LIVE UPDATES
Bota

Irani ekzekuton katër persona që i akuzonte si spiunë të Izraelit

Wafa Hanareh, Aram Omri, Rahman Parhazo dhe Nasim Namazi, u akuzuan dhe u gjetën fajtorë për “armiqësi kundër Zotit dhe për korrupsion në Tokë”, gjoja për shkak se kishin bashkëpunuar me inteligjencën izraelite, Mossad, raportoi të premten Mizan, e cila është e afërt me gjyqësorin iranian.

30 Dhjetor 2023, 14:38 Nga a.l
Irani ekzekuton katër persona që i akuzonte si spiunë të
Iran

IRAN- Katër iranianë – tre burra dhe një grua – janë ekzekutuar të premten, pasi akuzoheshin se spiunonin për Izraelin, raportoi agjencia e lajmeve Mizan.

Wafa Hanareh, Aram Omri, Rahman Parhazo dhe Nasim Namazi, u akuzuan dhe u gjetën fajtorë për “armiqësi kundër Zotit dhe për korrupsion në Tokë”, gjoja për shkak se kishin bashkëpunuar me inteligjencën izraelite, Mossad, raportoi të premten Mizan, e cila është e afërt me gjyqësorin iranian.

Ata ishin dënuar me vdekje në shkurt 2023. Rrjeti Kurdistan për të Drejtat e Njeriut tha se, sipas një familjari të njërit prej katër të burgosurve, dënimet me vdekje u zbatuan edhe pse avokatët e tyre kishin shtruar kërkesë për rigjykim në gjykatën e njëjtë dhe se kishin nisur një peticion, po ashtu, në Komisionin për Amnisti dhe Mëshirë.

“Gjatë rishikimit të ankesave të tyre, të burgosurit u dërguan në izolim në Teheran, ku u ekzekutuan, mbase si një shenjë hakmarrjeje ndaj Izraelit”, tha familjari.

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë akuzuar autoritetet iraniane për torturimin e tyre në burg.

Ndërkohë, organizata për të drejtat e njeriut me bazë në Norvegji, Hengaw, e dënoi ekzekutimin e tyre dhe i bëri thirrje komunitetit global të reagojë, duke thënë se ndëshkimi i tyre “jo vetëm që ishte shkelje e qartë e të drejtës për të jetuar dhe e dinjitetit njerëzor, por edhe shpërfillje e madhe e ligjeve ndërkombëtare dhe parimeve të të drejtave të njeriut”.

Ata u ekzekutuan pak pasi u vra Razi Musavi, komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në Siri, duke nxitur thashetheme për motive të mundshme hakmarrëse.

Irani dhe Izraeli kanë mosmarrëveshje të moçme mes vete. Tensionet mes tyre u rritën nga lufta e tanishëm në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, i cili është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian.

Teherani është mbështetës i moçëm i Hamasit, edhe pse marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të koklavitura kohë pas kohe. Ndërkohë, shkalla e ekzekutimeve në Iran është duke u rritur me shpejtësi, posaçërisht pas protestave të mëdha të nxitura nga vdekja e Mahsa Aminit në paraburgimin policor.

Grupi iranian për të drejtat e njeriut tha se më shumë se 700 njerëz janë ekzekutuar në Iran deri në dhjetor 2023, që shënon një rritje në muajt e fundit.

Amnesty International thotë se regjimi në Teheran ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo vend tjetër në botë, përjashtuar Kinën, deri tani këtë vit./ REL

iran

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet