LIVE UPDATES
Bota

Vendet e BE-së kundër propozimit për çmimin tavan të gazit

Mosmarrëveshjet e gjata po pengojnë politika të tjera për të zbutur krizën e thellë energjitike, si fillimi i blerjeve të përbashkëta të gazit nga BE-ja dhe një proces më i shpejtë për dhënien e lejeve për burime të rinovueshme.

24 Nëntor 2022, 14:15 Nga I.A
Vendet e BE-së kundër propozimit për çmimin tavan të
Foto Ilustruese

BRUKSEL- Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian kundërshtuan të enjten propozimin për vendosjen e një çmimi tavan për gazin prej 275 eurosh për megavat orë. Zyrtarët argumentuan efikasitetin në atë nivel dhe ndikimin tek furnizimet dhe stimujt për të ulur konsumin. Mosmarrëveshjet e gjata po pengojnë politika të tjera për të zbutur krizën e thellë energjitike, si fillimi i blerjeve të përbashkëta të gazit nga BE-ja dhe një proces më i shpejtë për dhënien e lejeve për burime të rinovueshme.

Diplomatët thanë se 27 vendet e BE-së ranë dakord në parim për dy objektivat e fundit, por shtynë miratimin deri në takimin e radhës më 13 dhjetor. Vendet që mbështesin vendosjen e çmimit tavan për gazin kërkojnë miratimin e të tre propozimeve.
Ministrja polake për klimën, Anna Moskwa, e quajti propozimin për çmimin tavan të paraqitur nga Komisioni Evropian si "tallje".

Ministrja belge e Energjisë, Tinne Van der Straeten, tha për shtypin se: “Teksti i paraqitur është zhgënjyes dhe nuk qartëson nëse do të ketë ndikim tek çmimet”.

Ministri grek, Konstantinos Skrekas tha se një kufi prej 150-200 euro për megavat orë do të ishte më realist. “Kjo mund të na ndihmojë të ulim çmimet e gazit dhe rrjedhimisht të ulim çmimet e energjisë elektrike, që është një sfidë e madhe në Evropë këtë dimër”,tha ai.

Edhe Malta shprehu pakënaqësi lidhur me propozimin. Ministrja e Energjisë, Miriam Dalli tha se kushtet e rrepta që nevojiteshin për aktivizimin e mekanizmit e bëjnë atë "të pamundur" Rreth 15 shtete të BE-së duan të caktojnë një çmim tavan për të kontrolluar kostot e energjisë pasi çmimet e gazit u rritën në nivele rekord gushtin e kaluar, nxitur nga ndërprerja e furnizimeve nga Rusia në Evropë pas sanksioneve perëndimore lidhur me agresionin e Moskës mbi Ukrainë.

Kundërshtimi i rreptë vjen nga një kamp më i vogël por i fuqishëm i udhëhequr nga Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së. Së bashku me Holandën, Suedinë, Austrinë dhe Finlandën, ata thonë se një kufi mund të zhvendosë furnizimet diku tjetër dhe të shkurtojë stimujt për uljen e konsumit. Gjatë muajve të fundit BE-ja ka miratuar një sërë masash për të zbutur krizën, duke filluar nga kursimet e konsumit deri tek taksat për prodhuesit e energjisë. Por çështja nëse dhe si të kufizohen çmimet e gazit e ka përçarë bllokun.

Marrë nga VOA

çmimi i gazit konstantinos skrekas tinne van der straeten

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit