LIVE UPDATES
Bota

Izraeli njofton se vrau një komandant të Hezbollahut gjatë sulmeve në Liban

Forcat e mbrojtjes ajrore të Izraelit e identifikuan komandantin e vrarë si Hussein Awada.

17 Tetor 2024, 15:17 Nga E. D
Izraeli njofton se vrau një komandant të Hezbollahut gjatë
fotot ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite tha të enjten se vrau një komandant të Hezbollahut në jug të Libanit, ndërsa urdhëroi evakuime të tjera në rajonin Beka. Forcat e mbrojtjes ajrore të Izraelit e identifikuan komandantin e vrarë si Hussein Awada.

Izraeli lëshoi urdhëra evakuimi për disa zona të Libanit, duke u kërkuar banorëve të zhvendosen prej andej për shkak të afërsisë me vendet e militantëve të Hezbollahut. Urdhrat zakonisht i paraprijnë sulmeve ajrore izraelite.

Urdhërat e fundit të evakuimit përfshinin zonat Saraaine, Tamnine dhe Safri.

Ministria e Shëndetësisë së Libanit tha se sulmet ajrore izraelite të mërkurën lanë të vrarë 16 vetë në qytetin jugor Nabatieh, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit, ndërsa më shumë se 50 njerëz të tjerë u plagosën.

Zyrtarët libanezë dënuan sulmin në këtë qytet, duke e cilësuar si një provë se fushata e Izraelit kundër grupit të armatosur të Hezbollahut tani po zhvendoset duke vënë si objektiv shtetin libanez,.

Kryeministri i përkohshëm Najib Mikati tha se Izraeli “vuri qëllimisht si objektiv të sulmeve një mbledhje të këshillit bashkiak të qytetit ku po diskutohej” mbi masat që mund të merreshin për të ndihmuar banorët e zhvendosur për shkak të fushatës izraelite.

Por ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha gjatë një vizite në veri të Izraelit, pranë kufirit me Libanin, se Izraeli nuk do të ndërpresë sulmet ndaj Hezbollahut për të lejuar zhvillimin e bisedimeve.

Ushtria izraelite tha se sulmoi dhjetëra objektiva të Hezbollahut në zonën Nabatieh.

Koordinatorja e Posaçme e OKB-së për Libanin Jeanine Hennis-Plasschaert tha se sulmi izraelit "pason incidente të tjera që kanë patur si objektiv civilë dhe infrastrukturën civile në të gjithë Libanin".

“Është koha që të gjitha palët e shqetësuara të ndërpresin luftimet dhe t’i hapin udhë zgjedhjeve diplomatike në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve dhe të shkohet drejt qëndrueshmërisë rajonale”, tha zonja Hennis-Plasschaert përmes një deklarate.

I pyetur nga gazetarët mbi sulmin, ambasadari izyraelit në OKB, Danny Danon tha se “ne kemi patur si objekti bazat e Hezbollahut”. Ai tha se do të shqyrtonte të dhënat lidhur me incidentin.

Të mërkurën, forcat izraelite kryen sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit. Po ashtu, Izraeli njoftoi se më shumë se 50 predha u lëshuan nga Libani të mërkurën, ndërsa Hezbollahu tha se lëshoi raketa në një zonë në Izraelin verior./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj