LIVE UPDATES
Bota

Kina shton masat kufizuese pas rritjes rekorde të rasteve me COVID-19

Banorëve të tetë rajoneve në Zhengzhou, ku banojnë 6.6 milionë njerëz, iu tha të qëndrojnë në shtëpi për pesë ditë duke filluar nga e enjtja, përveç për blerje të ushqimit ose trajtime mjekësore.

24 Nëntor 2022, 14:12 Nga I.A
Kina shton masat kufizuese pas rritjes rekorde të rasteve me COVID-19
Foto nga Kina

KINË- Kufizimet shkaku i pandemisë COVID-19 po vendosen në të gjithë Kinën, përfshirë një qytet ku punëtorët e një fabrike u përleshën këtë javë me policinë, pasi numri i rasteve të COVID-19 po thyen rekorde ditore. Banorëve të tetë rajoneve në Zhengzhou, ku banojnë 6.6 milionë njerëz, iu tha të qëndrojnë në shtëpi për pesë ditë duke filluar nga e enjtja, përveç për blerje të ushqimit ose trajtime mjekësore. Testim masiv ditor u urdhërua si pjesë e asaj që qeveria e qytetit e quajti "luftë asgjësimi" kundër virusit.

Gjatë përplasjeve të së martës dhe mërkurës, policia e Zhengzhou i rrahu punëtorët që po protestonin për një mosmarrëveshje lidhur me pagat në fabrikën më të madhe të telefonit të mençur Iphone, nga kompania Apple, që ndodhet në zonën industriale afër qytetit. Foxconn, pronarët nga Tajvani, kërkuan falje të enjten për “një gabim teknik në sistemin kompjuterik” dhe thanë se do të garantonin se pagesat do të bëheshin ashtu siç ishin marrë vesh fillimisht dhe siç ishte paralajmëruar gjatë rekrutimit.

Gjatë 24 orëve paraprake ishin regjistruar 31.444 raste të reja me COVID-19, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të enjten. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në qytetin Wuhan që kur ishte detektuar për herë të parë virusi në fund të vitit 2019.

Numri ditor i rasteve të reja ka qenë në rritje kohët e fundit. Këtë javë, autoritetet raportuan për vdekjen e parë shkaku i COVID-19 në gjashtë muajt e fundit, duke e çuar totalin në 5.232.

Përderisa numri i rasteve dhe vdekjeve është relativisht i ulët në krahasim me ato në SHBA dhe në vendet të tjera, Partia Komuniste e Kinës mbetet e përkushtuar ndaj strategjisë “zero-COVID” që synon ta izolojë çdo rast dhe ta eliminojë virusin plotësisht.

Shumica e qeverive të tjera i kanë dhënë fund kufizimeve dhe llogarisin vetëm në vaksinim dhe imunitet të qytetarëve shkaku i infektimeve të kaluara në parandalimin e vdekjeve dhe sëmundjeve serioze.

Bizneset dhe komunitetet rezidenciale, nga qendra prodhuese e Guangzhou deri në Pekin, kanë masa kufizuese të ndryshme, të cilat prekin veçanërisht punëtorët emigrantë. Në shumë raste, banorët thonë se kufizimet shkojnë përtej asaj që lejon qeveria kombëtare.

Përderisa kufijtë e Kinës mbeten kryesisht të mbyllur, qeveria ka “optimizuar dhe lehtësuar procesin e daljes dhe hyrjes për ekzekutivët, personelin e specializuar të kompanive shumëkombëshe, bizneseve të huaja dhe anëtarëve të familjeve të tyre në Kinë”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë të përditshme për media të enjten.

Mao tha se Kina do të vazhdojë t’i përmirësojë protokollet e COVID-19 "sipas parimeve të bazuara në shkencë" për të ndihmuar në lehtësimin e udhëtimit dhe bashkëpunimit me vendet e tjera.

Një problem kryesor është shqetësimi se sa të ndjeshëm janë njerëzit ndaj virusit. Një numër jo shumë i madh i kinezëve janë infektuar me COVID-19 ose janë ekspozuar ndaj virusit, kështu që vetëm një përqindje e vogël mendohet se kanë krijuar nivele efektive të antitrupave që luftojnë virusin.

Kina ka një shkallë të përgjithshme vaksinimi kundër koronavirusit prej më shumë se 92 për qind dhe shumica e njerëzve kanë marrë të paktën një dozë. Por një numër më i vogël i të moshuarve - veçanërisht ata mbi moshën 80 vjeç – janë vaksinuar.

Qeveria po përpiqet të frenojë valën e fundit të infektimeve pa i mbyllur fabrikat dhe pjesën tjetër të ekonomisë së saj, siç bëri në fillim të vitit 2020. Një taktikë është përdorimi i "qarkut të mbyllur", sipas të cilit punëtorët do të jetonin në fabrikat ku punojnë, pa pasur kontakt me botën jashtë.

Marrë nga REL

foxconn covid

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet