10 Qershor 2023, 21:20
Nga k.m.
Ted Kaczynski
SHBA- Ted Kaczynski, njeriu i njohur si "Unabomber", i cili po vuante burgun përjetë pa mundësinë e lirimit me kusht për një seri bombardimesh në të gjithë SHBA që vranë tre persona, u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Karolinën e Veriut. Lajmin e konfirmoi Byroja Federale e Burgjet e konfirmuar. Ai ishte 81 vjeç.
Kaczynski, i cili u dënua për një seri sulmesh me bomba që synonin shkencëtarët, po mbahej në Karolinën e Veriut pasi u transferua në vitin 2021 nga një burg i sigurisë maksimale të Kolorados për shkak të shëndetit të tij të lig.
Shkaku i vdekjes nuk u publikua.
Kaczynski po vuante dënimin pas arrestimit të tij në vitin 1996 në kabinën ku ai jetonte në Montanën perëndimore. U shpall fajtor për 16 shpërthime që i morën jetën 3 personave dhe plagosën 23 të tjerë në vende të ndryshme të SHBA, mes viteve 1978 dhe 1995.
Bombat që i bënte vetë në shtëpi, Kaczynski i dërgonte me postë. Ato përfshinin edhe një eksploziv që aktivizohej nga lartësia dhe që ndodhi ashtu siç e kishte planifikuar në një fluturim të American Airlines, duke ndryshuar mënyrën sesi amerikanët dërgonin pakot dhe hipnin në avion.
FBI e quajti atë Unabomber sepse objektivat e tij të hershëm dukej se ishin universitetet dhe linjat ajrore. Në shtator 1995, Washington Post së bashku me The New York Times publikuan manifestin e tij anti-teknologji, "Shoqëria industriale dhe e ardhmja e saj". Manifesti u shtyp me nxitjen e autoriteteve federale, pasi sulmuesi tha se do të hiqte dorë nga terrorizmi nëse një media kombëtare do të publikonte traktatin e tij.
Ishte pikërisht ky material që e çoi pas hekurave. Vëllai i tij David dhe bashkëshortja Linda Patrik njohën shkrimin dhe raportuan në FBI.
Në Prill të vitit 1996, autoritetet e gjetën Kaczynski në Montana, jashtë Lincoln, në një kabinë prej kompensate jo më shumë se 4 metra. Aty kishte jetuar prej vitit 1970. Streha ishte e mbushur me ditarë personalë, një ditar të koduar, përbërës për eksplozivë dhe 2 bomba të kompletuara.
Kaczynski e urrente idenë që të shihej si person me probleme të shëndetit mendor dhe gjatë gjyqit u përpoq të pushonte nga puna avokatët e tij, në momentin që ata donin të ngrinin mbrojtjen me argumentin e çmendurisë. Në fund ai pranoi fajësinë, duke mos i lënë avokatët që të vazhdonin.
Në ditarët e tij personalë, të bëra publike nga qeveria me kërkesë të familjes së viktimave, Kaczynski i përshkruante motivet e tij si “thjesht hakmarrje personale”.
“Shpesh fantazoja të vrisja njerëzit që urreja, zyrtarë të qeverisë, policë, shkencëtarë kompjuterikë, tipat e zhurmshëm të studentëve që i linin kanaçet e tyre të birrave në parqe, etj etj,”- shkruante ai.
Kaczynski vrau pronarin e një dyqani kompjuterash me qira, Hugh Scrutton, ekzekutivin e reklamave Thomas Mosser dhe lobistin e industrisë së drurit, Gilbert Murray./NBC
ted kaczynski s
Bota
10 Qershor 2023, 20:51
k.m.
Foto ilustruese
KOLUMBI- Një histori e denjë për një skenar filmi ka ndodhur në Kolumbi. 4 fëmijë kanë mbijetuar pa...
Bota
10 Qershor 2023, 18:58
k.m.
Foto ilustruese
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka akuzuar shtetin e Serbisë që sipas ti...
Bota
10 Qershor 2023, 18:19
k.m.
Morteza Delf Zargani
IRAN- Forcat e regjimit iranian në Shushtar, Provinca Khuzestan, qëlluan mbi një furgon duke shkaktuar vdekjen e nj&eum...
Bota
10 Qershor 2023, 18:13
k.m.
Foto ilustruese
Prokurorët amerikanë bënë publike aktpadinë prej 37 pikash kundër ish presidentit Donald Trump të premte...
Bota
10 Qershor 2023, 17:04
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një intervistë për agjencinë amerikane "Bloomberg". Gjatë...
Bota
10 Qershor 2023, 16:45
f.i
SERBI- Gazeta amerikan “The New York Times” i ka kushtuar sësrish një artikull Serbisë, por këtë herë...
Bota
10 Qershor 2023, 16:51
k.m.
Foto ilustruese
Të dielën në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat kanë ngjallur një interesim...
Bota
10 Qershor 2023, 16:13
Bakhmut
UKRAINË- Forcat ukrainase thonë se kanë avancuar deri në 1.4 km në disa seksione të vijës së frontit p...
Bota
10 Qershor 2023, 15:48
k.m.
Pamje nga protesta
SERBI- Një demonstratë e re me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve u zhvillua të premten mbr&eu...
Bota
10 Qershor 2023, 15:42
f.i
foto ilustruese
FRANCË- Azil kërkuesei sirian që goditi me thikë shtatë persona , përfshirë gjasht&e...