LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në komisariat/ Ministria e Brendshme në Bosnje: Vrasja e policit nga i mituri është akt kriminal terrorist

Sipas informacioneve nga sindikata e policëve në kantonin Una-Sana, polici i vrarë ishte Ozren Maran, ndërkaq Avdo Hasanoviç, është zyrtari policor që u plagos.

25 Tetor 2024, 10:52 Nga r.ll
Sulmi në komisariat/ Ministria e Brendshme në Bosnje: Vrasja e policit
foto ilustruese

BOSNJE- Në Bosanska Krupa, në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës, një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi një stacion policor u sulmua në orët e vona të së enjtes, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Ministra për Punë të Brendshme e kantonit Una-Sana. Zyrtarët policorë u sulmuan nga një i mitur, i cili është arrestuar.

“Ky është akt kriminal i terrorizmit”, tha Adnan Beganoviç, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme më 25 tetor. Ai tha se hetimi i kryer nga Zyra e Prokurorit e kantonit ka përfunduar. Ai nuk dha detaje të tjera. Sipas tij, polici i dytë që u plagos, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Zyrtarët policorë ende gjenden në vendngjarje. Sipas ligjeve në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe të entitetit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, një akt terrorist përkufizohet si një veprim që mund të dëmtojë seriozisht shtetin. Veprime të tilla përfshijnë sulm ndaj jetës së një zyrtari, apo “sulm ndaj integritetit fizik të një personi”.

Sipas informacioneve nga sindikata e policëve në kantonin Una-Sana, polici i vrarë ishte Ozren Maran, ndërkaq Avdo Hasanoviç, është zyrtari policor që u plagos.

Kjo sindikatë dënoi ashpër sulmin dhe kërkoi që të rritet siguria ndaj zyrtarëve policorë si dhe përgjegjësit të ndiqen penalisht, në përputhje me ligjin.

“Sulmi ndaj zyrtarëve policorë është sulm ndaj shtetit”, tha kjo sindikatë. Ministria e Punëve të Brendshme e Federatës të Bosnjë e Hercegovinës i tha Radios Evropa e Lirë se është rritur niveli i sigurisë në këtë territor dhe në mbarë Bosnjën.

“Nuk dua të jap më shumë informacione sepse do të dëmtoj hetimet. Në disa lokacione po kryhen bastisje, po punohet në terren dhe ne nuk duhet të zbulojmë se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Ramo Isak.

Sulme terroriste ndaj policisë në Bosnjë e Hercegovinë kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Në qershor të vitit 2010, një stacion policor në Bugojno u sulmua. Gjatë këtij sulmi ishte vrarë një polic, një police ishte plagosur rëndë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë kishin pësuar lëndime të lehta.

Edhe një sulm tjetër ndaj policisë kishte ndodhur në lindje të Bosnjës, përkatësisht në Zvornik, në prill të vitit 2015, kur një 24-vjeçar kishte vrarë një polic dhe kishte plagosur dy të tjerë. Më pas, sulmuesi ishte vrarë./REL

vritet polici ne bosnje ozren maran avdo hasanovic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet