LIVE UPDATES
Bota

I biri sulmoi Rushdie, nëna: Udhëtimi në Liban ma transformoi djalin, u kthye plot humor të errët

Ajo tregon se nuk ka dëgjuar kurrë në jetë për Rushdie, por nuk ka asgjë kundër tij dhe se nuk është aspak fetare. Silvana shton se Hadi ka qenë gjithmonë një djalë i qeshur dhe shumë i komunikueshëm.

14 Gusht 2022, 21:57 Nga F.M
I biri sulmoi Rushdie, nëna: Udhëtimi në Liban ma transformoi
Silvana Fardos

SHBA- Silvana Fardos, nëna e 24-vjeçarit Hadi Matar që sulmoi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie ka reaguar e tronditur për ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për Daily Mail, ajo tregon se është lajmëruar nga e bija për ngjarjen e cila i kishte thënë se FBI kishte shkuar në banesë për kontroll. Me mbërritjen në shtëpi, kishte mësuar edhe për sulmin që kishte kryer i biri. Ajo tregon se nuk ka dëgjuar kurrë në jetë për Rushdie, por nuk ka asgjë kundër tij dhe se nuk është aspak fetare. Silvana shton se Hadi ka qenë gjithmonë një djalë i qeshur dhe shumë i komunikueshëm, por që kishte ndryshuar që pas takimit me të atin, me të cilin ajo është ndarë prej vitesh. Udhëtimi në Liban ishte thelbësor në sjelljen e të birit, tregon Silvana. Ajo shton se pas kthimit, i riu ishte introvert dhe bënte një humor mjaft të errët.

“Kam marrë një telefonatë nga vajza ime. Unë isha në punë dhe ajo më tha se FBI-ja është këtu, u trondita. Të them të vërtetën, nuk kam dëgjuar më parë për shkrimtarin. Nuk kam lexuar asnjë nga librat e tij, nuk e dija që një shkrimtar i tillë ekziston. Nuk dija që djali im e kishte lexuar ndonjëherë librin e tij. Nuk mund ta besoj se ai ishte në gjendje të bënte diçka të tillë. Ai ishte shumë i qetë, të gjithë e donin. Siç i thashë FBI-së, nuk do të shqetësohem të flas më me të. Ai është përgjegjës për veprimet e tij. Kam edhe dy të mitur të tjerë për të cilët duhet të kujdesem. Ata janë të mërzitur, janë të tronditur. Gjithçka që mund të bëjmë është të përpiqemi të lëvizim nga kjo, pa të. Matar lindi në SHBA nga prindër libanezë që emigruan nga qyteti kufitar jugor Yaroun, një bastion i grupit terrorist Hezbollah të mbështetur nga Irani. Ai u rrit dhe shkoi në shkollë në Cudahy, Kaliforni përpara se të divorcohesha nga babai i tij Hassan Matar në 2004. Ai u kthye në Lindjen e Mesme ndërsa unë u transferova në Neë Jersey për një fillim të ri. Ishte në një udhëtim në Liban në vitin 2018 për të vizituar babain e tij që Hadi u shndërrua nga një djalë popullor dhe i dashur në një introvert me humor të errët. Në orën e parë që arriti atje më thirri, donte të kthehej. Ai qëndroi për afërsisht 28 ditë, por udhëtimi nuk shkoi mirë me babain e tij, ai u ndje shumë i vetmuar. Prisja që ai të kthehej i motivuar, të përfundonte shkollën, të merrte diplomën dhe një punë. Por në vend të kësaj ai u mbyll në bodrum. Kishte ndryshuar shumë, nuk më thoshte asgjë as mua, as motrave të tij për muaj të tërë. Nuk mund t'ju tregoja shumë për jetën e tij pas kësaj, sepse ai më ka izoluar që nga viti 2018. Nëse i afrohem ndonjëherë ai më thotë përshëndetje, ndonjëherë thjesht më injoron dhe largohet. Ai fle gjatë ditës dhe zgjohet dhe ha gjatë natës. Ai jeton në bodrum. Ai gatuan ushqimin e tij. Një herë ai u grind me mua duke më pyetur pse e inkurajova të merrte një arsim në vend që të fokusohej në fe. Ai ishte i zemëruar që nuk e njoha me Islamin që në moshë të vogël,”- thotë Silvana.

Matar, faqja e të cilit tani e fshirë në Facebook ishte e mbushur me foto të politikanëve iranianë. Ai doli me nxitim në skenë të premten në mëngjes në një seminar në veri të Nju Jorkut, ku ndodhej dhe Rushdie. Ai goditi me thikë autorin fitues të çmimit Booker disa herë përpara se të kapej nga dëshmitarët dhe të arrestohej më vonë. Rushdie tashmë ndodhet mirë. 

silvana fardos

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2022, 19:22 F.M

VIDEO/ Tornado godet ishullin grek

Tornado GREQI- Për vetëm 5 minuta, një tornado që u krijua ditën e sotme në ishullin grek të Lemnosit ka habitur të...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen