6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lajmi për uljen e numrit të trupave erdhi para vizitës në rajon të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Vizita e kryediplomatit në Lindjen e Mesme do të zhvillohet pasi administrata e presidentit Joe Biden, kaloi në Kongres shitjen e armëve për Izraelin.
GAZA- Mijëra ushtarë izraelitë po zhvendosen nga Rripi i Gazës, tha ushtria më 1 janar. Kjo është shenja e parë e një tërheqjeje të konsiderueshme të trupave nga Izraeli që nga fillimi i luftës, përderisa forcat izraelite vazhduan të sulmojnë qytetin kryesor në jug të enklavës.
Lëvizja e trupave mund të sinjalizojë se po ulet intensiteti i luftimeve në disa zona në Gazë, veçmas në veri, ku ushtria tha se është afër që të marrë kontrollin operacional. Izraeli po përballet me presion nga aleati kryesor, Uashingtoni, që të ulë intensitetin e luftimeve.
Lajmi për uljen e numrit të trupave erdhi para vizitës në rajon të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Vizita e kryediplomatit në Lindjen e Mesme do të zhvillohet pasi administrata e presidentit Joe Biden, kaloi në Kongres shitjen e armëve për Izraelin.
Por, luftime të ashpra kanë vazhduar në zona të tjera të Gazës, veçmas në qytetin jugor, Han Junis dhe në pjesën qendrore të territorit. Izraeli është zotuar se lufta do të vazhdojë derisa të arrihet qëllimi i tij, që është shkatërrimi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – që ka qeverisur me Gazën për 16 vjet.
Përmes një deklarate, ushtria tha të hënën se pesë brigada, apo disa mijëra trupa, do të largohen nga Gaza në javët në vijim për trajnime dhe pushim.
Të dielën, zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, bëri njoftimin e parë të shkurtër për tërheqjen e trupave, por pa specifikuar se për sa trupa bëhet fjalë apo nëse ky vendim nënkupton se Izraeli po nis një fazë të re të luftës.
“Objektivat e luftës kërkojnë luftime të gjata dhe ne po përgatitemi në përputhje me këtë”, tha ai.
Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, i cili nxiti luftën pas sulmeve të 7 tetorit në jug të Izraelit, kur grupi radikal vrau 1.200 persona dhe mori peng afër 240 të tjerë.
Izraeli u kundërpërgjigj fuqishëm me një ofensivë tokësore, ajrore dhe detare që deri më tani ka marrë jetën e mbi 21.800 personave në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Megjithatë, kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se mbi 8.000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë, por nuk ka dhënë dëshmi për këto pretendime.
Marrë nga REL
Vuçiç dhe Kurti KOSOVË- Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është emërues i përbashkët i shum...
Kim Jong Un KOREJA E VERIUT- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se ushtria e tij “duhet t'i asgjësojë tërësish...
Viti i ri TIRANË- Në të gjithë botën njerëzit kanë përshëndetur ardhjen e Vitit të Ri. Por derisa 2024-a ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka uruar s&e...
Foto Ilustruese JAPONI- Japonia ka lëshuar paralajmërim për cunami dhe u ka thënë qytetarëve që të evakuohen nga zo...
Olaf Scholz GJERMANI- Qindra vetë gjatë ditëve të fundvitit 2023 u evakuuan në vende të sigurta për shkak të p...
Fishekzjarre KOSOVË- 21 persona janë lënduar me mjete piroteknike në Kosovë. Mësohet se në Shërbimin Emer...
Foto ilustruese KOSOVË- Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet...
Pasaporta e Kosoves KOSOVË- Pritjeve të gjata për Kosovën u erdhi fundi. Nga sot qytetarët e Kosovës do të udhëtojn...
Foto Ilustruese SHBA- Ushtria amerikane tha të dielën se forcat e saj hapën zjarr ndaj rebelëve Houthi pasi ata sulmuan një anije ...