All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Çka të pritet për Kosovën nga zgjedhjet e Serbisë?

Pushteti aktual, përkatësisht koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste, e pranon Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por e kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

15 Dhjetor 2023, 18:55 Nga h.k
Çka të pritet për Kosovën nga zgjedhjet e Serbisë?
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SERBI-Njohës të zhvillimeve politike nuk presin që në Serbi të ketë ndërrim të pushtetit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit, por kanë mendime të ndryshme për mënyrën se si do të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës.

Pushteti aktual, përkatësisht koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe dhe Partisë Socialiste, e pranon Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por e kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

“Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, e shkruar në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ka qenë dhe do të jetë”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një tubim parazgjedhor, më 5 nëntor.

Edhe pse Vuçiq është tërhequr nga udhëheqja e Partisë Përparimtare Serbe në pranverë, ai është angazhuar në mënyrë aktive në fushatën e saj, e cila ka sloganin “Serbia nuk duhet të ndalet”.

Si qëndrojnë raportet Kosovë-Serbi?
Në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011, Kosova dhe Serbia kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Me Marrëveshjen e Ohrit, të arritur në mars, Kosova është obliguar ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë de facto Kosovën.

Bashkësia ndërkombëtare e ka rritur trysninë mbi të dyja vendet që ta zbatojnë atë sa më parë që të jetë e mundur, nga frika për qëndrueshmërinë rajonale.

Këtë javë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara presin nga Qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, t’i vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian. BE-ja, ndërkaq, kujtoi se Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiç, e fajësojnë njëri-tjetrin për bllokimin e kësaj marrëveshjeje.

Për herë të fundit, sy më sy, ata janë takuar në fund të tetorit.

Presion mbi Serbinë

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se ekzistojnë indikacione se Partia Përparimtare Serbe (SNS) - fushatës zgjedhore të së cilës i prin Vuçiq - do të fitojë rreth 40 për qind të votave më 17 dhjetor.

Forcë e fuqishme politike parlamentare, sipas tij, pritet të jetë edhe lista “Serbia kundër dhunës”, e cila përfshin parti dhe lëvizje pro-evropiane.

Janjiq pret presion të shtuar mbi Beogradin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, përkatësisht për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.

Për më tepër, shton ai, paralajmërimet nga Bashkimi Evropian sugjerojnë se kjo marrëveshje do të futet në Kapitullin 35 të negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE - kapitull që përfshin marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën.

Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe vetë Vuçiq më 8 dhjetor, kur tha se “Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE”.

Në këtë kontekst, thotë Janjiq, Serbia do të duhet të raportojë përparim te BE-ja, e cila ndërmjetëson procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Janjiq nuk pret që në muajt e parë të vitit të ardhshëm të ketë takime të nivelit politik, përveç bisedime për çështje teknike.

“... sepse Vuçiq i ka dorëzuar të gjitha [përmes Marrëveshjes së Ohrit]. Unë këtë e them me përgjegjësi. A i ka dorëzuar Kosova të gjitha? Kjo mbetet të merret vesh”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

“Unë pres që diku në fund të vitit [të ardhshëm] - nëse do të ketë stabilitet në Serbi - të ketë një konferencë të vogël, ku do të merrnin pjesë presidenti dhe kryeministri [i Serbisë dhe Kosovës], me lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe organizimin e grupit të QUINT-it [SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës e Italisë]. Përmes kësaj konference do të arrihet deri te marrëveshja përmbyllëse”, beson Janjiç.

Presion mbi Qeverinë e re serbe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën pret edhe Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad.

“Ka premtime për para... pra, përmenden 6.3 miliardë euro si ndihmë për shtetet e rajonit, që janë për fazën e para-anëtarësimit [në BE]. Ato nuk janë mjete të pakta. Është thënë se nëse vendet nuk janë bashkëpunuese - dhe këtu është menduar për Serbinë dhe Kosovën - ato mjete do të shpërndahen dhe do të shkojnë te vendet bashkëpunuese”, thotë Popov.

Këto mjete janë “një lloj karote” nga Perëndimi për të stimuluar Serbinë dhe Kosovën që të jenë konstruktive në dialog, shton ai.

Ai u referohet zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA, në të cilat pritet të garojë edhe ish-presidenti Donald Trump, administrata e të cilit ka pasur qasje më mbështetëse për Serbinë.

“[Vuçiq] e zvarrit formimin e qeverisë për të blerë kohë dhe për të negociuar me shtete perëndimore, për të shmangur presionin për dialogun [me Kosovën]... Në çfarëdolloj skenari, Vuçiqin e shoh duke e përdorur rezultatin [e zgjedhjeve] si pjesë të raporteve të tij me Perëndimin”, thotë Maliqi.

“Në rast të ndonjë fitoreje të thellë - gjë që nuk përjashtohet - ndoshta do të përballet me një lloj presioni më të madh nga Perëndimi për të ecur përpara me zbatimin e marrëveshjeve [me Kosovën]”, thekson ai.

Cili është qëndrimi i koalicioneve tjera në Serbi për Kosovën?
Partitë pro-evropiane të koalicionit “Serbia kundër dhunës” nuk kanë qëndrim unik.

“Nuk ka asnjë dilemë se çështja e Kosovës - sikurse edhe çështjet e tjera në shtetin e Serbisë - nuk mund të zgjidhet pa institucione demokratike”, tha Mirosllav Alleksiq, nga ky koalicion, më 29 nëntor.

Të gjitha partitë e së djathtës, ndërkaq, janë kundër Marrëveshjes së Ohrit, e cila, mes tjerash, parasheh respektimin e integritetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen e simboleve shtetërore.

“Ne marrim obligim që, me formimin e Qeverisë së re të Republikës së Serbisë, ta refuzojmë planin franko-gjerman [Marrëveshjen e Ohrit], menjëherë dhe në tërësi”, tha Boshko Obradoviq, udhëheqës i lëvizjes së djathtë Dveri, më 29 nëntor.

Marrëveshjen e Ohrit e pranon lista “Serbia në Perëndim” dhe grupi “Duhet ndryshe” i Çedomir Jovanoviqit.

Për 250 vendet e Parlamentit serb, më 17 dhjetor, do të garojnë 18 lista me më shumë se 2.800 kandidatë.

Do të jenë këto të katërtat zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare prej se Partia Përparimtare Serbe ka marrë pushtetin më 2012.

Çfarë u tha në shtypin perëndimor?

Le Monde shkroi se zgjedhjet e 17 dhjetorit do të shërbejnë si referendum për Qeverinë e presidentit Aleksandar Vuçiq, e cila u sfidua nga të shtënat masive, protestat dhe tensionet me Kosovën.

Pavarësisht një opozite të bashkuar, ka pak gjasa që Partia Përparimtare të humbasë më 17 dhjetor, falë “kapjes së mediave” nga Vuçiqi, shkroi Politico.

Partitë opozitare dhe mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut e akuzojnë Vuçiqin dhe Partinë Përparimtare Serbe për ngufatje të lirisë së medias, mbështetje të dhunës kundër kundërshtarëve, korrupsionit dhe lidhjeve me krimin e organizuar - edhe pse Vuçiq dhe aleatët e tij i mohojnë akuzat e tilla, sipas Reuters-it./REL 

zgjedhje ne serbi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet