LIVE UPDATES
Bota

'Jemi seriozë ne, i fusim në atlete'/ Kosova mbulohet nga paratë false. Dërgohen me postë dhe TikTok, REL pyet Policinë, ende asnjë përgjigje

Praninë e parave false e konfirmojnë edhe aksionet e policisë së Kosovës për konfiskimin e tyre dhe arrestimin e falsifikuesve.

2 Korrik 2023, 17:27 Nga k.m.
'Jemi seriozë ne, i fusim në atlete'/ Kosova mbulohet nga
Foto ilustruese

Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës. Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se është përballur vetë me monedha të tilla.

“Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes… Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Pajaziti për Radion Evropa e Lirë.

“E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Imazhi i saj është më i dobët dhe ndonjëherë ka ndonjë shkronjë të deformuar”, thotë bashkëqytetarja e saj, Fjolla Vukshinaj, e cila po ashtu ka hasur në para false.

Praninë e parave false e konfirmojnë edhe aksionet e policisë së Kosovës për konfiskimin e tyre dhe arrestimin e falsifikuesve. Nga janari deri në prill të këtij viti, policia ka iniciuar 363 raste për veprën penale “falsifikim i parasë”. Në një aksion më 13 prill u konfiskuan 10.600 euro false. Të gjitha paratë e konfiskuara ishin monedha prej 2 eurosh.

Në një tjetër aksion në dhjetor u konfiskuan 63 mijë euro false. Një shumë prej 375.000 eurosh false – që të gjitha bankënota prej 100 dhe 50 eurosh – u konfiskua në vitin 2021. Kohë më parë u arrestua edhe një grup kamerierësh, të cilët u zunë duke shpërndarë para false te klientët në rajonin e Prizrenit. Së paku në dy raste të konfiskimit të mijëra eurove false nga Policia e Kosovës, origjina e tyre ishte Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Në grupe të ndryshme në rrjete sociale, po ashtu, pretendohet se në shumë raste paratë false vijnë prej jashtë Kosovës.

Në aplikacionin TikTok ka një numër profilesh që reklamojnë paratë false. Poshtë këtyre njoftimeve ka qindra komente të personave me emër e mbiemër, që kërkojnë të blejnë vlera të ndryshme të parave false. Në periudha të ndryshme këtë vit, Radio Evropa e Lirë bisedoi me dy profile që kanë qenë ndër më të ndjekurat: “Blejpareks” dhe “Parefallsks”.

Blejpareks”: Po, po. Mos ke merak. Seriozë jemi ne. Në atlete i fusim.

REL-i: E unë me ia pagu postierit 100 euro, do të thotë?

Blejpareks”: Po. E ai t’i jep ty [paratë].

Profili tjetër në TikTok, “Parefallsks”, pasi pyetet nëse mund t’i dërgojë 300 euro me urgjencë, siguron që po, por thotë se shuma minimale e parave false që mund të dërgohet, është 500 euro.

Parefallsks”: Po vëlla, por me 50 euro i merr 500 euro [false] vëlla. Shuma më e vogël te ne është kjo.

Personi që pretendon se mban këtë profil, kërkon që pagesa të bëhet përmes institucioneve mikrofinanciare. Ai nuk e pranon mundësinë e pagesës përmes postës, ani pse porosinë thotë se e dërgon me postë.

Parefallsks”: Jo, jo vëlla. Me postë i dërgoj paratë, por nuk pranoj pagesa përmes postës, sepse është rrezik vëlla.

Për të mos kryer vepër penale, REL-i nuk porositi para false nga këto dy profile, për të konfirmuar nëse ato dërgohen vërtet ose jo.

Megjithatë, në bazë të komenteve në profilet në TikTok duket se shumë qytetarë mashtrohen.

“Rrena janë këto. Vetëm sa me t’i marrë paratë dhe pastaj ta bëjnë bllok në të gjitha anët. Mbushuni mend, popull shqiptar,”- thotë një koment.

“Unë kisha bë porosi, nëse është e vërtetë, por pagesën në dorë kur të vjen posta, jo rrena”, shkruan një tjetër.

REL-i e pyeti Policinë e Kosovës në lidhje me hetimin e këtyre ueb-faqeve dhe personave që pretendojnë se i menaxhojnë ato, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që prodhon para të falsifikuara për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet. Kushdo që, duke e ditur se paraja është e falsifikuar, e merr dhe e vë në qarkullim, dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet.

BQK: Humbje edhe për qytetarët, edhe për ekonominë

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), përmes një deklarate dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se paratë false, përveçse dëmtojnë ekonominë e Kosovës, u shkaktojnë humbje edhe qytetarëve si përdorues finalë. BQK-ja thotë se, bazuar në rregulloren e saj, paratë që dyshohet se janë false, tërhiqen nga qarkullimi dhe i dorëzohen Policisë së Kosovës, e cila i dërgon ato për analizë tek Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

REL-i pyeti Agjencinë e Kosovës për Forenzikë se sa është vlera e përgjithshme e parave që janë dërguar në këtë institucion për analizë dhe cilat janë kartëmonedhat më të falsifikuara aktualisht, por nuk mori përgjigje. Në një deklarim të mëhershëm, ky institucion ka thënë se kartëmonedhat më të falsifikuara janë: 100, 50, 2 dhe 1 euro.

“Zgjidhja” e ndërmarrjes Prishtina Parking

Në fund të vitit 2022, ndërmarrja publike e parkimit të makinave, Prishtina Parking, vendosi të mos pranonte monedha prej 2 eurosh. Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Sokol Havolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi u mor pasi ndërmarrja, në baza ditore, pranonte mesatarisht 100 euro false – që të gjitha monedha prej 2 eurosh.

“Përgjatë gjithë vitit kemi vlerësuar se humbjet për ndërmarrjen mund të arrijnë deri në 35-45 mijë ose edhe deri në 50 mijë euro, varësisht prej intensitetit të ditëve”, thotë Havolli.

Ai thotë se ndërmarrja që udhëheq, e ka eliminuar në masë të madhe mundësinë që inkasantët të pranojnë para false nga qytetarët.

“Ne kemi kaluar shumë shpejt në zgjidhje për këtë çështje, sepse kemi pranuar si donacion katër pajisje për identifikimin e monedhave të falsifikuara dhe me këtë i kemi mbuluar katër pikat kryesore të ndërmarrjes, që paraqesin rreth 70 për qind të të hyrave”, thotë Havolli.

Si të identifikon paratë false?

Institucionet financiare evropiane ndajnë disa këshilla se si mund të identifikohen paratë false. Një prej metodave është prekja e monedhës, pasi monedhat false zakonisht janë më të vrazhda. Po ashtu mund të identifikohen devijime, shkronja dhe simbole në mospërputhje me origjinalin. Rekomandohet që nëse keni dyshime në paratë që i pranoni, me mirësi të kërkoni një monedhë tjetër. Sugjerohet që personit në fjalë t’i shpjegohet me mirësi se mund të ketë në posedim një monedhë false, që bie ndesh me ligjin. Gjithashtu sugjerohet të njoftohet policia për rastin./REL

kosove

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri