LIVE UPDATES
Bota

"Nën hijen e sulmit terrorist", DW: Turqia aleate me Perëndimin, mike me Rusinë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte një mik i veçantë në samitin e 16 të BRICS në Kazan të Rusisë. Kjo nuk ishte hera e parë, që Erdogan mori pjesë në nja samit të BRICS si vëzhgues, por këtë radhë prania e tij fitoi një peshë të veçantë prej interesit të Turqisë për një antarësim në BRICS.

25 Tetor 2024, 08:47 Nga N.F
"Nën hijen e sulmit terrorist", DW: Turqia aleate me
Erdogan

TURQI- Turqia, një ndër vendet më të vjetra anëtare të NATO-s, nën presidentin Erdogan ruan një miqësi strategjike me Putinin. A do të shmanget ky vend nga Perëndimi apo ndjek të tjera qëllime? Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte një mik i veçantë në samitin e 16 të BRICS në Kazan të Rusisë. Kjo nuk ishte hera e parë, që Erdogan mori pjesë në nja samit të BRICS si vëzhgues, por këtë radhë prania e tij fitoi një peshë të veçantë prej interesit të Turqisë për një antarësim në BRICS.

Ndonëse Kremlini para disa javësh deklaroi, se Ankaraja ka paraqitur një kërkesë zyrtare për antarësim, qeveria turke fillimisht e përgënjeshtroi këtë. Ministri i Jashtëm Hakan Fidan ndërkohë bëri të qartë: "Ne i kemi komunikuar BRICS, se jemi të interesuar për një antarësim." Nëse Turqia vërtetë antarësohet në këtë formacion, atëherë ky do të ishte vendi i parë i NATO-s në një aleancë jo perëndimore.

Nën hijen e sulmit terrorist


Në kuadër të samitit në Kazan presidenti turk u takua për bisedime në nivel bilateral me homologun rus Vladimir Putin. Por ky takim u zhvillua nën efektin e një sulmi ndaj sipërmarrjes turke të aviacionit dhe fluturimeve në hapësirë TUSAS në Ankara. Turqia bën përgjegjëse partinë kurde të punës, PKK, të klasifikuar nga SHBA dhe BE si organizatë terroriste.

Presidenti Erdogan dhe presidenti Putin demonstruan menjëherë solidaritetin mes tyre dhe e dënuan sulmin, ndërkohë që Erdogandisa herë e quajti Putinin "miku im i nderuar". Putin nga ana e tij vlerësoi rolin e Turqisë në zgjidhjen e problemeve globale.

"BRICS nuk do të thotë 'largim nga Europa'"


Brenda NATO-s kryesisht Turqia e mban të hapur komunikimin me Putinin. Turqia është jo vetëm një partnere e rëndësishme e NATO-s, por ajo mbron krahun juglindor me rëndësi strategjike të aleancës dhe ka ushtrinë e dytë për nga madhësia në NATO. Presidenti Erdogan prej vitesh ndjek gjithnjë e më shumë një politikë të mëvetësishme, që ka për qëllim të forcojë rolin e Turqisë në skenën globale. 

"Thellimi i marrëdhënieve me Rusinë është vetëm një pjesë e strategjisë turke të BRICS. Samiti në Kazan krijon mundësi për t'u takuar me krerët e shteteve të Kinës, Indisë si dhe të republikave Uzbekistan dhe Azerbajxhan, me të cilat Turqia ka lidhje të ngushta, për të biseduar për projekte rajonale", shpjegon Zaur Gasimov, ekspert për marrëdhëniet turko-ruse dhe coordinator i DAAD-së në Universitetin turko-gjerman në Stamboll.

Në një fjalim përpara grupit të tij parlamentar së fundi Erdogan bëri të qartë, se cilën politikë të jashtme ndjek Turqia. Ai theksoi, se në sfondin e tensioneve rajonale ëhstë e nevojshme, të ruhet ekuilibri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Turqia nuk do t'i kthejë shpinën as lindjes dhe as perëndimit, sepse kjo është një domosdoshmëri për vendin.

Në Perëndim ka kritika për këtë nismë. Shumë shtete të NATO-s e shohin antarësimin e Turqisë nëBRICS si një konflikt të mundshëm me parimet e NATO-s, sepse BRICS, veçanërisht nga anëtarët kryesues Rusia dhe Kina, konsiderohen si një kundërpol ndaj perëndimit. Kjo ngre çështjen e përputhshmërisë mes antarësisë në NATO dhe njëkohësisht një antarësimit të mundshëm në BRICS.

"Një antarësim të mundshëm i Turqisë në BRICS nuk do ta konsideroja si një rieorientim të vendin si të thuash si një 'largim nga Europa' sehen", thotë Zaur Gasimov. BRICS nuk është aleancë ushtarake dhe infrastruktura e deritanishme e saj konsiston kryesisht në sektorin bankar. Po ashtu nuk ka asnjë ushtri ose stërvitje ushtarake brenda kësaj organizate. Ndaj është e kuptueshme, që Ankaraja politikën e saj të jashtme – e në radhë të parë marrëdhëniet e saj ekonomike me jasht  do t'i diversifikojë, argumenton eksperti.

Perëndimi shihet me sy kritik


Një ndër argumentat qendrore të qeverisë turke në kërkim të alternativave në platformat ndërkombëtare është, se Turqia për dekada të tëra është lënë jashtë portës së BE-së. Njëkohësisht po rritet rëndësia e BRICS, anëtarët themelues të së cilës – ndër to Rusia, Kina dhe India – gjithnjë e më shumë po e  vene në pikëpyetje rendin perëndimor botëror. Ky zhvillim reflektohet edhe në atmosferën në Turqi, ku po shtohet dyshimet ndaj Perëndimit.

"Sot qeveria turke kritikon vazhdimisht BE-në dhe madje edhe opozita në Turqi nuk e mbron më BE-në", shpjegon politologu në Univeristetin Sabanci në Stamboll, Berk Esen. Ai tërheq vëmendjen, se përkatësia e Turqisë në Perëndim po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Midis viteve fundi i 1990 dhe mesi i viteve 2000 mbizotëronte një perceptim pozitiv për BE-në në Turqi. Sot, sipas Esen, "ka rënë ndjeshëm mëbshtetja për BE-në. Sipas ekspertit Esen, SHBA madje në Turqi tani perceptohet edhe më negativisht.

Turqia i përket … vetvetes


Sipas Esen Turqia ndodhet në një lloj "zone gri": Që Turqia do të antarësohet në aleancën BRICS, "nuk duhet të interpretohet automatikisht si mbështetje për vendet si Rusia apo Kina", vëren ai. Ndryshe nga disa vende të tjera europiano-lindore, që me vetëdije po i shmangen perëndimit duke u orientuar nga Rusia, Turqia ndjek një tjetër strategji. Ajo po zhvillon gjithnjë e më shumë qendrimin, se në radhë të parë duhet t'i besojë vetvehtes – një pozicionim, që konsiston në një shprehje nacionaliste: 'I vetmi mik i Turqisë është turku'."

Rusia nuk gëzon imazhin më të mirë


Ndërsa qeveria ndjek agjendën e vet të politikës së jashtme, Rusia ndër turqit nuk është aq tërheqëse. Sipas një studimi të vitit 2022 të institut turk të demoskopisë IstanPol shumë turq e shohin Rusinë si "armike" të Turqisë në kontekstin ndërkombëtar – krahas SHBA-së, Izraelit dhe Greqisë.

Sipas një sondazhi të thintank-ut EDAM në Stamboll më 2018 vetëm 27,4 përqind e turqve ishin për qendrimin në NATO, ndërsa më 2021 kuota u rrit në 41,1 përqind. Mbështetja për një bashkëpunim në politikat e sigurisë më Rusinë në të njëtën periudhë u ul me 22,1 përqind në dy përqind.

Edhe pse Turqia këkon shtigje të reja në poplitikën e jashtme, interesi i shumë truqve mbetet më i madh ndaj Berlinit e Londrës se sa ndaj Moskës dhe Pekinit. Sipas ekspertit Berk Esen kjo ka të bëjë me faktin, se shumë turq preferojnë Europën dhe Amerikën e Veriut si destinacione për arsimim, punë apo emigracion, edhe pse ata e shohin me sy kritik politikën e këtyre vendeve kundrejt Turqisë./REL

turqia rusia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale