LIVE UPDATES
Bota

I riu vetëvritet në qendrën e riatdhesimit në Itali/ Shpërthejnë përplasjet e dhunshme mes policëve dhe refugjatëve, disa të lënduar

Pasi morën vesh lajmin për vdekjen e djalit, në qendër nisën incidentet nga emigrantët e huaj. Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të zmbrapsur persona që tentonin të thyenin dyert që ndajnë një sektor nga tjetri.

5 Shkurt 2024, 09:25 Nga r.ll
I riu vetëvritet në qendrën e riatdhesimit në Itali/
foto nga qendra e emigranteve

ITALI- Një djalë 22-vjeçar, me origjinë nga Guinea, u gjet i varur në orët e para të mëngjesit në një nga qendrat e riatdhesimit në Itali. I riu kishte ardhur dhjetë ditë më parë dhe duhej të riatdhesohej. Ai mbërriti nga qendra e pritjes në Trapani nga e cila ishte transferuar pas një zjarri në kompleks. 

Pasi morën vesh lajmin për vdekjen e djalit, në qendër nisën incidentet nga emigrantët e huaj. Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të zmbrapsur persona që tentonin të thyenin dyert që ndajnë një sektor nga tjetri. Ata tentuan t'i vënë flakën makinës së parkuar të policisë, por flakët u shuan nga efektivët. Në atë moment filloi gjuajtja intensive me gurë ndaj policëve dhe punonjësve të brendshëm, shkruajnë mediat italiane. 

Ekipi mjeko-ligjor po punon për të ekzaminuar videot e brendshme të qendrëes për të identifikuar pjesëmarrësit në përleshje për të cilët mund të merren masa të menjëhershme riatdhesimi. Sipas Komisariatit të Policisë, gjatë gjuajtjes me gurë ka mbetur i plagosur rëndë një nënoficer i Ushtrisë përgjegjës me kolegë të tjerë për menaxhimin e brendshëm të strukturës dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin Aurelia. Ushtari i është nënshtruar analizave mjekësore dhe ndodhet nën vëzhgim .

Gjashtë karabinierë të cilët tentuan të kontrollojnë protestën e dhunshme të rreth gjashtëdhjetë personave u plagosën gjithashtu në përleshjet, disa prej të cilëve kishin të dhëna policore dhe ishin në pritje të riatdhesimit.

Ilaria Cucchi (Avs), nënkryetare e Komisionit të Drejtësisë të Palazzo Madama e cila kishte denoncuar tashmë kushtet e qendrës për emigrantët në Ponte Galeria, tani po insiston edhe për zbardhjen e vetëvrasjes në burg.

“Unë jam duke u vënë në dijeni për një tjetër vdekje në Ponte Galeria CPR. Muaj më parë bëra një denoncim në Prokurorinë e Romës, pikërisht në atë strukturë, pasi e vizitova me një kamerë të fshehtë, depozitova denoncimin dhe pamjet video. për kushtet e qendrës që kisha mbledhur, më pas më dëgjoi magjistrati, por nuk mora më kurrë vesh nga ai. Ftoj Prokurorinë e Romës të sqarojë atë që ndodhi mbrëmë dhe në përgjithësi mbi kushtet e jetesës në atë CPR sepse këto vdekje nuk duhet të ndodhin më kurrë", shkruante ajo

Indinjatë ka shprehur edhe senatorja e Partisë Demokratike, Cecilia D'Elia , e cila kërkon gjithashtu mbylljen e qendrës. Në shtator, sindikatat e Karabinierëve kishin këmbëngulur gjithashtu për situatën brenda qendrës, duke e përshkruar atë si "jashtë kontrollit". Ata e kishin denoncuar, duke nënvizuar gjithashtu mungesën serioze të stafit , katër karabinierë për 100 emigrantë.

itali qender emigrantesh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet