LIVE UPDATES
Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Siri, vriten dy ushtarë

Vëzhguesi sirian, që ka një rrjet burimesh brenda Sirisë, konfirmoi po ashtu vdekjen e dy ushtarëve, duke shtuar se edhe një luftëtar po ashtu është vrarë, por nuk bëri të ditur nacionalitetin e tij.

14 Shtator 2023, 07:52 Nga f.i
Izraeli kryen sulme ajrore në Siri, vriten dy ushtarë
foto ilustruese

IZRAEL- Sulmet ajrore izraelite në perëndim të Sirisë më 13 shtator kanë vrarë dy ushtarë, raportoi media shtetërore. Ndërkaq, një grup që monitoron luftën raportoi se një militant po ashtu është vrarë në sulmet ajrore që goditën një depo armësh të Hezbollahut.

“Në orën 17:22 [sipas kohës lokale], armiku izraelit kreu sulme ajrore... nga drejtimi i Detit Meshde duke shënjestuar disa prej vendeve ku gjendet mbrojtja jonë ajrore në Tartus”, tha agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, duke cituar burime të paidentifikuara ushtarake.

“Ky agresion shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve, ndërkaq u plagosën edhe gjashtë të tjerë”, raportoi SANA.

Gjatë më shumë se një dekadë lufte në Siri, Izraeli fqinj ka kryer qindra sulme ajrore në Siri, kryesisht ka shënjestruar forcat e mbështetura nga Irani, që janë aleat të grupit libanez, Hezbollah, por ka sulmuar edhe pozicione të ushtrisë siriane.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – që monitoron luftën – tha se sulmet e fundit ajrore kishin për shënjestër pozicionet e ushtrisë dhe një depo armësh që i përket Hezbollahut, afër Al-Jamasah në provincën Tartus. Al-Jamasah gjendet në jug të qytetit Tartus dhe është bastion i Qeverisë siriane. Aty gjendet edhe një port detar që përdoret nga Rusia, forcat e së cilave mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Vëzhguesi sirian, që ka një rrjet burimesh brenda Sirisë, konfirmoi po ashtu vdekjen e dy ushtarëve, duke shtuar se edhe një luftëtar po ashtu është vrarë, por nuk bëri të ditur nacionalitetin e tij.

Sipas këtij grupi monitorues, sulmet e kryera nga Izraeli kishin për cak edhe një bazë të mbrojtjes ajrore siriane në fshatin Karto, 10 kilometra larg Al-Jamasahit.

Izraeli rrallë komenton për sulmet që kryen ndaj caqeve në Siri, por vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë rivalin e tij, Iranin, i cili mbështet Damaskun, të zgjerojë ndikimin dhe praninë e tij në Siri. Me mbështetjen e Iranit dhe Rusisë, Qeveria e Assadit ka arritur të rimarrë shumicën e territorit të humbur që rebelët morën në fillim të luftës, që nisi më 2011.

Lufta në Siri ka lënë të vrarë mbi 500 mijë persona, miliona të tjerë janë zhvendosur, ndërkaq infrastruktura në këtë shtet ka pësuar dëme të mëdha.

Marrë nga REL

izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj