LIVE UPDATES
Bota

Edhe pas ndalesës, mediat ruse mbeten mund të aksesohen në BE

Ueb-faqet ishin të qasshme në disa gjuhë, pavarësisht “pezullimit urgjent” të tyre nga ana e Këshillit Evropian, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.

5 Shkurt 2024, 08:59 Nga Andy Heil
Edhe pas ndalesës, mediat ruse mbeten mund të aksesohen në BE
Logoja e kanalit RT, të njohur më parë si Russia Today.

RUSIA- Thellë në zemër të Bashkimit Evropian, brenda ndërtesave të mëdha të Lagjes Evropiane në kryeqytetin belg, ka prova të dukshme të dobësisë së bllokut. Pa përdorur VPN-në ose mjete të tjera për t’u lidhur, një korrespondent i Radios Evropa e Lirë arriti të hynte në ueb-faqet dhe shërbimet e transmetimit të RT-së - e njohur më herët si Russia Today - dhe Sputnikut nga ndërtesat e organit ekzekutiv të BE-së, që është Komisioni Evropian. Ai përcakton agjendën dhe drejtimin e përgjithshëm politik të BE-së, por nuk negocion apo miraton legjislacione. Ueb-faqet ishin të qasshme në disa gjuhë, pavarësisht “pezullimit urgjent” të tyre nga ana e Këshillit Evropian, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.

Gati dy vjet pasi në gjithë BE-në u vendosën sanksionet për ta penguar propagandën ruse që mbështet luftën e Kremlinit në Ukrainë, faqet e internetit të RT-së dhe Sputnikut - të mbështetura nga Kremlini - janë lehtësisht të qasshme në shumë vende të BE-së, përfshirë edhe vetë institucionet që i hartuan sanksionet kundër tyre. Në Bruksel, video, tekste dhe përmbajtje të tjera të RT-së dhe Sputnikut ofrohen në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbisht, spanjisht dhe arabisht. Ekipi hulumtues i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë përdori, gjithashtu, rrjete private virtuale (VPN) në 19 shtete të tjera anëtare të BE-së dhe në secilin rast pa se faqet e internetit të RT-së dhe Sputnikut ishin të qasshme pa asnjë problem. Lehtësia e qasjes është një goditje e qartë mbi përpjekjet e paprecedente perëndimore për ta ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe për t’i luftuar dezinformatat e saj.

“Sanksionet i mbulojnë të gjitha mjetet për transmetimin dhe shpërndarjen, të tilla si kabllo, satelit, IPTV… faqet e internetit dhe aplikacionet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Johannes Bahrke, zëdhënës i Komisionit Evropian, përgjegjës për ekonominë digjitale, kërkimin dhe inovacionin.

“Të gjitha licencat përkatëse, autorizimet dhe aranzhimet e shpërndarjes janë pezulluar”, sipas tij.

Bahrke, zyrtarë të tjerë të BE-së dhe ekspertë të jashtëm thonë se problemi buron nga pengesat për zbatim nga vetë 27 vendet anëtare të BE-së dhe organet ose agjencitë e tyre përkatëse. Për ta zbatuar ndalesën, thonë vëzhguesit, autoritetet në çdo shtet anëtar duhet të kërkojnë nga ofruesit lokalë të shërbimeve që të eliminojnë qasjen në faqet e internetit të drejtuara nga Rusia. Sipas tyre, metoda më e sigurt është ndalimi i domeneve dhe adresave specifike të ueb-faqeve në nivel kombëtar.

“Autoritetet kombëtare caktojnë organe ose agjenci përkatëse qeveritare, përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve të BE-së, varësisht sektorit që mbulon përcaktimi specifik i sanksioneve”, thotë Tinatin Cervadze, eksperte për sanksionet evropiane në Institutin e Shoqërisë së Hapur.

Në sferën mediatike, sipas saj, zbatimi i sanksioneve lihet në vullnetin e ofruesve të shërbimeve të internetit. Bahrke thotë se në rastin e RT-së, Bashkimi Evropian sanksionoi median në anglisht dhe gjithashtu në Gjermani, Francë dhe Spanjë dhe pastaj edhe në arabisht. Sanksionet kapën edhe RT-në e Ballkanit në serbisht. Rasti serb paraqet një sfidë të veçantë për BE-në dhe Perëndimin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, refuzoi t’u bashkohej sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Është i vetmi vend, përveç Turqisë dhe Bjellorusisë, që shmangu distancimin zyrtar nga Rusia.  Sputniku i nisi operacionet e tij atje në vitin 2019 dhe ka zyrë në Beograd, ndërsa RT-ja i nisi operacionet në gjuhën serbe në fund të vitit 2022.

“U takon ofruesve përkatës që ta bllokojnë qasjen në faqet e internetit të mediave të sanksionuara”, thotë Bahrke.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë kërkoi shpjegime nga ofruesit e shërbimeve specifike në Belgjikë, ku janë të vendosura institucionet e BE-së, si dhe nga Ministria belge e Telekomunikacionit, por, edhe dy javë pas kërkesës, nuk mori përgjigje. BE-ja, përndryshe, veproi urgjentisht për t’i kundërshtuar operacionet e ndikimit rus përmes mediave. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështje të jashtme dhe politika të sigurisë, Josep Borrell, themeloi projektin e tij kryesor EUvsDisinfo, në vitin 2015. Ai e përshkruan RT-në dhe Sputnikun jo si organizata mediatike, por si “armë të Kremlinit për mashtrim”.Faqja e internetit e EUvsDisinfo thotë se qëllim kryesor i projektit është ta rrisë ndërgjegjësimin dhe kuptimin e publikut për ndikimin rus dhe për operacionet e dezinformimit, si dhe t’i ndihmojë qytetarët e Evropës dhe më gjerë që të zhvillojnë rezistencë ndaj informacionit digjital dhe manipulimit mediatik.

“Rusia e shoqëron luftën e saj të paligjshme kundër popullit ukrainas me luftë informacioni dhe propagandë luftarake agresive në shkallë globale”, tha zëdhënësi i Borrellit, Peter Stano, gjatë prezantimit të një raporti për ndërhyrje të huaj dhe dezinformim, më 23 janar.

“Regjimi i Kremlinit i transformoi mediat e kontrolluara nga shteti në instrumente të manipulimit të informacionit dhe luftës së informacionit. Kjo është arsyeja përse Bashkimi Evropian ndaloi një numër të tyre - përfshirë Russia Today dhe Sputnik - nga hapësira mediatike e BE-së”, tha Stano.

Yevhen Fedchenko, bashkëpronar dhe redaktor i faqes së internetit StopFake me bazë në Kiev - e cila u themelua për ta hedhur poshtë propagandën e supozuar ruse - thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se kufizimet e BE-së, të vendosura në vitin 2022, “tani janë pothuajse inekzistente”.

“Rusia po i rindërton shpejt kapacitetet e saj, duke kuptuar se nuk ka përpjekje serioze për ta penguar atë që ta pushtojë hapësirën evropiane të informacionit duke i përdorur të gjitha instrumentet e disponueshme: riarmatimin e mediave tradicionale si RT ose Sputnik; influencuesit në çdo pjesë të botës; zotërimin e kompanive lokale të mediave, si dhe platformat Telegram dhe TikTok”, thotë Fedchenko.

“Ne jemi shumë më të cenueshëm ndaj këtij kërcënimi, sepse informacioni qarkullon me shpejtësinë e dritës”, tha Borrell në janar, derisa shpalli disa masa të reja kundër ndërhyrjes së huaj dhe dezinformimit.

Transmetimi i RT-së në gjuhët kombëtare u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani përpara sanksioneve të BE-së, që pasuan pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Ekspertët në emër të firmës ligjore belge Simmons & Simmons vunë në dukje, qershorin e kaluar, se “në dritën e luftës në Ukrainë” dhe një ndryshimi në rregulloren e BE-së nr. 833/2014, licencat e transmetimit të transmetuesve rusë ishin “të pavlefshme” dhe “licencat e transmetimit ose marrëveshjet e autorizimit, transmetimit dhe shpërndarjes me disa media të caktuara, si Russia Today dhe Sputnik, janë pezulluar nga 1 marsi, 2022, e këndej”.

Ata shtuan: “Shtetet anëtare të BE-së nuk kanë të drejtë të zbatojnë rregulla më pak të rrepta për transmetuesit, por mund të vendosin rregulla më të rrepta për ofruesit e shërbimeve të mediave audiovizive nën juridiksionin e tyre, me kusht që ato nuk i shkelin të drejtat themelore”./ REL

rusia be

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë