24 Nëntor 2022, 12:48
Nga a.l
Marrëveshja
KOSOVË- Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e marrëveshjes me Serbinë për targat ilegale serbe. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se mirëpret dakordimin që ka ndodhur të mërkurën në Bruksel, që sipas tij, shmang përshkallëzimin dhe eskalimin potencial të situatës në veriun e vendit.
Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se ngjarjet fundit lidhur me targat që ndodhën kanë qenë të panevojshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës.
“Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë tregon qasjen joserioze dhe paaftësinë tuaj [Albin Kurti] përballë përgjegjësive shtetërore që keni me vendin dhe Kosovën. Domosdo, duhet transparencë në dialog para Kuvendit, qytetarëve të Kosovës dhe jo deklarata kontradiktore, jo qasje selektive, jo injorim ndaj neve dhe qytetarëve dhe ndaj partnerëve strategjikë, mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Edhe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e mirëpret marrëveshjen, e cila, sipas tij, evitoi rrezikun për përshkallëzim të situatës në veri. Megjithatë, sipas tij, me marrëveshjen nuk është zgjidhur situata në veri.
“Sfida që e pret Kosovën është rikthimi i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës apo plotësimi i pozitave”, tha Haradinaj.
Veç kësaj, në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, deputetët opozitarë kërkuan nga kryeministri Albin Kurti më shumë sqarime rreth marrëveshjes së arritur, si dhe dialogut rreth marrëveshjes finale. Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe. Arritjen e marrëveshjes e ka mirëpritur edhe SHBA-ja.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha Kurtit se nga marrëveshja e arritur për targat ka një paqartësi, nëse pritet kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës. Kryeministri tha se kthimi i tyre në institucione nuk mund të bëhet politikisht, dhe se kjo është çështje juridiko-ligjore e kushtetuese.
“Unë iu kam bërë thirrje të gjithë serbëve që janë në institucione; mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje. Por, nuk iu kam thënë kthehuni. Nuk kam të drejtë t’iu them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese, institucionale”, tha Kurti.
Në fillim të nëntorit, si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Kthimin e tyre në institucione e kanë kërkuar edhe partnerët ndërkombëtarë./ REL
lista serbe
Bota
24 Nëntor 2022, 12:39
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se marrëveshja e arritu...
Bota
24 Nëntor 2022, 11:35
I.A
Oliver Varhelyi
BRUKSEL- Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur arritjen e marrëvesh...
Bota
24 Nëntor 2022, 09:50
I.A
Lista Serbe
KOSOVË- Lista Serbe ka mirëprritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, e cila ka konfirmuar se targat KM mbeten në p&eu...
Bota
24 Nëntor 2022, 08:31
Avion luftarak i Forcës Ajrore të Turqisë
TURQI- Pas sulmeve ajrore ndaj pozicioneve kurde në Siri e Irak, presidenti turk Erdogan...
Bota
24 Nëntor 2022, 07:35
e.k
Skulptura e Vladimir Putin
ÇEKI- Një grup aktivistësh çekë kanë bërë me dije se do të nxjerrin në...
Bota
24 Nëntor 2022, 07:19
Pamje nga lufta në Ukrainë
SHBA- Shtetet e Bashkuara autorizuan një ndihmë shtesë ushtarake prej 400 milionë dollarësh p...
Bota
24 Nëntor 2022, 07:12
Petar Petkoviç
SERBI- Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se pala serbe ka arritur të ruajë paqen dh...
Bota
24 Nëntor 2022, 07:06
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price
SHBA- Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritu...
Bota
23 Nëntor 2022, 23:10
k.m.
Besnik Bislimi
PRISHTINË- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi nuk ka treguar asgjë për arritjen e marrëveshjes pë...
Bota
23 Nëntor 2022, 22:56
k.m.
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë detaje për marrëveshjen që...