21 Qershor 2022, 08:20
Nga d.d
Naftali Bennett, Yair Lapid
Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett njoftoi të hënën se koalicioni i tij i përbërë nga tetë parti, do të shpërbëhet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Zgjedhjet, që priten të mbahen në tetor ose nëntor, do të ishin të pestat në Izrael në tre vitet e fundit. Bennett u mundua të mbajë së bashku koalicionin e tij të tetë partive që kur mori detyrën një vit më parë, por largimet e kanë lënë aleancën pa një shumicë në parlament për më shumë se dy muaj.
Bennett dhe partneri i tij kryesor i koalicionit, Yair Lapid, vendosën të paraqesin një votim për të shpërndarë parlamentin në ditët në vijim, tha zyra e Bennett. Më pas ministri aktual i jashtëm i Izraelit, Yair Lapid do të shërbejë si kryeministër i përkohshëm.
Njoftimi i së hënës vjen pas javësh spekulimesh se koalicioni - më i larmishëm në historinë e Izraelit - ishte në prag të kolapsit. Ish-kryeministri dhe lideri aktual i opozitës, Benjamin Netanyahu, i cili aktualisht është në gjyq për akuzat e korrupsionit, u zotua të rrëzojë koalicionin dhe të kthehet në pushtet.
Netanyahu tha se shpërbërja e afërt e parlamentit ishte "lajm i madh" për miliona izraelitë dhe tha se ai do të formonte "një qeveri të gjerë nacionaliste të kryesuar nga Likud" pas zgjedhjeve të ardhshme.
Sondazhet kanë parashikuar se partia “Likud” e Netanyahut do të shfaqet sërish si partia më e madhe në vend. Por, mbetet e paqartë nëse ai do të ishte në gjendje të merrte mbështetjen e nevojshme të shumicës së ligjvënësve për të formuar një qeveri të re.
Marrë nga REL
naftali bennett yair lapid
Bota
21 Qershor 2022, 08:09
Takim me Scholz e kryeministrit kroat Plenkkoviç para samitit të G7-s
EUROPË- Thatësira, të korra të këqia, kriza t&eu...
Bota
21 Qershor 2022, 08:04
A.B
Foto ilustruese
“… Frymën tue ia xanun njak, E as tu’ e lanë, jo, dritë me pà: Kurr të keqen pa ia dà:...
Bota
21 Qershor 2022, 07:52
A.B
Takimi Kosove-Serbi
BRUKSEL- Ditën e sotme do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në...
Bota
20 Qershor 2022, 23:59
k.m.
Shireen Abu Akleh
IZRAEL- Një ushtar izraelit ndoshta vrau palestinezen Shirin Abu Akleh, një gazetare e Al-Jazeera, gjatë nj&eum...
Bota
20 Qershor 2022, 23:55
k.m.
Charles Michel
BRUKSEL- Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian t’i japë stat...
Bota
20 Qershor 2022, 23:46
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Të enjten më 23 qershor në Bruksel pritet të mbahet Samiti BE – Ballkani Perën...
Bota
20 Qershor 2022, 23:44
k.m.
Fabrizio Pregliasco
ITALI- Covid-19?
“Do të na duhet të shqetësohemi edhe për një kohë, fatkeqësisht duhet ta b&...
Bota
20 Qershor 2022, 23:05
k.m.
Miroslav Lajçak
PRISHTINË- Miroslav Lajçak pritet të jetë në postin e emisarit të Bashkimit Europian për dialog...
Bota
20 Qershor 2022, 20:42
d.a
Aeroporti i Brukselit
EUROPË- Asnjë fluturim nuk u nis sot nga aeroporti i Brukselit për shkak të grevës së stafit. Me nj&eum...
Bota
20 Qershor 2022, 20:36
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Një gjykatë ukrainase ka ndaluar partinë politike të një oligarku ukrainas, i cili është ...