LIVE UPDATES
Bota

2024/ Sytë nga normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ai i referohet themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin Kosova është zotuar me një marrëveshje me Serbinë qysh në vitin 2013.

1 Janar 2024, 12:35 Nga I.A
2024/ Sytë nga normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Vuçiç dhe Kurti

KOSOVË- Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është emërues i përbashkët i shumë pritjeve në Kosovë - si të qytetarëve të rëndomtë, ashtu edhe politikanëve.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet patjetër në vitin 2024 - edhe me presion ndërkombëtar. Qeverinë e Kosovës e pret kjo sfidë”, thotë Rabit Mani nga Prishtina.

“Po shpresojmë në përkrahjen e miqve tanë, nga Amerika dhe Evropa, që të gjendet një modul i përshtatshëm që nuk e rrezikon Kushtetutën e Kosovës”, thotë Bajram Kallaba nga Kamenica.

Ai i referohet themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin Kosova është zotuar me një marrëveshje me Serbinë qysh në vitin 2013.

Megjithatë, Asociacioni nuk është themeluar ende, nga frika se kompetencat e tij të gjera mund të ndikojnë në funksionalitetin e shtetit.

Bashkësia ndërkombëtare, së voni, ka rritur trysninë mbi Kosovën për ta formuar atë dhe mbi Serbinë për ta njohur de facto Kosovën, duke e parë këtë si rrugë të vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Dy vendeve, në fund të tetorit, u është paraqitur edhe një plan për këtë qëllim, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar në parim.

Miodragu, qytetar serb nga Mitrovica e Veriut, thotë se formimi i Asociacionit mbetet prioritet për popullatën kryesisht serbe të kësaj zone.

“Një asociacion si tërësi... dhe jo një asociacion i krijuar nga Kurti, që do të ngacmojë siç po ngacmon tani, duke konfiskuar mallrat serbe”, thotë ai, pa specifikuar më shumë.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cilat janë pritjet dhe sfidat që ajo i konsideron të rëndësishme për vitin 2024.

Por, duke iu referuar normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në vitin e ri, kryeministri Kurti shkroi në Facebook më 22 dhjetor se për Qeverinë e tij prioritet mbetet siguria e Kosovës, integriteti territorial dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Në shtator të vitit 2023, Kosova përjetoi një nga sfidat më të mëdha për sigurinë që nga paslufta, më 1999. Më 24 të atij muaji, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e vendit në fshatin Banjskë në veri, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë. Policia, më pas, gjeti sasi të mëdha armatimi dhe arrestoi disa sulmues të dyshuar, ndërsa disa të tjerë i shpalli në kërkim.

Qeveria e Kosovës fajësoi Serbinë për incidentin, por ajo e mohoi përfshirjen. Ngjarja nxiti shqetësim te bashkësia ndërkombëtare për qëndrueshmërinë në rajon.

Disa përfaqësues të opozitës në Kosovë thonë se Qeveria nuk po bën mjaftueshëm për ta integruar komunitetin serb në veri, i cili, edhe gati 25 vjet pas luftës, vazhdon të mos u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës dhe ta shohë Beogradin si kryeqytet të vetin.

“Nuk mund të ketë siguri në asnjë pjesë të vendit pa integrimin e komunitetit lokal, pa pjesëmarrjen e komunitetit lokal në institucionet e Kosovës. Ne, si komunitet shumicë, duhet të bëjmë shumë që ta integrojmë edhe komunitetin tjetër [serb], sidomos në veri”, thotë Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila parasheh edhe formimin e Asociacionit, do të jetë sfida me të cilën Kosova do të vazhdojë të ballafaqohet edhe në vitin 2024.

Por, sipas tij, mbetet po ashtu për t’u parë nëse Kosova do të shkojë drejt një procesi të rregullt zgjedhor, i cili duhet të përcaktohet gjatë katër muajve të fundit të vitit 2024, apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Haziri thotë se nuk përjashtohet mundësia që pretekstin për zgjedhje të parakohshme ta krijojë vetë Qeveria, me bindjen se mund ta zhargitë çështjen e zbatimit të Marrëveshjes me Serbinë.

“Por, zoti Kurti nuk është i amnistuar nga dialogu...”, thekson Haziri.

Sfida të ngjashme sheh edhe Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke iu referuar sulmit në Banjskë, Tahiri thotë se në vitin 2023, Serbia kishte “qëndrim armiqësor ndaj Kosovës” dhe “Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë situatë” në negociatat që e presin me shtetin serb.

“Ajo që duhet të bëjë Kosova, është që të argumentojë se Serbia ka politikë armiqësore dhe të arrijë deri te një marrëveshje me Serbinë, pa shkaktuar asnjë dëm të brendshëm, që nënkupton të rendit kushtetues të Kosovës. AAK-ja e ka mbështetur Marrëveshjen e Brukselit [për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur në shkurt të vitit 2023] dhe mendojmë se çfarëdo marrëveshjeje tjetër që vjen, nuk do të jetë më e mirë, por do të jetë më e keqe”, thotë Tahiri.

Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të vazhdojnë të jenë ndër temat kryesore edhe në vitin 2024, thonë ata.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet janë në negociata nga viti 2011. Kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por pak kanë zbatuar.

“Meqenëse para vetes i kemi zgjedhjet në Bashkimin Evropian, si dhe do të fillojë fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mundësi që dinamika për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të bjerë. Kjo, në anën tjetër, mund të kthejë tensione edhe më të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos i përjashtuar këtu as incidentet e mundshme të sigurisë”, thotë Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED.

Sipas tij, ka indikacione se disa elemente të marrëveshjes në fjalë kanë nisur të zbatohen “në mënyrë të heshtur”. Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për energjinë, por edhe për targat, japin sinjale të tilla, thotë ai.

“Por, pjesa kyçe e marrëveshjes, në të cilën Kosova i ka obligimet e mëdha, sikurse themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe statusi i ardhshëm i Kishës Ortodokse Serbe, nuk mund të zbatohet në mënyrë të heshtur, sepse kërkohet zbatim në terren dhe nuk është veç një akt qeveritar”, thekson Peci.

Edhe Miodrag Milliqeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, pajtohet se situata e sigurisë dhe stabilizimi i gjendjes në veri do të jenë ndër sfidat kyçe për Kosovën, më 2024.

Dhe, sipas tij, ky stabilizim do të varet nga dinamika e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nga raportet që do të krijohen ndërmjet dy vendeve.

Konkretisht për pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, thotë ai, sfidë do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Qeveria e Kosovës është pajtuar t’i organizojë ato, në përputhje me ligjin e vendit. Zgjedhjet, në fakt, kanë qenë kërkesë e komunitetit ndërkombëtar për t’i ulur tensionet që ka shkaktuar instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri.

“Kjo është diçka që na pret qysh në gjysmën e parë të vitit [2024]. Duke pasur parasysh që gjatë vitit 2023 është iniciuar nisma për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës, epilogun do ta ketë në vitin 2024”, thotë Milliqeviq.

Në planin e brendshëm, thonë analistët, sfidë për Kosovën do të jetë edhe situata ekonomike dhe sociale. Sipas tyre, kostoja e jetesës është rritur, për shkak të inflacionit në njërën anë dhe stagnimit të pagave në anën tjetër.

Marrë nga REL

dialogu kosove-serbi afrim bunjaku

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë