LIVE UPDATES
Bota

'Krimi i organizuar ka kapur pushtetin në Fier'/ "Shfryhen" akuzat e Petro Koçit, SPAK: S'ka asnjë provë!

Pasi deputeti socialist Petro Koçi ka shpjeguar para hetuesve se deklarimet e tij për lidhjet dhe ndikimin e krimit të organizuar tek zyrtarët në Fier me qëllim përfitimin e fondeve publike, kanë qenë përgjithësuese, në pasqyrim të perceptimit të elektoratit, por se ai nuk di asnjë rast konkret, Prokuroria e Posaçme ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.

30 Shtator 2022, 16:05 Nga k.m.
'Krimi i organizuar ka kapur pushtetin në Fier'/
Petro Koçi

Deputeti i Partisë Socialiste, PS për Qarkun e Fierit, Petro Koçi bëri më 16 korrik 2021 një deklaratë publike me anë të cilës theksonte se në Fier “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook dhe në një deklaratë për mediat, Koçi akuzoi se tenderët publikë në Fier po fitoheshin nga organizatat kriminale që operojnë në këtë zonë.

“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”, shkroi atëherë Koçi.

Bazuar në këto deklarata publike policia referoi kallëzim më 26 korrik 2021 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK që sqaroi atëherë se kishte filluar verifikimin e rastit. Rreth dy muaj më vonë, bazuar vetëm në një veprim hetimor, marrjen e deklarimeve të deputetit Petro Koçi në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.

Në vendimin e mosfillimit të procedimit penal të nënshkruar nga prokurori Edvin Kondili pasqyrohen fillimisht deklaratat publike të deputetit Koçi për ndikimin e organizatave kriminale tek zyrtarët në institucionet e Fierit, si dhe për përfitimin e fondeve publike prej tyre.

Në vijim radhiten deklarimet e Koçit në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, ku ai është shprehur se nuk di asgjë konkrete. SPAK i ka kërkuar fillimisht deputetit të PS-së që të japë më shumë detaje lidhur me pretendimet e tij të publikuara në rrjetin social Facebook si dhe në intervistën që ka dhënë në televizionin Report Tv.

Koçi ka shpjeguar se këto deklarime i ka bërë për të inkurajuar dhe përgëzuar rezultatet e reformës në drejtësi, si dhe punën që po bënë SPAK në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“[…]Si dhe për të inkurajuar qytetarët dhe zyrtarët e niveleve të ndryshme për t’i rezistuar presioneve të krimit dhe për ti denoncuar rastet e korrupsionit. Gjithashtu i kam bërë këto deklarata dhe për të dekurajuar botën e krimit”, ka deklaruar Koçi dhe ka shtuar se në gjykimin e tij, subjekte të ndryshëm të botës së krimit kanë pastruar para në fushën e ndërtimit.

“Jam i bindur se këto aktivitete, pa bashkëpunimin e zyrtarëve publikë, nuk do të kryheshin”, ka dhënë Koçi opinonin e tij para hetuesve të SPAK.

Koçi është përballur edhe me një pyetje tjetër në SPAK, ku i është kërkuar të deklaronte nëse kishte ndonjë informacion konkret për subjektet e krimit të organizuar, zyrtarët publikë dhe për cilat raste bëhej fjalë.

Deputeti Koçi është përgjigjur se deklarimet e tij kanë qenë të përgjithshme dhe në pasqyrim të perceptimit të elektoratit.

“[…]Por nuk kam pasur të bëj me individë apo raste konkrete, pasi unë siç kam vepruar dhe në raste të shkuara, do të bëja kallëzim penal nëse do të kisha informacione të tilla dhe nuk do të mjaftohesha me deklarata publike. Unë kam bindjen që institucionet ligjzbatuese, lokale apo qëndrore, disponojnë të dhëna konkrete në lidhje me subjektet e botës së krimit që operojnë në qytetin e Fierit”, ka pohuar Koçi dhe ka shtuar se deklarimet e tij nuk janë mirëpritur nga shumë zyrtarë lokalë.

Bazuar në këto shpjegime të deputetit Koçi, SPAK konstaton se ai nuk disponon asnjë provë, asnjë informacion konkret, asnjë fakt dhe asnjë dëshmitar në lidhje me pretendimet e tij dhe për rrjedhojë konkludon se nuk provohet ekzistenca e ndonjë fakti penal, duke vendosur mosfillimin e procedimit penal.

I pyetur nga BIRN lidhur me ndryshimet e deklarimeve publike me ato të dhëna në SPAK, Koçi këmbënguli se ishin të njëjta.

“S’ka asnjë ndryshim mes deklaratave të mia në publik me ato në SPAK. Por, unë nuk zëvendësoj as drejtësinë dhe as policinë. Fenomenet janë ashtu si i kam denoncuar politikisht. Unë e kam për detyrë të përfaqësoj politikisht vlerësimin e zgjedhësve si edhe timin personal për zhvillime dhe fenomene që janë shqetësuese për shoqërinë dhe shtetin”, u shpreh Koçi nëpërmjet aplikacionit WhatsApp./Reporter.al

petro koçi petro koçi ne spak spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet