

Gratë në këtë poligon stërviten për operacione të zbulimit, që janë më pak të rrezikshme sesa misionet sulmuese të këmbësorisë që u jepen shpesh shumë të dënuarve. Një instruktor në këtë poligon i bashkohet bisedës. “Për ju, këmbësoria është opsioni i fundit”. Një grua tjetër përgjigjet: “Ne do të kemi rezultate po aq sa burrat”.

Kupo pohon me kokë drejt një grupi të burrave të dënuar, që janë në moshë, e që po trajnohen pranë tyre. “Mendoj se ne do të kemi rezultate më të mira”, thotë ajo.

Përderisa shumica e grave në këtë poligon stërvitor janë në fund të të 20-tave, shumica e burrave janë tashmë në moshë të mesme. Teksa lufta vazhdon, Ukraina po përballet me vështirësi për të gjetur mjaftueshëm burra për të luftuar. Dhe, në kërkim të ushtarëve, Kievi kërkon kudo.

Burrat janë trajnuar për një muaj dhe tani po presin që t’i thërrasin në misione. Kurdo që vjen thirrja, ata do të dërgohen në misionin e parë sulmues dhe kjo mund të ndodhë kurdo.

Mes komandave që jepen me zë të lartë nga një instruktor, një i dënuar ulet për të pushuar pak. Pavarësisht se ka vizituar Francën vetëm disa herë, atij i është dhënë nofka Francezi.

“Është e vështirë për mua”, ankohet ai. “Në moshën time, është e vështirë”, thotë burri që edhe pak mbush 58 vjet.

Francezi pretendon se është futur në kurth nga policë të korruptuar në Gjeorgji dhe është burgosur atje dhe më pas është ekstraduar në Ukrainë. Ai u regjistrua për të luftuar menjëherë pasi u kthye në vendlindje.

Në mesin e disa arsyeve, Francezi përmend hakmarrjen ndaj Rusisë si motivim për të luftuar.

“Ne nuk shkuam tek ata, ata erdhën te ne”, thotë ai.

Qyteti i tij i lindjes në rajonin e Luhanskut, tashmë është në pushtimin rus. Atje, ai dhe familja e tij kishin punuar në miniera ndër breza. Gruaja e tij u largua në fillim të luftës drejt Francës për të jetuar atje me vajzën e tyre.

“Kur lufta të mbarojë unë dua ta çoj Sjavan në Paris”, thotë Francezi, duke iu referuar një ushtari tjetër të dënuar me të cilin po ndante një cigare.

“Po në Francë”, ia kthen Sjava me gëzim.

Përveç Ukrainës, Sjava ka parë vetëm Poloninë, kur ishte atje në vitet ’90.

“Atje më burgosën. Kisha një pistoletë me vete”, thotë ai, duke shtuar se pas tre ditësh në një burg në Poloni, ai u kthye në Ukrainë. Atëbotë ai ishte 16 vjeç dhe më pas pati probleme edhe më të mëdha ligjore në Ukrainë. Ai thotë se ka kaluar 35 vjetët e fundit në burg.

“Në qytetin tim të gjithë më njohin si bandit”, thotë Sjava.

Ai thotë se ishte dëshira për dinjitet dhe që të kishte një qëllim në jetë që e shtyn që të zëvendësonte rrobat e burgut me uniformë ushtarake. Por, ai nuk ka iluzione për atë që e pret më pas.

“Ne e dimë se ku shkojmë. Të gjithë e kuptojnë se nuk do të jetë e lehtë”, thotë Sjava. “Jam optimist, por po ashtu jam i përgatitur për më të keqen”.

Tre javë pas kësaj bisede, Sjava fitoi lirinë e tij, por me një kosto të tmerrshme.

Në misionin e tij të parë sulmues, ai u plagos rëndë dhe atij ia amputuan të dyja këmbët dhe shumicën e gishtërinjve./REL

lufta ukraina rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë