LIVE UPDATES
Bota

Fuqitë botërore i mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin

Rreth 70 delegacione qeveritare dhe 15 organizata ndërkombëtare u takuan në Paris për ta ndihmuar Libanin, por prania e një delegacioni jo të lartë amerikan dhe zgjedhjet e muajit të ardhshëm në SHBA e zbehën shpresën për ndërprerjen e menjëhershme luftimeve.

24 Tetor 2024, 22:56 Nga E. D
Fuqitë botërore i mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
pamje nga sulmet

LIBAN- Fuqitë botërore i kanë grumbulluar 1 miliard euro për ta lehtësuar krizën humanitare në Liban dhe për ta mbështetur ushtrinë e këtij vendi, të enjten gjatë një konference në Paris, ku ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Izraelit ta marrë parasysh kërkesën për armëpushim dhe të përqendrohet në diplomaci.

Rreth 70 delegacione qeveritare dhe 15 organizata ndërkombëtare u takuan në Paris për ta ndihmuar Libanin, por prania e një delegacioni jo të lartë amerikan dhe zgjedhjet e muajit të ardhshëm në SHBA e zbehën shpresën për ndërprerjen e menjëhershme luftimeve.

“Mesazhi [për Izraelin] është i thjeshtë: Armëpushim!” tha ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot gjatë konferencës për media, duke shtuar se propozimi amerikano-francez për armëpushim të përkohshëm vlen ende.

Barrot njoftoi se mbi 800 milionë dollarë, përfshirë 300 milionë nga Uashingtoni, janë grumbulluar për t’i ndihmuar me ushqim, kujdes shëndetësor dhe arsim rreth 1 milion njerëz të zhvendosur.

Ndërsa, 200 milionë dollarë shtesë do të shkojnë për Forcat e Armatosura të Libanit (LAF), të cilat cilësohen si garantues i stabilitetit të brendshëm, si dhe jetike për zbatimin e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 2006, e cila kërkon që në Libanin jugor të mos ketë trupa as armatim tjetër pos atyre të shtetit libanez.

Franca ka lidhje historike me Libanin dhe është duke punuar me Uashingtonin për ta siguruar një armëpushim, megjithëse dy aleatët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket rezolutës 1701.

Pasi Izraeli e hodhi poshtë planin për armëpushim 21-ditor në shtator, ndikimi i Parisit ka qenë i kufizuar prej kur Izraeli e nisi një luftë të gjera ndaj Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban, e cila i ka vrarë më shumë se 2.500 njerëz dhe ka zhvendosur të paktën 1.2 milion të tjerë.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

"Stuhia që po e shohim tani nuk është si asnjë tjetër më parë, sepse mbart farat e shkatërrimit të përgjithshëm", tha kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, duke iu lutur delegatëve ta rrisin trysninë mbi Izraelin.

Duke hapur konferencën, presidenti Emmanuel Macron tha se nuk duhet të ketë kthim në ciklet e kaluara të dhunës.

"Më shumë dëme, më shumë viktima, më shumë sulme nuk do ta mundësojnë fundin e terrorizmit apo garantimin e sigurisë për të gjithë", tha ai.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për armëpushim, të enjten nuk kishte asnjë shenjë se konflikti do të zbutet. Tre ushtarë libanezë u vranë në një sulm izraelit afër kufirit, sipas ushtrisë libaneze.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shmangu Parisin dhe duket se nuk arriti shumë përparim gjatë një turneu në Lindjen e Mesme, një përpjekje e fundit për paqe para zgjedhjeve të muajit të ardhshëm në SHBA./REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë