14 Prill 2024, 11:24
Nga r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit. Përmes një postimi në "X", ai ka thënë se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.
“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.
Mbrëmjen e së shtunës, Irani nisi një sulm ajror me rreth 300 raketa, avionë dhe dronë luftarakë ndaj Izraelit. Sulmi erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.
Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.
albin kurti lufta ne lindjen e mesme
Bota
14 Prill 2024, 11:15
E. D
Lloyd Austin
SHBA- Shefi i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin ka dënuar sulmin e Iranian ndaj Izraelit, ndërsa ka deklaruar se Amerika nuk k...
Bota
14 Prill 2024, 11:08
r.ll
sistemi mbrojtes iron dome
IZRAEL- Pothuajse të gjitha raketat balistike dhe dronët e lëshuar nga Irani në Izrael në një...
Bota
14 Prill 2024, 11:05
E. D
Olaf Scholz dhe Xi Jinping
KINË- Kancelari gjerman, Scholz viziton Kinën, një vit pasi qeveria gjermane paraqiti strategjinë e saj t&e...
Bota
14 Prill 2024, 11:03
r.ll
foto e fluturimeve
IRAK- Jordania, Iraku dhe Libani rihapën hapësirën e tyre ajrore të dielën, pasi e mbyllën atë të...
Bota
14 Prill 2024, 11:00
E. D
foto ilustruese
SELANIK- Policia arrestoi katër të mitur, 17 vjeç, pas një incidenti jashtë një dyqani shëndetëso...
Bota
14 Prill 2024, 10:49
r.ll
militantet e hamasit
GAZË- Pas sulmeve ajrore me dronë iranianë në Izraeli, ka reaguar edhe grupi militant i Hamasit. Ky i fundit n&eum...
Bota
14 Prill 2024, 10:27
E. D
foto ilustruese
SINDEJ- Burri që goditi për vdekje gjashtë persona në Sidnej kishte probleme me shëndetin mendor në t&eu...
Bota
14 Prill 2024, 10:08
r.ll
antonio guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë...
Bota
14 Prill 2024, 09:04
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar në reagimin e tij të parë publik që nga sulmet ir...
Bota
14 Prill 2024, 08:54
r.ll
Foto ilustruese
IZRAEL- Shtatë orë pas mbylljes së hapësirës ajrore, Izraeli njoftoi se do të rihapë hap...