All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

'Jemi të shqetësuar'/ Von Cramon pas takimit me Kurtin: Kosova s’ka legjitimitet të hyjë në ndërtesat komunale në veri

Sipas zyrtares së lartë evropiane, duhet një zgjidhje që do të përfshinte edhe banorët lokalë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, kur grupe të serbëve lokalë më 26 maj kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut.

28 Maj 2023, 17:07 Nga a.l
'Jemi të shqetësuar'/ Von Cramon pas takimit me Kurtin:
Viola Von Cramon
All - Paragraf - 1

KOSOVË-  Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se kupton që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, mund të kenë të drejtë të ushtrojnë funksionet e tyre. Megjithatë, von Cramon thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse hyrja e tyre në ndërtesat komunale do të bëhet vetëm me prezencën e forcave policore të armatosura rëndë, atëherë ata kanë “zero legjitimim politik”.

“Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim”, thotë ajo.

Sipas zyrtares së lartë evropiane, duhet një zgjidhje që do të përfshinte edhe banorët lokalë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, kur grupe të serbëve lokalë më 26 maj kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut.

Policia e Kosovës asistoi hyrjen e tyre në zyra dhe u përlesh me serbët lokalë, të cilët hodhën gurë në drejtim të forcave policore. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës, teksa u raportua se pesë policë u lënduan dhe disa makina të tyre u dogjën.

Ne nuk mund thjesht të zbatojmë të drejtën për të hyrë në një ndërtesë komunale, edhe nëse de jure keni të drejtë të bëni një gjë të tillë. Por, de facto nuk mendoj se ka legjitimim për të bërë diçka të tillë”, thotë Viola von Cramon.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar fuqishëm veprimet e Kosovës, duke i kërkuar që të shtensionojë situatën. BE-ja ka kërkuar që Prishtina të mos marrë veprime të njëanshme, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

Von Cramon është takuar gjatë 28 majit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përderisa zyrtarja evropiane nuk pranon të tregojë detaje të takimit, ajo thotë se me kryeministrin kosovar kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me situatën në veri.

“Mendoj se jemi në një pikë kruciale se si të procedohet nëse situata vazhdon kështu. Që të gjithë ne jemi shumë të shqetësuar dhe keni parë deklaratën e fortë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të QUINT-it, të ambasadës sonë. Pra, mendoj se i gjithë komuniteti ndërkombëtar dënon këtë veprim në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, thotë ajo.

Von Cramon po viziton komunat në veri të Kosovës. Ajo u pyet nëse do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, por u shpreh se nga kjo parti – që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – kanë refuzuar që të takohen me të.

Në mëngjes jam takuar me shumë përfaqësues, por fatkeqësisht Lista Serbe ka refuzuar të më takoj. Nuk e di arsyen për këtë, do të isha shumë e lumtur që të takohesha me ta”, thotë ajo.

Policia e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për të dytën ditë me radhë, situata në veri është e qetë dhe stabile. Nga ky institucion kanë thënë po ashtu se policët po vazhdojnë të ruajnë ndërtesat komunale.

Katër kryetarët e rinj të komunave në veri – përfshirë edhe atë të Mitrovicës së Veriut që ka dalë në zyrën e tij pa problem, për shkak se ndërtesa komunale është e ndarë nga ndërtesa ku funksionojnë institucionet paralele serbe në këtë komunë – u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill.

Zgjedhjet në këto komuna të banuara me shumicë serbe u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe në nëntor të vitit të kaluar. Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj. Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. /REL

tensione në veri të kosovës viola von cramon

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet