LIVE UPDATES
Bota

I ftohti ngrin ambiciet e Iranit për gazin natyror

Një dimër i vështirë për evropianët do t’i ofronte atij shumë përparësi, përfshirë një levë në negociatat e Vjenës, që kanë për qëllim ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore midis Republikës Islamike dhe fuqive botërore.

12 Shkurt 2023, 16:16 Nga I.A

I ftohti ngrin ambiciet e Iranit për gazin natyror

IRAN- Irani priste që temperaturat e dimrit ta ngrinin Evropën dhe ai të kishte mundësi t’i ofronte rezervat e tij me gaz natyror. Një dimër i vështirë për evropianët do t’i ofronte atij shumë përparësi, përfshirë një levë në negociatat e Vjenës, që kanë për qëllim ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore midis Republikës Islamike dhe fuqive botërore.

“Prisni dy muaj, derisa dimri të arrijë në Evropë, për të arritur një marrëveshje më të mirë”, ka shkruar më herët gazeta Kayhan, e cila shpesh u bën jehonë pikëpamjeve të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ideja ka qenë që vendet evropiane në tryezën e bisedimeve do të detyrohen t’i heqin sanksionet e ashpra kundër eksporteve iraniane të energjisë. Irani, pastaj, jo vetëm që do të përfitonte nga një marrëveshje që ka arritur në verë për importimin e gazit natyror rus, por gjithashtu do ta mbushte boshllëkun e mbetur nga kufizimi i gazit natyror rus në Evropë. Evropa ka kufizuar importet e energjisë nga Rusia, si ndëshkim për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Edhe pse bisedimet për marrëveshjen bërthamore kanë ngecur, sanksionet kanë mbetur në fuqi dhe furnizimet e premtuara me gazin natyror rus nuk janë realizuar kurrë, autoritetet iraniane kanë qenë optimiste.

“Irani nuk do të ketë telashe për ta përballuar të ftohtin”, ka shkruar në janar gazeta Javan, e afërt me Gardën Revolucionare të Iranit, ndërsa “francezët kanë marrë dërgesa me drurë zjarri, gjermanët kanë kaluar në qymyr, britanikët po djegin jashtëqitjet e maceve dhe suedezët shkojnë në punë me batanije”.

Por, me rënien e temperaturave në Iran dhe rritjen e kërkesave për gaz natyror, autoritetet nuk kanë mundur t’i ofrojnë gaz Evropës. Për më tepër, ato kanë mbyllur disa shkolla dhe objekte publike, në përpjekje për të kursyer gaz. Qytetarët e zemëruar nga çmimet e larta dhe ndërprerjet e gazit kanë protestuar disa herë. Përdorimi i shtuar i energjisë elektrike ka mbingarkuar rrjetet e shpërndarjes, ndërsa djegia e mazutit dhe plehrave të kafshëve për ngrohje ka rritur ndotjen e ajrit.

“Gjatë ditëve të fundit, kur temperaturat kanë arritur në minus 20 gradë Celsius... ne nuk kemi mundur t’u ofrojmë njerëzve vajgur ose gaz të lëngshëm për ta përdorur”, ka cituar agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve ILNA Mohammad Sargazin, një ligjvënës nga provinca juglindore, Sistan-Baluçistan.

“Kushtet janë aq të rënda, saqë nëpër fshatra djegin edhe jashtëqitjet e kafshëve”, ka thënë ai.

Postimet në mediat sociale kanë pasqyruar një gjendje dëshpërimi pas ndërprerjes së gazit në shumë zona të Iranit.

Videot kanë treguar radhë të gjata njerëzish duke pritur për të marrë mbushje me gaz për gatim dhe nevoja të tjera shtëpiake.

Shumë mund të pyesin se si një vend me rezerva aq të mëdha të gazit natyror vazhdon të gjendet në një situatë të tillë, por ekspertët kanë një përgjigje të thjeshtë: strategjitë e gabuara.

“Irani ka rezervat e dyta më të mëdha të gazit natyror në botë”, thotë Umud Shokri, strateg për çështje energjetike me bazë në Uashington dhe bashkëpunëtor në Universitetin George Mason.

“Por, për shkak të konsumit të lartë të brendshëm, keqmenaxhimit, sanksioneve dhe mungesës së burimeve financiare dhe teknologjisë shumë të avancuar, ai nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë kapital në mënyrë efikase”, shton ai.

Pavarësisht rezervave të tij të mëdha, Irani është shndërruar në importues të gazit natyror që nga viti 2011, kur u është drejtuar furnizimeve nga Turkmenistani, në përpjekje për ta frenuar krizën e tij të përhershme energjetike, thotë Shokri për Radion Evropa e Lirë.

Këtë dimër ka pasur ditë kur Iranit i kanë munguar deri në 300 milionë metra kub gaz. Dhe, deficiti vjen duke u rritur, për shkak të rënies së prodhimit vendor dhe infrastrukturës së vjetër.

Në dy dekadat e fundit, prodhimi i gazit është rritur në mënyrë të konsiderueshme, për shkak të shfrytëzimit të fushës më të madhe të gazit në botë, që njihet si Parsi Jugor. Por, si shumica e fushave të gazit në Iran, prodhimi në Parsin Jugor pritet të bjerë, në mungesë të platformave të reja për shpim.

Edhe sikur Irani të arrinte sot marrëveshje me një partner të huaj për të ndërtuar platforma të tilla - siç ka bërë Katari në pjesën e tij të Parsit Jugor - do t’i kushtonte 25 miliardë dollarë dhe do t’i duheshin pesë vjet për t’i parë rezultatet, thotë Shokri.

Dalga Khatinoglu, eksperte për çështjet e energjisë së Iranit, thotë se pjesa më e madhe e gazit natyror në këtë vend humbet për shkak të rrjedhjeve të gazit, prodhimit joefikas të energjisë elektrike dhe mungesës së objekteve të duhura të magazinimit.

Sipas saj, Irani ka derdhur deri në 20 miliardë dollarë në vit në sektorin e tij të naftës dhe të gazit në fillim të viteve 2000, por kjo shifër është përgjysmuar më 2016 dhe, që atëherë, ka rënë në vetëm 3 miliardë dollarë në vit.

Irani ka bërë një hap të madh në sektorin e tij të energjisë kur ka rënë dakord për marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore në vitin 2015.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Perëndimi i ka hequr Iranit disa sanksione, në këmbim të frenimit të programit të diskutueshëm bërthamor.

Brenda vitit, Irani ka nënshkruar një marrëveshje prej 5 miliardë dollarësh me kompaninë e madhe franceze të energjisë, Total - një nga të paktat kompani perëndimore me ekspertizë dhe teknologji të nevojshme - për të zhvilluar dhe instaluar një platformë të re në fushën e Parsit Jugor.

Por, kur Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe kanë rikthyer disa sanksione që mund t’i penalizonin kompanitë që punonin me Teheranin, Total është larguar nga projekti.

Në radhë ka qenë duke pritur Rusia, e cila, në korrik të vitit të kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje prej 40 miliardë dollarësh me Iranin për t’i zhvilluar një numër fushash gazi dhe nafte. Por, sipas ekspertëve, kompanisë ruse të gazit, Gazprom, i mungojnë kapacitetet e nevojshme për ta zhvilluar më tej Parsin Jugor.

Irani, po ashtu, nuk ka marrë asnjë nga 55 milionë metrat kub të gazit rus, që është dashur t’i importojë në bazë të marrëveshjes me Moskën.

Në fund, marrëveshja nuk është realizuar, kryesisht për shkak të rrugëve të transitit të gazit rus përmes Turqisë, e cila nuk ka lënë gaz të tepërt të kalojë në Iran.

Ministri iranian i Naftës, Javid Oji, duke folur me gazetarët në margjinat e një takimi të Qeverisë së tij javën e kaluar, ka bërë publike planet për të zhvilluar sektorin e energjisë.

Duke pranuar se vendi është në mes të një dimri të ftohtë, Oji ka justifikuar rritjen e çmimit të gazit natyror dhe ka thënë se lehtësimi do të vijë deri në fund të vitit, pasi prodhimi vendor do të rritet.

Por, ekspertët thonë se rregullimet e tilla afatshkurtra nuk janë zgjidhje afatgjate.

Sipas Shokrit, fokusi duhet të jetë në zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të mirëqenies ekonomike të popullit iranian.

Administrata e presidentit iranian, Ebrahim Raisi, thotë Shokri, “nuk e kupton mirë sigurinë energjetike, diplomacinë energjetike dhe tranzicionin energjetik”, i cili “kërkon një ekonomi të bazuar në energji të gjelbër dhe të pastër”. Megjithatë, realizimi një tranzicioni të tillë, shton Shokri, kërkon burime të mëdha financiare dhe teknologji të avancuar.

Marrë nga REL

iran gazi natyror

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion