LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit republikanë propozojnë 17.6 miliardë dollarë ndihma për Izraelin; lënë jashtë Ukrainën

Ky projektligj i jep mundësinë kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe ligjvënësve republikanë për të treguar mbështetje për Izraelin, megjithëse ka pak shanse që të miratohet nga Senati. Ndërkaq, teksti i një kompromisi më të gjerë në Senat pritej të publikohej këtë fundjavë dhe një votim i rëndësishëm pritej të mbahej gjatë javës që vjen për këtë paketë tjetër.

4 Shkurt 2024, 21:16 Nga h.k
Ligjvënësit republikanë propozojnë 17.6 miliardë
Foto ilustruese

SHBA-Ligjvënësit republikanë do të propozojnë një paketë ndihmash ushtarake prej 17.6 miliardë dollarësh për Izraelin dhe për plotësimin e arsenalit amerikan, por që përjashton ndihmën e mëtejshme për Ukrainën. Ky propozim nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen mbështetësit e një projektbuxheti gjithëpërfshirës për sigurinë kombëtare, ku do të duhet të përfshihen edhe miliarda dollarë për zbatimin e ligjeve të emigracionit.

Ky projektligj i jep mundësinë kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe ligjvënësve republikanë për të treguar mbështetje për Izraelin, megjithëse ka pak shanse që të miratohet nga Senati. Ndërkaq, teksti i një kompromisi më të gjerë në Senat pritej të publikohej këtë fundjavë dhe një votim i rëndësishëm pritej të mbahej gjatë javës që vjen për këtë paketë tjetër.

Zoti Johnson tha se drejtuesit e Senatit janë të ndërgjegjshëm se duke mos përfshirë Dhomën e Përfaqësuesve në negociatat e tyre, kanë eliminuar kështu mundësinë e një shqyrtimi të shpejtë të legjislacionit të propozuar.

Siç kam thënë vazhdimisht gjatë tre muajve të fundit, Dhoma e Përfaqësuesve duhet të vendosë për qëndrimin e saj për këto çështje dhe përparësitë tona duhet të trajtohen”, u shpreh zoti Johnson në një letër drejtuar kolegëve ligjvënës.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi në nëntor një paketë ndihmash ushtarake prej 14.5 miliardë dollarësh për Izraelin, që Senati nuk pranoi ta marrë në shqyrtim. Republikanët gjithashtu këmbëngulën që fondet për ndihmën të merreshin nga shkurtimet buxhetore në sektorë të tjerë. Projektligji kërkonte që të shkurtohej buxheti i agjencisë së taksave, IRS, megjithëse zyra e pavarur për buxhetin e Kongresit tha se kjo do të sillte një kosto neto prej 12.5 miliardë dollarësh për qeverinë federale për shkak të humbjeve nga problemet që do të shkaktoheshin në mbledhjen e taksave.

Taktika e përfshirjes së shkurtimeve për IRS-në e bëri propozimin edhe më partiak, duke u votuar me 226 vota pro dhe 196 kundër. Zoti Johsnon u shpreh në letrën drejtuar ligjvënësve se heqja e shkurtimeve të propozuara do të mundësonte miratimin e shpejtë të ndihmës për Izraelin.

Gjatë debatit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në deklaratat e shumta që pasuan, demokratët e bënë të qartë se kundërshtimi i tyre kryesor ndaj projektligjit fillestar në Dhomën e Përfaqësuesve kishte të bënte me shkurtimet”, tha zoti Johnson. “Senati nuk do të ketë më justifikime, sado të padrejta, kundër miratimit të shpejtë të kësaj mbështetjeje të rëndësishme për aleatin tonë”.

Ligjvënësi republikan Ken Calvert publikoi tekstin e projektligjit për ndihmën ushtarake për Izraelin. Propozimi ofron 4 miliardë dollarë për plotësimin e rezervave të ezauruara të raketave për mbrojtjen kundërajrore dhe 1.2 miliardë dollarë për mbrojtjen nga raketat me rreze të shkurtër dhe mortajat. Ka gjithashtu fonde për blerjen e sistemeve të avancuara të armëve dhe për të rritur prodhimin e artilerisë dhe municioneve të tjera.

Për t’u siguruar se kjo ndihmë nuk do të kompromentojë gatishmërinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, propozimi përmban 4.4 miliardë dollarë për të plotësuar rezervat e armatimeve që do t’i jepen Izraelit. Në projektligj përfshihen edhe 3.3 miliardë dollarë për operacionet e tanishme amerikane në rajon./VOA

shba izrael republikan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet