LIVE UPDATES
Bota

ICE: Kufiri i çmimit të gazit nga BE mund të japë një goditje prej 33 miliardë dollarë në tregje

Pagesat për swap-et dhe kontratat e së ardhmes që përdoren nga prodhuesit e energjisë janë dyfishuar këtë vit deri më tani, sipas Bankës Qendrore Europiane, duke detyruar shumë kompani që të përdorin linja kredie me bankat e tyre dhe që të kryejnë më shumë tregti private, ku kërkesat për këto pagesa janë më të ulëta.

24 Nëntor 2022, 14:23 Nga A.B

ICE: Kufiri i çmimit të gazit nga BE mund të japë një

Tregtuesit e energjisë do të duhet të shtojnë pagesat për kontratat e gazit me 33 miliardë dollarë nëse miratohet plani i Brukselit për të kufizuar çmimin e standardit kryesor të gazit në Europë, ka paralajmëruar ICE, një ndër operatorët kryesorë të shkëmbimeve të gazit.

Prodhuesit dhe tregtarët që mbështeten te tregu holandez i kontratave të së ardhmes TTF do të përballen me një rritje prej 80 për qind në pagesat që bëjnë në formën e sigurimeve për të garantuar marrëveshjet e tyre, sipas një memoje që i është dërguar Komisionit Europian nga Intercontinental Exchange.

Një rritje kaq e madhe e këtyre pagesave mund të “destabilizojë tregun”, thuhet në memon e ICE, grupi me qendër në Atlanta që drejton tregun e TTF-ve.

Pagesat për swap-et dhe kontratat e së ardhmes që përdoren nga prodhuesit e energjisë janë dyfishuar këtë vit deri më tani, sipas Bankës Qendrore Europiane, duke detyruar shumë kompani që të përdorin linja kredie me bankat e tyre dhe që të kryejnë më shumë tregti private, ku kërkesat për këto pagesa janë më të ulëta.

Paralajmërimi i ICE vjen në një kohë kur autoritetet e BE-së po planifikojnë që të finalizojnë tavanin e planifikuar për çmimet e gazit në rajon, të cilat u rritën ndjeshëm gjatë verës pasi pushtimi rus i Ukrainës dhe temperaturat përvëluese goditën furnizimet, frenuan prodhimin ekonomik në të gjithë bllokun dhe detyruan kompanitë e energjisë të BE-së që të kërkonin miliarda euro nga fondet e emergjencës.

Vendet anëtare të BE-së po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje e cila mund të fillojë të zbatohet deri në fund të vitit. Komisioni propozoi të martën kufizimin e çmimit të kontratave të ardhshme në tregun TTF, i cili përbën rreth katër të pestat e tregtimit të gazit në vendet e bllokut.

Brukseli propozoi kufizimin e çmimit të gazit nëse ai arrin 275 € për megavat orë për dy javë rresht dhe nëse diferenca e tij me standardin për kostot e gazit natyror të lëngshëm në Europë është 58 € për MWh ose më e lartë për 10 ditë brenda atyre dy javëve. Sipas këtyre klauzolave, kufiri nuk do të ishte aplikuar as kur çmimet e gazit arritën në nivele të paprecedenta këtë verë, duke i shtyrë kritikët që të vënë në dyshim dobinë e këtyre kufizimeve.

Diplomatët nga 15 vendet e BE-së që kërkuan vendosjen e një kufiri nga frika se një rritje tjetër e çmimeve të gazit këtë dimër mund të shkaktojë trazira sociale dhe vështirësi në menaxhimin e financave publike, kanë sinjalizuar se qeveritë e tyre do ta kundërshtonin një nivel kaq të lartë të kufirit të çmimit.

Por, ICE paralajmëroi se çdo lloj kufiri do të nënkuptonte që kontratat e ardhshme do të kishin risk më të lartë dhe do të përfshinin më shumë marrëveshje private, të cilat do t’i detyronin agjencitë e shkëmbimit të gazit që të kërkonin më shumë para nga klientët paraprakisht. Rreziku ishte “i menjëhershëm”, tha Intercontinental Exchange.

Vlerësimi prej 33 miliardë dollarësh mbulon si marzhin fillestar, i cili mbron palët nga rreziku i mospagimit, ashtu edhe marzhin e variacionit, i cili mbulon luhatjen e çmimeve ditore në tregje./ MONITOR

gazi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje