6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Macroni dhe Putini gëzonin marrëdhënie të mira pune para se Rusia ta niste pushtimin e fqinjit të vet në shkurt 2022.
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të premten se ende është i hapur të bisedojë me homologun e vet rus, Vladimir Putin, nëse kjo do të ndihmonte në sjelljen e paqes së qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Macroni dhe Putini gëzonin marrëdhënie të mira pune para se Rusia ta niste pushtimin e fqinjit të vet në shkurt 2022.
Përpjekjet diplomatike të Macronit disa javë para se të nisnin luftimet dështuan për ta parandaluar luftën, por ai e kishte mbajtur të hapur për disa muaj linjën e komunikimeve me presidentin rus. Marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe personale u përkeqësuan shumë me vazhdimin e luftës. Në fillim të këtij viti, Macroni e kishte menduar mundësinë për t’ia hequr Putinit medaljen më të lartë franceze të nderit.
Putini ishte pyetur të enjten gjatë një konference me gazetarë për qëndrimet e tij rreth Francës dhe Macronit. Putini tha: “Në një çast, presidenti francez i dha fund marrëdhënieve me ne. Nuk e bëmë ne, nuk e bëra unë. E bëri ai. Nëse ka interes, ne jemi të gatshëm. Nëse jo, do t’ia dalim”.
Duke folur në Bruksel të premten në fund të një samiti të liderëve të BE-së, Macroni tha se është i hapur për dialog me Putinin për të gjetur një zgjidhje paqësore, nëse lideri rus e kontakton.
“Nuk e nisa unë luftën në mënyrë të njëanshme, duke i shkelur marrëveshjet të cilat i kisha nënshkruar. Dhe, nuk ishte Franca ajo që vendosi të kryejë krime lufte në veri të Ukrainës, duke i bërë të pamundura bisedimet”, tha Macroni.
Ai shtoi se “ne duhet të jemi seriozë” dhe se “unë nuk e kam ndryshuar numrin”.
Lideri francez nënvizoi se, nëse Putini tregon vullnet për ta nisur dialogun për ndërtimin e paqes afatgjate, Franca është e gatshme të ndihmojë. Por, Putini tha këtë javë se nuk do të ketë paqe derisa Rusia t’i arrin synimet e veta, të cilat, sipas tij, mbesin të pandryshueshme pas gati dy vjetëve luftime në Ukrainë.
Marrë nga REL
Pamje nga momenti UKRAINË-Ky është momenti i tmerrshëm kur një politikan lokal lëshon tre granata në një mbledhje ...
Jemeni JEMEN-Dy anije mallrash në Detin e Kuq janë sulmuar me raketa dhe dronë të shprehura nga Jemeni, thanë Shtetet e Bashkuara ...
foto ilustruese GAZË- Izraeli do të hapë vendkalimin Kerem Shalom për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza. Ky vendimi u...
Panteoni grek LONDËR-Britania duhet të jetë pjesë e një përpjekjeje pan-evropiane për të rikthyer mermeret e P...
charles mc gonigal dhe bashkëshortja SHBA- Charles McGonigal, ish- shefi I FBI-së, shoqërohej nga bashkëshorja teksa po diltenga ambien...
foto ilustruese BRITANI- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i është bashkuar Bashkimit Evropian, Australisë dhe Kanadasë, ...
foto ilustruese SHBA- Një anije mallrash e cila mori zjarr në Detin e Kuq u godit nga një raketë balistike e lëshuar nga terr...
Iran IRAN- Njëmbëdhjetë policë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi një stacion policie u sulmua në Iran,...
Tank IZRAEL- Ushtria izraelite ka njoftuar vdekjen e një komandanti izraelit tank në luftime tokësore në Rripin jugor të Gazë...
Behgjet Pacolli KOSOVË- Ish-Presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me lajmet që qarkullojnë për vrasjen e Liridona A...