LIVE UPDATES
Bota

Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë “eliminuar”

Ndërkohë, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka thënë se Teherani është armiku më i madh i Shteteve të Bashkuara.

8 Tetor 2024, 21:06 Nga M.B

Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë

LINDJE E MESME- Izraeli pretendon se Hashem Safieddine, pasardhësi në pushtet i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është “eliminuar”. Ndërkohë, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka thënë se Teherani është armiku më i madh i Shteteve të Bashkuara. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë më 8 tetor se Hezbollahu, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është “organizatë pa kokë”.

“Nasrallah është eliminuar – zëvendësimi i tij me shumë gjasë është eliminuar”, u ka thënë Gallant zyrtarëve të komandës veriore ushtarake, pa ofruar më shumë hollësi.

“Nuk ka kush të marrë vendime, nuk ka kush të veprojë”.

Hezbollahu është i shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë krahun e armatosur, por jo partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit. Hashem Safieddine, zyrtar i lartë i Hezbollahut dhe kushëriri i Nasrallahut, pritej të ngjitej në krye të grupit, mirëpo vendndodhja e tij nuk dihet prej kur Izraeli ka shënjestruar një takim të udhëheqësisë së Hezbollahut, më 2 tetor.

Hezbollahu nuk e ka komentuar fatin e Safieddinit, ndonëse anëtarë të paidentifikuar u kanë thënë mediave se grupi ka humbur kontaktin me të prej kur ka ndodhur sulmi. Safieddine është shpallur terrorist global prej Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, Harris ka thënë në programin e rrjetit CBS, 60 Minuta, se ajo e konsideron Iranin si armikun më të madh të Shteteve të Bashkuara.

“Irani ka gjak amerikan në duart e veta”, ka thënë ajo.

“Ajo çfarë kemi parë sa i përket sulmit ndaj Izraelit, 200 raketa balistike, ajo që duhet të bëjmë është të sigurohemi që Irani të mos ketë kurrë aftësi për t’u bërë fuqi bërthamore – ky është ndër prioritetet e mia kryesore”.

Harris nuk ka spekuluar nëse SHBA-ja do të ndërmarrë veprim ushtarak nëse vërtetohet që Irani është duke krijuar armë bërthamore. Teherani ka mohuar se po krijon armë të tilla, dhe pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime civile./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj