31 Maj 2022, 12:28
Nga DOSJA
Afganet ne Kosove
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka njoftuar se afganët të cilën janë strehuar në Kosovë dhe nuk plotësojnë kriteret për t'u futur në SHBA, do të transferohen drejt vendeve të treta.
Kjo është përgjigja e dhënë nga qeveria e Kosovës në lidhje me refuzimin e disa afganëve për t’u strehuar në SHBA.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na ka siguruar se nëse afganët në Liya nuk janë në gjendje të kalojnë kriteret e verifikimit, Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të identifikuar vendet e treta që kanë vullnet t’i pranojnë ata, bazuar në preferencat e qytetarëve afganë”, thuhet nga qeveria e Kosovës.
Autoritetet sqarojnë se nëse ndonjë nga afganët dëshiron të kthehet vullnetarisht në Afganistan, Shtetet e Bashkuara do t'i ndihmojnë për plotësimin e kërkesës së tyre.
Sipas qeverisë së Kosovës deri më tani janë larguar nga ‘Kampi Lyia’ drejt SHBA-së 600 afganë.
“Një shumicë dërrmuese e mysafirëve të përkohshëm në Kampin Liya në Kosovë i kanë kaluar tashmë të gjitha kriteret e sigurisë dhe verifikimit të SHBA-së. Partnerët tanë amerikanë po punojnë me zell për të plotësuar të gjitha kriteret mjekësore dhe të sigurisë për numrin e vogël të mysafirëve të mbetur në këtë kamp brenda afatit kohore prej 365 ditëve për të cilën jemi dakorduar”, thuhet nga qeveria.
Afganët që plotësojnë kriteret do të vazhdojnë të nisen nga Kosova për në SHBA pasi të kenë marrë certifikatat e nevojshme mjekësore. Edhe në Shqipëri të ardhurit nga Afganistani po vijojnë të largohen, nga 27 gushti ku kanë ardhur 2400 refugjatë 1000 janë larguar.
(d.a/dosja.al)
Bota
31 Maj 2022, 12:28
Lufta ukrainë-rusi
UKRAINË- Nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskyy, Ihor Zhovkvaka thënë se vala e fundi...
Bota
31 Maj 2022, 12:17
“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territori...
Bota
31 Maj 2022, 12:07
Aleksander Vucic
SERBI- Aleksandër Vuçiç është betuar si president i Serbisë, duke filluar mandatin e tij të dyt&eum...
Bota
31 Maj 2022, 11:53
Teresa Peric dhe partneri i saj
SERBI- Zbardhen detaje të reja për vrasjen në Serbi. 46-vjeçarja Teresa Peric e cila vrau partnerin e...
Bota
31 Maj 2022, 11:23
Lufta në Ukrainë
UKRAINË- Lufta në Ukrainë hyn sot në ditën e 97-të. Udhëheqësit e Bashkim...
Bota
31 Maj 2022, 11:10
Dron TB2 Bayraktar
Si kanë pasur ndikim kaq të madh në konfliktet e fundit dronët turq, që janë relativisht të lir&eum...
Bota
31 Maj 2022, 10:45
Viola von Cramon
KOSOVË-Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon do të shkojë sot për vizitë n&e...
Bota
31 Maj 2022, 10:26
Vrasja në Serbi
SERBI- Një 46-vjeçare në qytetin serb të Zrenjaninit para 15 ditësh vrau burrin e saj, e preu me ...
Bota
31 Maj 2022, 10:30
Foto ilustruese
Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...
Bota
31 Maj 2022, 10:00
Foto ilustruese
UKRAINË- Imazhet e mëposhtme janë më të fundit nga lufta në Ukrainë. Disa momentet e ngjarjeve t&eu...