LIVE UPDATES
Bota

Haziri për VOA: Kosova humbi dy momente për të detyruar Serbinë të ndryshojë Kushtetutën e saj

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, zoti Haziri thotë se qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka krijuar kriza ditore për partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe se ka rritur ndjenjat nacionaliste duke ndikuar në largimin e vendit nga orientimi pro-evropian.

4 Shkurt 2024, 20:07 Nga h.k
Haziri për VOA: Kosova humbi dy momente për të detyruar
Foto ilustruese

SHBA-Nënkryetari i partisë opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri kritikon Qeverinë e Kosovës se ka humbur dy momente të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë për t’i dhënë fund problemit të statusit të saj me Serbinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, zoti Haziri thotë se qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka krijuar kriza ditore për partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe se ka rritur ndjenjat nacionaliste duke ndikuar në largimin e vendit nga orientimi pro-evropian.

Ai thotë se udhëheqësit aktualë në Kosovë duhet të rikthehen tek koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, përfshirë për çështjet si vendimi për ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe thotë se në këtë vit zgjedhor në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pas të cilave, sipas tij, do të jetë e paqartë se si do të trajtohen problemet në rajon, Kosova duhet të mbyllë çështjet e hapura me Serbinë për të mos mbetur, siç thotë ai, fuçi baroti.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri tha se viti 2023 ishte “vit i humbur” dhe se momentet e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë nuk u shfrytëzuan nga qeveria e Kosovës për të “maksimalizuar kërkesat” në raport me Serbinë, të cilën e cilësoi si “përkrahëse dhe strehuese të grupeve terroriste”. Ai shton se qeveria e Kosovës ka humbur kohë duke u angazhuar me Serbinë dhe duke mos mbajtur fjalën ndaj partnerëve ndërkombëtarë, sjellje, që sipas tij, e çoi Kosovën drejt masave ndëshkuese.

Sipas zotit Haziri tensionet e këtij viti në Kosovë kanë prodhuar kriza që i kanë detyruar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës të merren me to në baza ditore.

Ai thotë se edhe acarimi i fundit ndërmjet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare rreth vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë është pjesë e të njëjtës qasje. Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se “zbatimi i rregullores (për ndalimin e qarkullimit të dinarit) është obligim kushtetues” por thotë se subjekti i tij do të angazhohej për një koordinim me faktorët ndërkombëtarë.

Kosova, thotë ai, duhej me çdo kusht, të ketë “një koordinim më të mirë, një bashkëpunim, një pragmatizëm, në mënyrë që t’i largojmë problemet nga tavolina, për të shkuar drejt një normalizimi.”

E kaluara ka treguar qartë që në asnjë rast SHBA-ja kur ka premtuar dhe ka marr zotime karshi popullit të Kosovës edhe qeverisë së Kosovës nuk ka dështuar në mbajtjen e fjalës, në asnjë rrethanë. Dhe tani ne duhet me mirëbesim edhe këtë hap drejt normalizimit ta koordinojmë me ndërmjetësit ndërkombëtarë sepse BE-ja është shtëpia jonë e ardhshme”, shton ai.

I pyetur nëse si idhtar i idesë së këmbimit të territoreve si zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe Serbisë mendon se kjo ide ka vdekur, zoti Haziri tha se “tani në Ballkan përjashtohet ndryshimi i kufijve si opsion i mundshëm për arsye se lufta në Ukrainë ka nxjerr probleme që prekja e kufijve të jashtme të shteteve praktikisht është problemi kryesor”.

Ai thotë se përkundër vëmendjes së përqendruar në Ukrainë dhe në konfliktin e Izraelit në Gazë, Kosova mbetet ende prioritet i lartë për bashkësinë ndërkombëtare. Por, sipas tij, “Kosova po vonohet... Kjo qeveri ka humbur, dy momente të mëdha, ka humbur mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obligative ligjore, ku Serbia të detyrohet të shqyejë faqen e parë të Kushtetutës në raport me Kosovën,” deklaroi zoti Haziri. “Tani Serbisë po i kërkohet njohje indirekte. Së paku, në këtë shkallë duhet të maksimalizohet prapë interesi i Kosovës. E ai është një hap i madh, që Kosova duhet ta bëjë.”

Sipas tij, zgjedhjet që mbahen këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Bashkimit Evropian, mund ta ndryshojnë qasjen e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës dhe rajonit.

Është i kuptueshëm shqetësimi që Ballkani Perëndimor të mbetet si problem i hapur, apo i ngrirë, është fuçi baroti gjithmonë... dhe aq më shpejt që mbyllen problemet në rajon, aq më mirë dhe më lehtë do të jetë për një normalizim të rajonit tonë dhe perspektivës evropiane.

Zoti Haziri akuzon qeverinë Kurti për largimin nga agjenda pro-evropiane e Kosovës. “Kjo qeveri ... duke rritur sentimentin nacional e ka ulur sentimentin evropian dhe kulturën pro-evropiane të popullit të Kosovës, pritjen për integrim,” shton ai. Ai thotë se masat ndëshkuese të BE-së po e rrisin këtë ndjenjë anti-evropiane në Kosovë.

harizi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit