LIVE UPDATES
Bota

Intervista e Imzot Luigj Bumçit, anëtar i delegacionit shqiptar në konferencën e paqes në Paris

Për shekuj, ne luftuam kundër pushtuesve pa lejuar kurrë që të asimilohemi prej tyre

30 Qershor 2022, 09:30 Nga d.d
Intervista e Imzot Luigj Bumçit, anëtar i delegacionit shqiptar
Imzot Luigj Bumçi

FRANCË-La Libre Parole” ka botuar, të dielën e 22 qershorit 1919, në ballinë, intervistën e Imzot Luigj Bumçit, asokohe delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, e ka sjellë. 

 Midis anëtarëve të delegacionit shqiptar, i kryesuar nga Turhan Pasha, i cili sapo ka mbërritur në Paris, për të paraqitur pretendimet e drejta të këtij vendi në Konferencën e Paqes, bën pjesë Imzot Bumçi (Luigj Bumçi), peshkop i Lezhës (Shqipëri).

Me një kulturë të lartë intelektuale, shumë mendjehapur, mendjegjerë dhe mëndjemprehtë, z. Bumçi është një nga peshkopët më të rinj të katolicizmit : është vetëm 46 vjeç dhe ka tetë vjet që është peshkop: funksion të mbartur që prej moshës 38 vjeçare.

Ai pati mirësinë të na priste dhe të na jepte një intervistë. Këtu është një përmbledhje e asaj që ai na tha :“Shqipëria, e gjymtuar në Kongresin e Londrës në 1913 në dobi të Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, pati dhimbjen të shihte edhe një herë këto fuqi të fundit të pretendojnë territore të reja shqiptare në Kongresin e Paqes dhe vë në dukje se këto pretendime të pajustifikuara patën një pritje dashamirëse në Paris.

A është e nevojshme të përgënjeshtrohen shpifjet e bëra kundër nesh? Ato të kujtojnë shumë argumentet e ujkut kundër qengjit.

Për shekuj, ne luftuam kundër pushtuesve pa lejuar kurrë që të asimilohemi prej tyre : kundër legjioneve romake, pastaj kundër bandave sllave. Ne kemi ruajtur gjithmonë pavarësinë dhe unitetin tonë kombëtar.

Është thënë se shqiptarët ishin refraktarë ndaj përparimit, ndaj qytetërimit. Pse ? Sepse nga pikëpamja sociale dhe ekonomike kemi një organizim “kantonal” sipas klanit (fisit); sepse nga pikëpamja e hakmarrjes publike kemi zakone të veçanta : për shembull, familja është përgjegjëse për kërkimin dhe ndëshkimin e vrasësit të njërit prej anëtarëve të saj. Dhe është një zakon aq i njohur sa familja e fajtorit të dënuar nuk mban mëri ndaj atij që ka vënë drejtësinë.

Në realitet, shqiptari është në thelb kalorësiak dhe mikpritës; ai nuk është inferior ndaj asnjë prej racave të tjera ballkanike.Unë mund të mbush një rubrikë në gazetën tuaj me emrat e shqiptarëve që e kanë bërë të famshëm vendin tonë.

Papa Klementi XI ishte shqiptar.

Por më i famshmi nga të gjithë është Skënderbeu, i cili ishte i pari në Evropë, në krye të shqiptarëve, që guxoi t'i rezistonte Sulltanit që komandonte një ushtri të frikshme prej 150.000 burrash dhe që ishte betuar të ushqente kuajt e tij në shkallët e Shën-Pjetrit në Romë ! Skënderbeu i bëri ballë luftës për 24 vjet, një luftë e përgjakshme, e furishme, legjendare. Turqit nuk e mposhtën dot rezistencën e tij. Skënderbeu e shpëtoi Evropën.

Gjatë kësaj kohe grekët përfituan nga mosmarrëveshjet dhe grindjet bizantine. Tirani i Serbisë kremtoi dasmën e së bijës me Sulltanin dhe duke penguar bashkimin e ushtrisë së Skënderbeut me atë të Gjon Huniadi-t, lejoi që turqit të arrinin fitoren e Varnës.

Gjatë katër shekujve të sundimit turk, historia osmane regjistroi 54 kryengritje të mëdha shqiptare. Dhe popullin e pamposhtur duan ta nënshtrojnë ndaj fqinjëve të tij.

Në parim të drejtësisë, Shqipëria duhet të përfshijë (përbëjë) të gjithë vendin shqipfolës. E gjithë fusha e Kosovës e shkëputur padrejtësisht nga Shqipëria dhe e dorëzuar Serbisë dhe i gjithë Epiri, që pretendohet se do t’i jepet Greqisë, janë të banuara nga shqiptarë dhe duhet të jenë pjesë e shtetit shqiptar. Paqja do të mbretërojë në Ballkan vetëm nëse bazohet mbi drejtësinë dhe të drejtat e popujve.”

Marrë nga Darsiani

 

luigj bumçi aurenc bebja

Sondazh

Poll
Bota 30 Qershor 2022, 08:21

Vuçiç: Dialog me Kosovën nuk ka

Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbis&e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet