LIVE UPDATES
Bota

"Ç'kah do të marrë demokracia më 2024?", REL: Trump mund ta ketë përgjigjen

Atyre që shqetësohen se udhëheqësit autoritarë janë shumë më në epërsi ndaj demokratëve liberalë, frika do t’iu rritet edhe më shumë më 2024.

23 Dhjetor 2023, 14:29 Nga r.ll
"Ç'kah do të marrë demokracia më 2024?",
donald trump

SHBA- Presidenti rus, Vladimir Putin ka shumë mundësi që do të vazhdojë të jetë në pushtet deri më 2030; kryeministri indian, Narendra Modi, ka gjasa të jetë në pushtet deri më 2029, dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht akuzave për përmbysje të demokracisë amerikane.

Atyre që shqetësohen se udhëheqësit autoritarë janë shumë më në epërsi ndaj demokratëve liberalë, frika do t’iu rritet edhe më shumë më 2024.

Thënë troç, qeverisja e më shumë se një çereku të popullsisë së botës do të jetë në rrezik në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, përfshirë Tajvanin në janar, Rusinë në mars, Indinë në maj dhe Shtetet e Bashkuara në nëntor.

Britania, po ashtu, do të mund të zgjedhë strukturë të re parlamentare deri në fund të vitit 2024, ndonëse votimi mund të shtyhet edhe deri në janar të vitit 2025.

Mirëpo, asnjë kontekst nuk mund të ketë ndikim më të madh në debatin rreth të ardhmes së demokracisë, sesa zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Pse kanë rëndësi?

Trump, i cili nuk e ka pranuar kurrë humbjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, dhe në mënyrë të pavërtetë ka pretenduar se votimet janë manipuluar, është zotuar për ndëshkim të kundërshtarëve nëse kthehet në pushtet, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, burokracinë federale dhe presidentin amerikan, Joe Biden.

Këto deklarata kanë rritur shqetësimet se armiqësitë politike në SHBA mund të rriten dhe mund të rezultojnë me trazira civile. Trump ka një epërsi të lehtë në sondazhet e opinionit publik, pavarësisht se përballet me disa padi penale.

Tajvani do të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 13 janar, dhe rezultati mund të përcaktojë se si presidenti kinez, Xi Jinping, çon përpara synimin e tij për të marrë nën kontroll këtë ishull, që Pekini e konsideron territor “të shenjtë” kinez.

Kina nuk e pëlqen aspak kandidatin kryesor për president, Lau Ching-te nga Partia Përparimtare Demokratike, meqë beson se ai është separatist.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane kanë thënë se Xi ka urdhëruar ushtrinë kineze të jetë e përgatitur për ta pushtuar Tajvanin deri më 2027.

Në Rusi, rizgjedhja e Putinit si president duket si diçka e sigurt, pas disa vjetëve të shtypjes së zërave opozitarë. Kjo nënkupton që lufta e Rusisë në Ukrainë do të vazhdojë, duke testuar durimin e aleates kryesore të Kievit, SHBA-së.

Trump ka qenë tejet kritik për shkallën e mbështetjes që ia ka ofruar SHBA-ja, Ukrainës. Në Indi, Modi, një tjetër lider me shumë pushtet, synon rizgjedhjen si kryeministër.

Ai ka krijuar një stil të pashembullt udhëheqësie, i cili pëlqehet nga shumë votues dhe investitorë të jashtëm, mirëpo i shqetëson grupet për të drejta të njeriut.

Nëse fiton partia nacionaliste hinduse e Modit, ekonomia, më shumë sesa të djathtët në politikë, pritet të jetë në fokusin e tij.

Çfarë nënkupton kjo për vitin 2024?

Në debatin nëse demokracia liberale është duke humbur kundrejt autoritarizmit dhe autokracisë, përfshihet edhe Afrika. Puçet në Niger dhe Gabon kanë nxitur përhapjen e demokracisë në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, pasi në atë rajon janë zhvilluar tetë puçe prej vitit 2020. Mirëpo në thellësi të jugut, gjërat pritet të ndryshojnë më 2024.

Pas tri dekadave të qeverisjes, të përcjella nga një rënie ekonomike, Kongresi Kombëtar Afrikan i Afrikës së Jugut, rrezikon humbjen e shumicës parlamentare për herë të parë, prej kur Nelson Mandela e ka ngjitur atë në pushtet, më 1994, në fund të aparteidit. Nëse ndodh kështu, Kongresi Kombëtar Afrikan do të mund të ketë nevojë për një partner për të qëndruar në pushtet – ose me Aleancën Demokratike, e pëlqyer prej votuesve të racës së bardhë, ose me Luftëtarët për Liri Ekonomike, parti marksiste e pëlqyer prej votuesve të racës së zezë.

Në cilindo skenar, demokracia në këtë vend të Afrikës së Jugut do të jetë në udhëkryq. Zgjedhjet pritet të mbahen në periudhën maj-gusht.

Në përgjithësi, a do të shënojë demokracia kthim mbrapa më 2024?

Organizata për të drejta të njeriut, me bazë në SHBA, Freedom House, e cila analizon të drejtat në politikë dhe liritë civile si matëse të demokracisë, beson se demokracia ka pësuar rënie në 17 vjetët e fundit.

Mirëpo në raportin e fundit, ka sugjeruar se, megjithatë, demokracia po rikthehet.

Sipas saj, 34 kombe kanë bërë përparim më 2022, ndërsa 35 tjera, që kanë shënuar kthim mbrapa, përbëjnë shifrën më të vogël të regjistruar ndër vite në këtë drejtim./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve