28 Nëntor 2022, 15:12
Nga k.m.
Foto nga Vlora sot
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, përmes një mesazhi dërguar Presidentit Bajram Begaj uroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit. Në mesazhin e presidentit Biden, ndër të tjera, theksohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona – një partneritet që ka uar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Dhe përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne kemi punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për agresionin. Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa fillojmë shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, pres me padurim të thellojmë partneritetin tonë edhe më tej, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike”, shprehet Presidenti Biden në mesazhin e tij.
110 vjetori i pavaresise
Politike
28 Nëntor 2022, 15:03
k.m.
Pamje nga kafja që konsumuan
VLORË- Një kafe për 28 nëntor ka bërë bashkë krerët e institucioneve në...
Politike
28 Nëntor 2022, 10:28
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ditës së pava...
Politike
28 Nëntor 2022, 10:19
e.k
Bajram Begaj
VLORË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar ditën e sotme të gjithë shqiptar&eu...
Politike
28 Nëntor 2022, 08:34
e.k
Anthony Blinken
TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka uron sot shqiptarët me rastin e festës së flamurit. Në let...
Politike
28 Nëntor 2022, 08:16
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar shqiptarët në ditën e flamurit kombëtarë. N...
Politike
28 Nëntor 2022, 08:01
e.k
Edi Rama dhe Dua Lipa
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një takim me këngëtaren me origjinë shqiptar...
Politike
27 Nëntor 2022, 19:25
F.M
Ditmir Bushati
TIRANË- Ish-ministri Ditmir Bushati ka komentuar seancën e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Ko...
Politike
27 Nëntor 2022, 18:09
F.M
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Dosja.al ju sjell mbledhjen e dy qeverisë, të Shqipërisë e Kosovës përmes fotove....
Politike
27 Nëntor 2022, 17:19
F.M
Niko Shupuli
TIRANË- Niko Shupuli, kandidati i Primareve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Përmetit është të...
Politike
27 Nëntor 2022, 14:06
A.B
Maks Kola
TIRANË- Maks Kola ka shpallur kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë e Lezhës. Në një dalje p&...