LIVE UPDATES
Politike

Arkitekti Maks Kola prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Lezhës

Kola shprehet se do të ofrojë mbështetje për të gjithë qytetarët e Lezhës nëse i besojnë votën.

27 Nëntor 2022, 14:06 Nga A.B
Arkitekti Maks Kola prezanton kandidaturën në Primare për
Maks Kola

TIRANË- Maks Kola ka shpallur kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë e Lezhës. Në një dalje për mediat nga selia blu, Kola shprehet se do të ofrojë mbështetje për të gjithë qytetarët e Lezhës nëse i besojnë votën. Ai u shpreh se do ti japë zë të harruarve, të padëgjuarve, çdo personi, çdo historie, çdo të riu dhe të reje, çdo simpatizanti, çdo ekzistence në familjen tonë politike, në mënyrë që të respektohet.

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, të nderuar lezhjanë! Unë jam Maks Kola. Arkitekt dhe Urbanist ne profesion, prej vitesh pjesë e trupës akademike pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Katedra e Arkitekturës dhe Urbanistikës. Së bashku me bashkëshorten vijmë nga dy tradita të konsoliduara, ku familja është institucioni më i rëndësishëm, e sot, të dy bashkë jemi të lumtur që me mund, punë e përkushtim shumëvjeçar, ia kemi dalë të ndërtojmë në Lezhë, baza dhe vlera solide ku po rrisim 3 fëmijët tanë të mrekullueshëm të cilët na kanë motivuar në gjithçka që ne bëjmë në jetë, duke përfshirë, pa diskutim, suksesin në profesionet tona.

Si një i djathtë tradicional, gjithmonë kam besuar dhe besoj se ne si shoqëri, nuk do mund të dalim asnjëherë nga spiralja e abuzimit me pushtetin, korrupsionin, ç’nderimin dhe diskreditimin e nëpunesit dhe shërbëtorit publik, pa u mbështetur fort tek ato vlera që përfaqesojnë boshtin e përkatesisë tonë ideologjike të djathtë, që janë dinjiteti, familja, tradita, morali dhe respekti ndaj tjetrit, si dhe shenjtëria e ligjit dhe shërbimit ndaj interesit publik. Bazuar në këto bindje, duke e konsideruar si një përgjegjësi morale ndaj të gjithëve si dhe i nxitur nga propozimi i shumë miqve intelektualë të qytetit tonë, profesionistëve të ndryshëm, njerëzve aktivë në biznes dhe në politikën lokale, kryetarë seksionesh dhe grupseksionesh, kam vendosur të kandidoj në Primaret e PD, Dega Lezhë.

Të dashur miq, Jam mbështetës i Partisë Demokratike prej një jete dhe anëtar the saj për më shumë se 20 vite. Kam bindjen se të gjithë ne që ndajmë këtë histori të përbashkët, kemi motiv për t’u ndjerë krenarë për çfarë kemi bërë për Lezhën, si dhe çfarë kemi bërë për vendin. Ne kemi mbajtur peshën e madhe të opozitës së vështirë të këtyre viteve. Kemi mbushur sheshet, kemi sakrifikuar kohën me familjen dhe të dashurit tanë, punën, planet dhe projektet, për t’i shërbyer vendit dhe lartësuar gjithmonë Partinë Demokratike.

Kjo është një histori e lavdishme që ndriçon atë se nga vimë, por mbi të gjitha ku po shkojmë dhe çfarë do të bëjmë të gjithë së bashku, me fitoren e Bashkisë Lezhë, në zgjedhjet lokale të ardhshme. Unë, kam bindjen se do të mund të rimarrim Bashkinë vetëm me përfshirjen e çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë Demokratike, që nga themelimi i Degës Lezhë. Detyra ime do të jetë para së gjithash: t’i japim zë të harruarve, të padëgjuarve, çdo personi, çdo historie, çdo të riu dhe të reje, çdo simpatizanti, çdo ekzistence në familjen tonë politike, në mënyrë që të respektohet, brenda mundësive tona, çdo kontribut.

Kjo është e vetmja rrugë për të arritur fitoren. Unë prezantohem para jush me të gjithë eksperiencën time 20 vjeçare si Arkitekt dhe Urbanist në Qarkun Lezhë, me integritetin tim personal, dhe si anetar i Partisë Demokratike me bindjen se kjo do t’i shërbejë Bashkisë Lezhë dhe qytetarëve të saj më shumë se asnjëherë. Me këtë vetëdije, ju kërkoj mbështetjen tuaj në këtë garë të brendshme, duke marr përgjegjesinë para jush, për fitoren e Bashkisë Lezhë, si një detyrim pas asaj ç’ka ndodhi në zgjedhjet e vitit 2019, dhe me premtimin për korrigjimin e çdo padrejtësie ndaj demokratëve të Lezhës. Bashkë për fitoren e Bashkisë Lezhë.

maks kola primaret ne pd

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit