6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një marrëveshje e tillë duket e pamundur për Kievin, i cili dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake dhe ka kërkuar që Rusia t’i tërheqë trupat nga i gjithë territori ukrainas. Ukraina nuk e ka komentuar ende propozimin e Putinit.
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar të premten se do të urdhërojë “menjëherë” armëpushim në Ukrainë dhe fillim të bisedimeve, nëse Kievi fillon t’i tërheqë trupat nga katër rajonet e aneksuara nga Moska më 2022 dhe të heqë dorë nga kërkesa për t’iu bashkuar NATO-s.
Një marrëveshje e tillë duket e pamundur për Kievin, i cili dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake dhe ka kërkuar që Rusia t’i tërheqë trupat nga i gjithë territori ukrainas. Ukraina nuk e ka komentuar ende propozimin e Putinit.
“Ne do ta bëjmë menjëherë”, tha Putin gjatë një fjalimi në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë.
Ai i bëri këto komente në një kohë kur liderët e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës u takuan në Itali, dhe në prag të samitit për paqe në Zvicër, ku dhjetëra liderë nga e gjithë bota – përjashtuar Moskën – do të marrin pjesë këtë fundjavë për të diskutuar për hapat e parë drejt paqes në Ukrainë. Putini tha se propozimi i tij synon arritjen e një “zgjidhjeje përfundimtare” për konfliktin në Ukrainë dhe theksoi se Kremlini është “i gatshëm për t’i nisur bisedimet pa vonesa”.
Kërkesa të tjera për paqe që lideri rus i nënvizoi përfshijnë edhe statusin e vendit jobërthamor të Ukrainës, kufizime ndaj forcave të saj ushtarake dhe mbrojtjen e interesave të rusëve që jetojnë në Ukrainë. Ai tha se të gjitha këto duhet të jenë pjesë e “marrëveshjeve thelbësore ndërkombëtare” dhe se Perëndimi duhet t’i heqë sanksionet kundër Rusisë, gjithashtu.
“Ne bëjmë thirrje të kthehet kjo faqe e historisë dhe të fillojmë rikthimin e unitetit, hap pas hapi, mes Rusisë dhe Ukrainës dhe në Evropë në përgjithësi”, tha ai.
Ky është një rast i rrallë kur Putini shpalos qartazi kushtet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ai nuk pati kërkesa të reja. Kremlini ka thënë edhe më parë se Kievi duhet t’i njohë rajonet e uzurpuara nga Moska dhe ta tërheqë kërkesën për anëtarësim në NATO.
Rusia nuk i ka në kontroll të plotë asnjërin prej katër rajoneve që i uzurpoi jashtëligjshëm më 2022, por Putini nguli këmbë të premten se Kievi duhet të tërhiqet nga to plotësisht dhe t’ia dorëzojë ato Moskës. Në Zaporizhja në juglindje, Rusia nuk e ka në kontroll kryeqytetin e këtij rajoni i cili i ka 700.000 banorë, siç nuk e ka as në rajonin fqinj Herson.
Marrë nga REL
Foto ilustruese PRIZREN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren. Mësohet se një 44-vjeçar i cili...
Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten se ka biseduar me të dërguarin e posa&c...
EUROPA- Çmimet e birrës ndryshojnë shumë nëpër kryeqytetet europiane, me kostot më të larta të gjetura në ...
Foto ilustruese ZVICRA- Zvicra do të jetë mikpritëse e një numri udhëheqësish botërorë këtë fundjavë...
Foto ilustruese KOSOVË- Nga kjo javë, në Kosovë ka nisur të jepet terapia për parandalimin e infeksionit para ekspozimit ndaj...
Foto ilustruese FINLANDA- Roja Kufitare e Finlandës ka thënë të premten se dyshon se katër avionë luftarakë të Rusi...
Foto ilustruese UKRAINA- Ukraina do ta vazhdojë importimin e rrymës në sasi rekorde, për ta plotësuar mungesën e energjis&eum...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha të enjten se nuk pret të arrihet një marrëveshje armë...
Foto ilustruese KOSOVË-Mbrëmjen e djeshme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Prishtinë. Në lidhje me...
Jorn Rohde KOSOVË- Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratave të Ambasadorit të SHBA në...