28 Maj 2023, 15:31
Nga a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha më 28 maj se është i bindur që zyrtarë të lartë të Kremlinit ua kanë ndaluar mediave shtetërore ruse që të raportojnë për të. Ai porositi se një qasje e tillë mashtruese do të çojë deri te një reagim nga populli rus brenda muajsh. Prigozhin, që është themelues i Wagner-it, është anëtari më i njohur i rrethit të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili fitoi famë gjatë luftës 15-mujore në Ukrainë.
Forcat e Prigozinit kanë qenë në ballë të betejës për marrjen e kontrollit të qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Rusia ka pretenduar se e ka marrë këtë qytet, gjë që është mohuar nga Ukraina. Megjithatë, roli i Prigozhinit në këtë fitore të pretenduar ruse në Bahmut është minimizuar nga mediat shtetërore ruse.
Një tregues sipas Prigozhinit është që mediat shtetërore injoruan pretendimin për marrjen e Bahmutit për 20 orë dhe nuk transmetuan fare fjalimin e tij. I pyetur se pse media shtetërore ruse kishin ndaluar mbulimin për të, Prigozhin përdori disa proverba ruse për të ngacmuar ata që ai tha se janë përgjegjës për këtë: “Çfarë është e ndaluar është gjithmonë më e ëmbël”, tha ai.
“Wagner nuk mund të përdoret nga burokratët. Wagner nuk mund të fshihet. Jam shumë i sigurt se ata kanë ndaluar mbulimin mediatik për ne. Burokratët e nivelit të lartë në Kremlin po mundohen të mbyllin gojën e kujtdo, në mënyrë që të mos flitet për Wagner-in”, shtoi ai.
Sipas tij, një qasje e tillë do të marrë një kundërpërgjigje nga populli rus.
“Në terma afatgjatë, pas dy apo tre muajsh, ata do të marrin një shuplakë nga populli për tentimin që të mbyllin gojën dhe veshët e njerëzve”, tha Prigozhin.
Shefi i Wagner-it ka qenë mjaft kritik për komandantët rusë, por edhe për ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Kremlini dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kanë injoruar deklaratat e Prigozhinit lidhur me kritikat për pushtimin e Ukrainës, që Rusia ka nisur në shkurt të vitit 2022. Prigozhin po ashtu tha përmes një audio-mesazhi se 72.000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftimet në Bahmut dhe rreth 100-140.000 ushtarë ukrainas janë plagosur.
Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Pavarësisht se Rusia dhe Wagner-i kanë pretenduar se kanë nën kontroll Bahmutin, Kievi ka insistuar se forcat e tij ende kanë nën kontroll një pjesë të vogël të këtij qyteti që gjendet në rajonin e Donjeckut./REL
yevgeny prigozhin
Bota
28 Maj 2023, 15:22
a.l
Zgjedhjet në Spanjë
SPANJË - Më shumë se 35 milionë qytetarë në Spanjë pritet të votojnë sot n&...
Bota
28 Maj 2023, 15:18
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy i ka kwrkuar parlamentit ukrainas të vendosë sanksion...
Bota
28 Maj 2023, 14:52
a.l
Foto nga tensionet në veri të Kosovës
KOSOVË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar për zhvillimet në v...
Bota
28 Maj 2023, 14:41
a.l
Sergej Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar vendet perëndimore se po “luajnë me zjarrin”...
Bota
28 Maj 2023, 14:37
a.l
Foto ilustruese
KINË- Rregullatori i hapësirës kibernetike të Kinës tha se 1.4 milionë postime në mediat sociale ja...
Bota
28 Maj 2023, 14:30
a.l
Protesta në Holandë
HOLANDË- Autoritetet në Holandë kanë arrestuar më shumë se 1500 persona gjatë një dem...
Bota
28 Maj 2023, 14:15
a.l
Rexhep Taip Erdogan shpërndan lekë
TURQI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Turqi. Dy kandidatët, Rexhep Taip Erdogan dhe Kema...
Bota
28 Maj 2023, 14:09
a.l
Votimi në Turqi
TURQI- Nënkryetari i partisë opozitare turke denoncon se vëzhguesi i saj i zgjedhjeve është sulmuar n&eu...
Bota
28 Maj 2023, 14:01
a.l
Jens Stoltenberg
KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit n&eu...
Bota
28 Maj 2023, 13:52
a.l
Votuesi i veshur si spiderman
TURQI- Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi po zhvillohet me shumë bujë teksa votuesit po nxitojn&eum...