LIVE UPDATES
Bota

Sulme kundër Sirisë dhe Irakut: Çfarë kërkon Turqia?

Zhvillimin e një ofensive të madhe ajrore kundër pozicioneve kurde në Siri dhe Irak, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e pati njoftuar që në fillim të verës. Natën e së dielës (20.11), një javë pas sulmit me bomba të Stambollit, forcat ajrore turke zhvilluan sulme kundër pozicioneve kurde të PKK dhe të milicëve kurdë të YPG, në veri të Sirisë dhe Irakut.

24 Nëntor 2022, 08:31 Nga DOSJA
Sulme kundër Sirisë dhe Irakut: Çfarë kërkon Turqia?
Avion luftarak i Forcës Ajrore të Turqisë

TURQI- Pas sulmeve ajrore ndaj pozicioneve kurde në Siri e Irak, presidenti turk Erdogan, thotë se nuk e përjashton mundësinë e një ofensive tokësore. Milicët kurdë deklarojnë se do të hakmerren. Gjendja është e tensionuar. 

Zhvillimin e një ofensive të madhe ajrore kundër pozicioneve kurde në Siri dhe Irak, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e pati njoftuar që në fillim të verës. Natën e së dielës (20.11), një javë pas sulmit me bomba të Stambollit, forcat ajrore turke zhvilluan sulme kundër pozicioneve kurde të PKK dhe të milicëve kurdë të YPG, në veri të Sirisë dhe Irakut. Sipas ushtrisë turke, gjatë sulmit u shkatërruan 90 pozicione, mes të cilave bunkerë, tunele dhe depo municionesh. Përveç kësaj "u neutralizuan 184 terroristë”. Sipas të dhënave të aktivistëve sirianë, gjatë ofensivës së Turqisë u vranë të paktën 35 vetë, mes të cilëve dhjetë ushtarë të ushtrisë së qeverisë siriane. 

Në veri të Irakut nuk ka pasur të vdekur, bëhet e ditur. Një verifikim i pavarur i këtyre të dhënave nuk është e mundur të bëhet. Tek milicët e YPG, njësive të mbrojtjes popullore, Ankaraja sheh dorën e zgjatur të PKK, Partisë së Punës të Kurdistanit, parti që është ndaluar në Gjermani dhe është futur nga Europa dhe SHBA në listën e organizatave terroriste. 

Ankaraja akuzon këto dy organizata të jenë përgjegjëse për sulmin e fundit të kryer në Stamboll, ku u vranë gjashtë vetë dhe u plagosën 80 të tjerë. Nga ana e tyre, YPG dhe PKK  e kanë mohuar të jenë përzier në ndonjë mënyrë në këtë sulm. YPG përkrahet nga SHBA dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për dëbimin nga Siria të milicëve xhihadistë të Shtetit Islamik, (IS). 

Ofensivë ushtarake e ujdisur më parë? 

Që kur është tërhequr SHBA, Turqia ka sulmuar disa herë veriun e Sirisë. Në këtë mënyrë, Ankaraja ka arritur të verë nën kontrollin e vet një pjesë të territoreve kufitare siriane. Erdogan vazhdon tani me një hap tjetër, duke kërcënuar me zhvillimin e një ofensive tokësore.  Edhe milicët kurdë njoftuan për zhvillimin e sulmeve hakmarrëse, të cilat nuk vonuan. Ditën e hënë (21.11), një raketë ra në provincën Gaziantep, në kufirin turko- sirian. Dy vetë humbën jetën, 19 u plagosën. 

Reagimet e buta nga Moska dhe Uashingtoni, të ndryshme nga herët e tjera, tregojnë se Ankaraja ka folur më parë me të dy vendet për ofensivën. "Ne kemi komunikuar në rrugë diplomatike me të gjithë pjesëmarrësit”, tha presidenti Erdogan, "dhe kemi hedhur si duhet hapat e ndryshme.”   Edhe Sinem Adar, eksperte për Turqinë në fondacionin Shkenca dhe Politika në Berlin, mendon se Turqia nuk e ka zhvilluar sulmin vetëm me kokën e vet. Në bisedë me Deutsche Wellen, ajo thotë se konsullata amerikane në Erbil, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në Veri të Irakut, i pati kërkuar qytetarëve dy ditë para ofensivës turke, që të largohen nga territoret e prekura. 

Kritika nga Gjermania 

Komuniteti kurd në Gjermani akuzon Turqinë, se ka sulmuar kryesisht spitale, lagje të banuara dhe struktura transporti. Sipas tyre, strategjia ushtarake e Turqisë ka për qëllim të nënshtrojë popullsinë civile ose ta shpërngulë atë. Komuniteti kurd kërkon nga qeveria gjermane që të mbajë të njëjtin qëndrim, që mban ndaj Rusisë. Kur shkelet e drejta ndërkombëtare, nuk mund të përdoren standarde të dyfishta, i thanë ata Deutsche Welles. Lufta shkakton vuajtje, sjell vdekje dhe i shpërngul njerëzit nga vendi i tyre. Shumë politikanë të FDP, Të Gjelbërve dhe Të Majtëve e dënuan sulmin quke e quajtur "në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Edhe qeveria gjermane i bëri thirrje Turqisë ditën e hënë, që të përmbahet. 

Christofer Burger, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme i kërkoi Ankarasë që të reagojë në përputhje me situatën, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Tek kjo bën pjesë mbrojtja në çdo kohë e civileve dhe civilëve. 

Sulmi me bomba vetëm pretekst? 

Sipas pikëpamjes së shumë ekspertëve, ofensiva e madhe e Ankarasë nuk erdhi e papritur. Ka mundësi që qeveria turke ta ketë planifikuar zhvillimin e saj prej kohësh dhe ka pritur vetëm që të gjejë një pretekst. Aktualisht duket se gjendja ndërkombëtare politike është në favor të Ankarasë. Ekspertja për Turqinë, Sinem Adar kujton bisedimet që janë duke u zhvilluar për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ankaraja ka bllokuar deri tani pranimin e këtyre dy vendeve, duke i akuzuar ato për përkrahjen e "terroristëve kurdë” dhe duke u ërkuar atyre që ta përfshijnë YPG në listën e organizatave terroriste. Përveç kësaj, ndikimi i Rusisë në Siri ka rënë për shkak të luftës në Ukrainë.  

Për Ismail Küpelin, studiues i shkencave politike nga Duisburgu, operacionet si ofensiva ushtarake e tanishme bëjnë pjesë në politikën themelore të Ankarasë, për të mbytur që në filiz përpjekjet e kurdëve për autonomi dhe pavarësi. Por edhe gjendja e vështirë ekonomike e Turqisë luan një rol në ringjalljen e ofensivës së madhe. Në fillim të verës 2023 në Turqi mbahen zgjedhjet dhe AKP synon të mbetet në pushtet. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i inflacionit në Turqi ka qenë së fundi 85,5 përqind. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat themelore. Kritikët e akuzojnë Erdoganin, se kërkon që me ofensivën e madhe të largojë vëmendjen nga kriza, duke nxitur në kohë krizash ndjenjat nacionaliste të popullit, në mënyrë që të rrisë mbështetjen në politikën e brendshme.  

Duket se kjo llogari ka dalë mirë: Sepse në fakt e gjithë opozita e mbështeti ofensivën ushtarake. Faik Öztrak, zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare CHP, tha (21.11) se partia e tij e përkrah luftën e ushtrisë turke kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste.  "Ushtarët janë ushtarët tanë, ushtria është ushtria jonë. Lufta jonë kundër terrorizmit është legjitime dhe kush i bie në qafë ushtarëve për të fituar më shumë vota, nuk është duke bërë politikë,” tha Öztrak. 

Marrë nga DW

turqi siri

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje