14 Qershor 2024, 16:02
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Ish-Presidentit amerikan Donald Trump iu ofrua një pritje entuziaste nga ligjvënësit republikanë pas rikthimit në Washington në vazhdën e shpalljes fajtor në gjyqin kundër tij në New York. Trump gjithashtu i falenderoi anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në një klub privat pranë Kapitolit, teksa i uruan ditëlindjen e tij të 78.
Ky ishte takimi i parë i ish presidentit republikan me kongresmenë në Kapitol, që kur la Shtëpinë e Bardhë në 2021 dhe hera e parë që ndaloi në Washington pas vendimit fshikullues të gjykatës, marrë mbi bazën e 34 akuzave për falsifikim të të dhënave të biznesit.
Sondazhet e opinionit tregojnë se gara e Trumpit me demokratin Joe Biden për presidencialet e nëntorit është mjaft e ngushtë. Mbështetja për të në mesin e amerikanëve mbetet e qenësishme e në 5 nëntor, nuk përjashtohet mundësia që partia e tij mund të marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe të të dyja dhomave të Kongresit.
Trump u përpoq të tregonte se republikanët janë të bashkuar, dhe shtrëngoi duart me kreun e tyre në Senat, Mitch McConnell, me të cilin kanë pasur jo pak divergjenca. Ndërkohë, pavarësisht toneve pajtuese brenda partisë, ai ngjalli polemika pasi e cilësoi Miluakin, një qytet “të tmerrshëm”, e kjo gati një muaj para se atje të mbahet Kuvendi i Partisë Republikane, ku pritet që Trump të sigurojë emërimin e kësaj force politike si kandidat për zgjedhjet presidenciale.
donald trump
Bota
14 Qershor 2024, 15:39
E. D
Volodymyr Zelenskyy
RUSI- Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, hodhi poshtë propozimin e paqes të para...
Bota
14 Qershor 2024, 15:22
E. D
foto ilustruese
ITALI- Italia arrestoi të premten një të dyshuar i cili akuzohet se e ndihmoi djalin e një guvernatori rus të ikte...
Bota
14 Qershor 2024, 15:10
E. D
Benny Gantz
IZRAEL- Benny Gantz dha dorëheqje nga kabineti izraelit i luftës javën e kaluar dhe tani ka deklaruar se Izraeli e di sesa pengj...
Bota
14 Qershor 2024, 14:52
M.B
Charles Michel dhe Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Charles Michel doli me planin e fundit për të rrëzuar Ursula von der Leyen nga posti i pres...
Bota
14 Qershor 2024, 14:32
S.B
Robot
KINË- Një fabrikë në Kinë po krijon robotë humanoidë hiper-realistë që mund të imitojnë s...
Bota
14 Qershor 2024, 14:40
N.F
Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar të premten se do të urdhërojë “menjëherë&r...
Bota
14 Qershor 2024, 13:56
N.F
Foto ilustruese
PRIZREN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren. Mësohet se një 44-vjeçar i cili...
Bota
14 Qershor 2024, 13:49
N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten se ka biseduar me të dërguarin e posa&c...
Bota
14 Qershor 2024, 13:24
M.B
EUROPA- Çmimet e birrës ndryshojnë shumë nëpër kryeqytetet europiane, me kostot më të larta të gjetura në ...
Bota
14 Qershor 2024, 13:10
M.B
Foto ilustruese
ZVICRA- Zvicra do të jetë mikpritëse e një numri udhëheqësish botërorë këtë fundjavë...