LIVE UPDATES
Bota

Izraeli: Kemi rrethuar qytetin e Gazës

Banorët, të cilët treguan filmime nga beteja, thanë se Hamasi dhe luftëtarët aleatë të Xhihadit Islamik dilnin nga tunelet dhe sulmonin tanket dhe pastaj zhdukeshin në labiritin e nëndheshëm.

3 Nëntor 2023, 08:05 Nga a.l
Izraeli: Kemi rrethuar qytetin e Gazës
Izrael

IZRAEL-  Forcat izraelite njoftuan të enjten se kanë rrethuar Gazën, qyteti kryesor i Rripit të Gazës, në përpjekjet për eliminimin e Hamasit. Grupi militant palestinez reagoi duke ndërmarrë sulme guerile nga tunelet nëntokësore.

Qyteti që shtrihet në pjesën veriore të Rripit të Gazës është bërë epiqendra e sulmit të ushtrisë izraelite, e cila është zotuar që ta asgjësojë strukturën komanduese të grupit islamik dhe u ka thënë civilëve që të largohen drejt jugut.

“Jemi në kulmin e betejës. Kemi pasur suksese të rëndësishme dhe kemi përparuar përtej periferisë së qytetit të Gazës. Ne po avancojmë”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ai nuk dha detaje të tjera.Mes shpërthimeve të forta në Gaza, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, u tha gazetarëve se: “trupat kishin rrethuar qytetin e Gazës, pika qendrore e organizatës terroriste Hamas”, siç u shpreh ai.Gjenerali Iddo Mizrahi, shef i inxhinierëve ushtarakë të Izraelit, tha se trupat po ndesheshin me mina dhe kurthe.“Hamasi ka mësuar dhe e ka përgatitur veten mirë”, tha ai.

Abu Ubaida, zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, tha në një dalje televizive të enjten se numri i të vdekurve nga radhët e Izraelit në Gaza ishte shumë më i lartë sesa kishte njoftuar ushtria.“Ushtarët tuaj do të kthehen në arkivole”, tha ai. Izraeli thotë se ka humbur 18 ushtarë dhe ka vrarë dhjetëra militantë që nga zgjerimi i operacioneve tokësore të premten.

Banorët, të cilët treguan filmime nga beteja, thanë se Hamasi dhe luftëtarët aleatë të Xhihadit Islamik dilnin nga tunelet dhe sulmonin tanket dhe pastaj zhdukeshin në labiritin e nëndheshëm.

Në një video ushtarake të Hamasit, një luftëtar del në sipërfaqe në një fushë të Gazës dhe vendos mjetin shpërthyes në një tank. Shpërthimi dëgjohet teksa luftëtari, i cili duket se ka një kamera trupore për të dokumentuar aksionin, vrapon dhe futet në tunel dhe qëllon me një raketë drejt tankut.

Ekspertët e OKB-së thanë se civilët palestinezë rrezikoheshin nga gjenocidi. Popullsia civile palestineze përballet me mungesa ushqimesh, uji, ilaçesh dhe karburanti.“Uji po përdoret si një armë lufte”, tha Juliette Touma, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA.Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur drejt Lindjes së Mesme ku do të diskutojë për hapa konkretë për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Gaza.

Mbi një e treta e 35 spitaleve të Gazës nuk funksionojnë, ndërsa shumë prej tyre janë kthyer në kampe të improvizuara refugjatësh. “Situata është përtej katastrofike”, tha shoqata bamirëse ‘Ndihma Mjekësore për Palestinezët’, duke përshkruar korridoret e tejmbushura dhe shumë mjekë të pastrehë që kishin humbuar të afërmit e tyre

.“Jemi të bindur se populli palestinez rrezikohet shumë nga gjenocidi”, thanë shtatë raportues të posaçëm të OKB-së në Gjenevë. “Ne kërkojmë një armëpushim humanitar për të siguruar që ndihma të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë për të”. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, tha të enjten se pauzat e përkohshme humanitare në zona të caktuara nuk do ta pengonin mbrojtjen e Izraelit.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të eksplorojmë idenë e sa më shumë pauzave që mund të jenë të nevojshme për të siguruar ndihmat humanitare, për të vazhduar evakuimin e banorëve, përfshirë pengjet”, tha për shtypin zoti Kirby.

Në takimet e tij në Izrael dhe Jordani të premten, kryediplomati Blinken tha se do të diskutonte gjithashtu mbi të ardhmen e Gazës dhe hedhjen e bazave për një shtet të ardhshëm palestinez./VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri