LIVE UPDATES
Bota

"Investitorët janë trembur"/ ANALIZA: Çfarë nuk shkon me bankat në botë?

Investitorët janë trembur. Gjithsej 229 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e tregut të bankave amerikane deri në mars, një rënie prej 17%. Yield-et e thesarit kanë rënë dhe tregjet tani mendojnë se Rezerva Federale do të fillojë të ulë normat e interesit në verë.

2 Prill 2023, 07:08 Nga A.B

"Investitorët janë trembur"/ ANALIZA: Çfarë nuk

Vetëm disa ditë më parë, ju mund të kishit menduar se bankat ishin rregulluar pas makthit të krizës financiare të viteve 2007-‘09. Tani është e qartë se ato mund të shkaktojnë, edhe një herë, frikë të madhe. Një valë masive tërheqjesh në Bankën Silicon Valley më 9 mars, solli që 42 miliardë dollarë në depozita, të largoheshin nga banka brenda një dite të vetme.

Banka SVB ishte një nga tre huadhënësit amerikanë që pësuan kolaps brenda një jave. Rregullatorët punuan pa pushim gjatë fundjavës për të krijuar një mjet shpëtimi. Megjithatë, klientët po pyesin, edhe një herë, nëse paratë e tyre janë vërtet të sigurta në banka.

Investitorët janë trembur. Gjithsej 229 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e tregut të bankave amerikane deri në mars, një rënie prej 17%. Yield-et e thesarit kanë rënë dhe tregjet tani mendojnë se Rezerva Federale do të fillojë të ulë normat e interesit në verë.

Çmimet e aksioneve të bankave në Europë dhe në Japoni, kanë rënë gjithashtu. Banka Credit Suisse, e cila përballet me probleme të tjera, pësoi rënie të aksioneve me 24% më 15 mars, dhe më 16 mars kërkoi mbështetje likuiditeti nga Banka Qendrore e Zvicrës. Katërmbëdhjetë vjet që nga kriza financiare, po ngrihen sërish pyetje se sa të brishta janë bankat dhe nëse rregullatorët janë të aftë për t’i mbrojtur ato.

Kolapsi i shpejtë i SVB-së ka hedhur dritë mbi një rrezik që është nënvlerësuar shpesh brenda sistemit. Kur normat e interesit ishin të ulëta dhe çmimet e aseteve, të larta, banka kaliforniane mori një sasi të madhe bonosh afatgjata. Më pas, Rezerva Federale rriti normat e interesit me ritmin më të mprehtë në katër dekada, çmimet e bonove ranë dhe banka pësoi humbje të mëdha.

Rregullat e kapitalit të Amerikës nuk kërkojnë që shumica e bankave të japin llogari për rënien e çmimit të bonove që planifikojnë të mbajnë deri në maturim. Vetëm bankat shumë të mëdha duhet të vlerësojnë me çmimin e tregut të gjitha bonot e tyre që janë të disponueshme për tregtim. Por, siç zbuloi edhe Banka SVB, nëse një bankë lëkundet dhe duhet të shesë bono, humbjet e panjohura bëhen të mirëfillta.

Në të gjithë sistemin bankar të Amerikës, këto humbje të panjohura janë të mëdha: ato arritën në 620 miliardë dollarë në fund të vitit 2022, e barasvlefshme me rreth një të tretën e rezervave totale të kapitalit të bankave të Amerikës. Për fat të mirë, bankat e tjera janë shumë më larg buzës së greminës se sa SVB-ja. Por gjithsesi, rritja e normave të interesit e ka lënë sistemin të pambrojtur.

Kriza, ndryshe nga ajo e 2008-s

Kriza financiare e viteve 2007-‘09 ishte rezultat i huadhënies së pamatur dhe rrënimit të tregut të banesave. Prandaj, rregulloret e periudhës pas krizës u përpoqën të kufizojnë rrezikun e kredisë dhe të sigurojnë që bankat të mbajnë asete që do të kenë blerës të besueshëm.

Ato i nxitën bankat të blejnë bono qeveritare: në fund të fundit, askush nuk është më i besueshëm për kredi sesa vetë qeveria amerikane dhe asgjë nuk është më e lehtë për t’u shitur në kohë krize, sesa bonot e thesarit.

Për shkak se kaluan shumë vite me inflacion të ulët dhe norma interesi të ulëta, pak njerëz vranë mendjen se si do të vuanin bankat nëse bota do të ndryshonte dhe bonot afatgjata do të binin në vlerë. Kjo dobësi vetëm sa u përkeqësua gjatë pandemisë, pasi depozitat vërshuan nëpër banka dhe Rezerva Federale jepte stimuj duke pompuar para në sistem. Shumë banka i përdorën depozitat për të blerë bono afatgjata dhe letra me vlerë të garantuara nga qeveria dhe të mbështetura nga hipoteka.

Ju mund të mendoni se nuk kanë rëndësi humbjet e parealizuara. Një problem është se banka e ka blerë bonon me paratë e dikujt tjetër, zakonisht një depozite. Mbajtja e një bonoje deri në maturim kërkon përputhjen e saj me depozitat dhe ndërsa rriten normat e interesit, rritet edhe konkurrenca për depozita.

Në bankat më të mëdha, si JPMorgan Chase ose Bank of America, klientët janë të rregullt, kështu që rritja e normave të interesit, zakonisht rrit fitimet e tyre, falë kredive me norma të ndryshueshme.

Në të kundërt, afërsisht 4,700 banka të vogla dhe të mesme me asete totale prej 10.5 trilionë dollarësh, duhet t’i paguajnë depozituesit më shumë, me qëllim për t’i parandaluar ata të heqin paratë nga banka. Kjo ul marzhet e fitimit, gjë që shpjegon pjesërisht pse kanë rënë çmimet e aksioneve të disa bankave.

Problemi tjetër prek bankat e të gjitha madhësive. Në kohë krize, depozituesit besnikë të bankave mund të ikin, duke e detyruar bankën të mbulojë daljet e depozitave me shitjen e aseteve. Nëse kjo ndodh, humbjet e bankës do të kristalizoheshin. Rezerva e saj kapitale mund të duket ngushëlluese sot, por pjesa më e madhe e mbushjes së kësaj rezerve, do të bëhej papritmas një trillim kontabël.

Kjo perspektivë alarmante shpjegon pse Rezerva Federale veproi në mënyrë aq dramatike së fundmi. Që prej datës 12 mars, ajo ka qenë e gatshme të japë kredi që kanë si garanci bonot bankare. Ndërsa dikur impononte një reduktim në vlerën e kolateralit, tani ajo do të ofrojë kredi deri në vlerën nominale të bonove.

Me disa bono afatgjata, kjo mund të jetë më shumë se 50% mbi vlerën e tregut. Duke pasur parasysh këtë madhësi, është e pamundur që humbjet e parealizuara në bonot e një banke, të shkaktojnë një kolaps. Dhe kjo do të thotë se depozituesit e bankës nuk kanë asnjë arsye për të filluar tërheqjet e parave në masë.

Rezerva Federale ka të drejtë që kërkon të japë hua kundrejt një kolaterali të mirë, për të ndaluar tërheqjet në masë. Por kushte të tilla të lehta kanë kosto. Duke krijuar pritshmërinë se Rezerva Federale do të marrë përsipër rreziqet e normës së interesit në kohë krize, bankat nxiten që të sillen në mënyrë të pamatur.

Programi i emergjencës është krijuar që të zgjasë vetëm një vit, por edhe pasi të ketë përfunduar, bankat që konkurrojnë për depozita, do të kërkojnë të ardhura të larta, duke ndërmarrë rreziqe të tepërta. Disa depozitues, duke e ditur se Rezerva Federale ka ndërhyrë një herë për shpëtim, nuk do të kenë shumë arsye për të bërë dallimin midis rreziqeve të mira dhe të këqija.

Për këtë arsye, rregullatorët duhet ta shfrytëzojnë vitin e ardhshëm për ta bërë sistemin më të sigurt. Një hap i tillë është heqja e shumë përjashtimeve të pazakonta që zbatohen për bankat e mesme, disa prej të cilave ishin rezultat i rikthimit të rregullave pas kohës së krizës, për shkak të lobimeve të shumta në vitet 2018 dhe 2019.

Shpëtimi i depozituesve në SVB tregon se politikëbërësit mendojnë se banka të tilla paraqesin rreziqe sistematike. Nëse po, ato duhet të përballen me të njëjtat rregulla të kontabilitetit dhe likuiditetit si bankat e mëdha (siç ndodh në Europë) dhe duhet t’u nënshtrohen planeve të zgjidhjes të Rezervës Federale, në rast se dështojnë. Në fakt, kjo do t’i detyronte ato të rrisin rrjetin e sigurisë.

Rregullatorët kudo duhet të ndërtojnë gjithashtu një regjim që merr parasysh rreziqet nga rritja e normave të interesit. Një bankë me humbje të parealizuara, do të jetë në rrezik më të madh dështimi gjatë një krize, sesa një bankë pa humbje të tilla.

Megjithatë, kjo pabarazi nuk reflektohet në kërkesat për kapital. Një ide është të vihet në provë se çfarë mund të ndodhë me rezervat e sigurisë së një banke, nëse portofolat e bonove do të vlerësoheshin me çmimet e tregut dhe nëse normat do të rriteshin më tej. Politikëbërësit mund të konsiderojnë më pas nëse në këtë nivel, sistemi ka kapital të mjaftueshëm.

Bankierët do ta urrejnë idenë e më shumë rezervave të kapitalit dhe shtimit të rregullave. Por përfitimet nga siguria janë të mëdha. Depozituesit dhe taksapaguesit nga Silicon Valley në Zvicër po përballen me një frikë të madhe. Ata nuk duhet të jetojnë me frikën dhe brishtësinë që mendonin se i përkiste historisë./MONITOR

banka

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta