12 Dhjetor 2023, 16:32
Nga r.ll
foto nga vendngjarja
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një çift nga Florida, i cili u martua vetëm javën e kaluar u vranë gjatë fundjavës nga ish- burri i gruas.
Oficerët e Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach iu përgjigjën një thirrje të shtënash të shtunën në mëngjes në West Palm Beach, ku gjetën një burrë dhe një grua të vdekur me plagë me armë zjarri në një banesë.
Të hënën, zyra e sherifit tha se 46-vjeçari Sony Josaphat, i cili më parë jetonte në shtëpi, ishte arrestuar për dy akuza për vrasje të shkallës së parë. Në paraqitjen e tij të parë në gjykatë të dielën, ai u urdhërua të mbahej pa afat dhe iu caktua nga avokat mbrojtës publik.
Vajza e Josafatit kishte telefonuar 911 të shtunën në mëngjes dhe kishte raportuar se pa babain e saj të qëllonte të porsamartuarit, shkruajnë mediat e huaja. Kur oficerët mbërritën, ata gjetën vajzën dhe vëllain e saj në shtëpi dhe viktimat të shtrirë në trotuar jashtë derës së përparme.
Josaphat nuk kishte jetuar në atë rezidencë ku ndodhën të shtënat për më shumë se një vit, por ai shfaqej rastësisht herë pas here dhe kishte një histori të të qenit "kontrollues". Raportohet se ditën e të shtënave, Josaphat u pa duke ecur nëpër oborrin e shtëpisë para se t'u afrohej viktimave dhe të hapte zjarr.
Në një intervistë, Josaphat i tha një efektivi se u pushtua nga "zemërimi" kur pa një kamerë vëzhgimi duke u instaluar pranë derës së përparme të shtëpisë ku ndodhën të shtënat, thuhet në deklaratë.
Pas vrasjes së çiftit Josaphat shkoi me makinë në selinë e Zyrës së Sherifit të Palm Beach, hyri në gjykatën e qendrës kryesore të paraburgimit dhe u dorëzua, duke deklaruar se sapo kishte vrarë dy persona.
sony josaphat vrasje ne shba
Bota
12 Dhjetor 2023, 16:21
r.ll
foto nga incidenti
TURQI- Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në parlamentin turk ku deputeti i partisë Saadet Kocaeli, Hasan Bitmez, ...
Bota
12 Dhjetor 2023, 16:24
A.B
Shqiptarët janë familjarizuar më shumë me teknologjinë në vitin 2023, si në përdorimin e internetit, përdorimin e...
Bota
12 Dhjetor 2023, 16:16
h.k
Kartolina e familjes mbretërore
BRITANI-Princi William dhe Kate Middleton kanë publikuar kartolinën së tyre familjare të Kris...
Bota
12 Dhjetor 2023, 15:57
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Bashkimi Evropian pritet t’u kërkojë Kosovës dhe Serbisë zbatimin e marrëveshjes për normalizi...
Bota
12 Dhjetor 2023, 15:05
Joseph S.Nye Jr.
Foto Ilustruese
Nga Joseph S.Nye Jr. “Project Syndicate”
Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, dallohen qartë 3 kampe...
Bota
12 Dhjetor 2023, 14:57
r.ll
Fredi Beleri
GREQI- Qëndrimi i Greqisë se nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë nëse nu...
Bota
12 Dhjetor 2023, 14:40
r.ll
foto ilustruese
GAZË-Sëmundjet duke përfshirë linë e dhenve, meningjitin dhe infeksionet e traktit të sipërm respirator ...
Bota
12 Dhjetor 2023, 14:21
a.l
Uells
Një aksident i rëndë ka ndodhur në jug të Uellsit ku 3 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë jan&eu...
Bota
12 Dhjetor 2023, 13:37
r.ll
Vjosa Osmani
BERLIN- Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udh&e...
Bota
12 Dhjetor 2023, 13:24
a.l
Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara (OKB) Zhang Jun
Të dërguarit e Këshillit të Sigur...