2 Nëntor 2023, 22:30
Nga A.TH
Maria del Rosario Saravia
MEKSIKË- Maria del Rosario Saravia është një nga dhjetëra personat që përpiqen të gjejnë të dashurit që kur uragani Otis u përplas në Acapulco, duke e lënë qytetin me gati 900,000 njerëz pa komunikim. Javën e kaluar, 22-vjeçarja Maria del Rosario Saravia ishte e shqetësuar për nënën e saj, dy vëllezërit dhe djalin e vogël, pasi Otis goditi resortin bregdetar meksikan.
”Ne do të jemi këtu derisa të gjejmë të afërmit tanë,” tha ajo, duke kërkuar në horizont shenjat e nënës së saj Maria Hilaria Delgado, 55 vjeç, djalit të saj 4-vjeçar Luis Alberto Lopez dhe vëllezërve Luis Sebastian Herrera, 9 vjeç dhe Alejandro Marcelino Herrera, 31 vjeç.
“Nëna, vëllai i vogël dhe djali ishin me tim atë, një peshkatar dhe marinar, në varkën e tij kur stuhia goditi, duke fundosur anijen. Është një ndjenjë e tmerrshme të mos dish se ku janë,” shtoi ajo.
Autoritetet kanë rivendosur gradualisht energjinë dhe shërbimin telefonik, por ushqimi, uji dhe paratë janë ende të pakta dhe mijëra policë dhe ushtarë janë vendosur për të ndihmuar përpjekjet e rimëkëmbjes në qytetin më të madh të shtetit jugor të Guerrero.
Autoritetet thanë se Otis ishte uragani më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë bregun e Paqësorit të Meksikës. Stuhia kishte forcë me egërsi të pazakontë, duke dalë jashtë parashikimeve të para Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se në fundjavë Meksika kishte qenë "me fat" se kostoja njerëzore nuk ishte më e madhe dhe të mërkurën nisi një plan shpëtimi prej 3.4 miliardë dollarësh për qytetin.
maria del rosario saravia acapulco uragani otis
Bota
2 Nëntor 2023, 22:17
h.k
Joe Biden
SHBA-Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po harton një strategji kombëtare për të luftuar islam...
Bota
2 Nëntor 2023, 22:13
A.TH
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden bëri të ditur këtë të enjte se kanë mundur të largojn...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:59
h.k
Gaza
IZRAEL-Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha të enjten se katër prej shkollave të saj në Gazë, të cilat po p&...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:54
A.TH
Sulmet
IZRAEL- Tensionohet situata në Libanin Jugor, një zonë kjo kufi me izraelin ku ushtrojnë aktivitetin ushtarak Hamasi si dhe grup...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:35
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL -Izraeli do t'i përgjigjet për mua me veprime, jo me fjalë,çdo përshkallëzimi nga Hezbollahu në...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:29
A.TH
Narges Mohammadi
IRAN- Autoritetet e burgjeve iraniane kanë bllokuar kujdesin spitalor të fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Nar...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:18
h.k
Giorgia Meloni
ITALI-Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka diskutuar pikëpamjet e saj zyrtare të konfliktit në Ukrainë dhe m...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:04
A.TH
Nency Fauser
GJERMANI- Gjermania nga sot do të ndalojë aktivitetet e Hamasit, tashmë një organizatë terroriste në vend, ...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:01
A.TH
Sulmi
GAZA- Forcat izraelite bombarduan një kamp në Gaza, si pasojë e të cilit u vranë 27 persona dhe shumë të tjerë...
Bota
2 Nëntor 2023, 20:55
A.TH
Policia armene
ARMENI- Pesë të dyshuar në lidhje me një sulm terrorist të dështuar që synonte institucionet qeveritare u...