LIVE UPDATES
Bota

'Kam jetuar 7 vite në luftë'/ VIDEO- Mesazhi rrëqethës i adoleshentes siriane: Tani edhe tërmeti, askush s'po na ndihmon, jemi njerëz si gjithë të tjerët REFLEKTONI!

Patricia ka gjetur si të vetmen mënyrë për t'i bërë jehonë mesazhit të saj, Tik -Tokun duke kërkuar përmes një video-mesazhi solidaritet dhe ndihmë për qytetarët sirianë të cilët po përballen me të njëjtën situatë dramatike nga tërmeti i fuqishëm ashtu si Turqia.

8 Shkurt 2023, 16:31 Nga a.l
'Kam jetuar 7 vite në luftë'/ VIDEO- Mesazhi
Patricia

SIRI- Një adoleshente nga Siria e përlotur nga fatkeqësia e tërmetit të fuqishëm që la dhjetëra mijëra të vdekur në Siri dhe Turqi, ka bërë apel për ndihmë me një mesazh rrëqethës në emër të të gjithë shtetasve sirianë të cilët prej 7 vitesh kanë jetuar në luftë. Patricia ka gjetur si të vetmen mënyrë për t'i bërë jehonë mesazhit të saj, Tik -Tokun duke kërkuar përmes një video-mesazhi solidaritet dhe ndihmë për qytetarët sirianë të cilët po përballen me të njëjtën situatë dramatike nga tërmeti i fuqishëm ashtu si Turqia. Ajo shprehet se askush nuk ka menduar për sirianët teksa familjarët dhe fëmijët e tyre nxirren të vdekur nga rrënojat. Disa prej tyre tashmë gjenden në mes të katër rrugëve, pasi tërmeti u shkatërroi strehat e shtëpitë. Patricia shprehet se askush nuk ka faj që sirianët po përballen me 7 vite luftë dhe se janë njerëz si gjithë të tjerët e se duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë e të ndihmohen në këtë situatë tragjike. Në një pjesë të videos adoleshentja tregon përmes një harte se asnjë aeroplan nuk ka shkuar për ndihmë në Siri siç ka ndodhur në vendet e tjera, duke e cilësuar si të padrejtë faktin që sirianët nuk mund të udhëtojnë gjithashtu nëpër botë të kërkojnë ndihmë në situata të tilla tragjike. 

"Po më 'shpifet' nga kjo që po ndodh tani! Unë jetoj në Siri dhe kam jetuar në luftë për 7 vite. Kemi vuajtur shumë në këtë vend, kemi vuajtur shumë. Humbën personat tonë të dashur dhe vuajtëm nga kjo luftë për 7 vite. Nuk kemi energji elektrike, ne nuk kemi gaz, nuk kemi asgjë që i duhet një njeriu për të jetuar. Gjërat bazë që i duhen një njeriu, ne nuk i kemi ato. Dhe tani që ndodhi tërmeti, askush nuk u përpoq të na ndihmonte. Po e di kjo gjë ndodhi edhe në Turqi dhe më vjen shumë keq që atje ka shumë njerëz që tani po vuajnë, por edhe ne po vuajmë. Ne jemi njerëz. Dreqi e mori edhe ne jemi njerëz. Ndalojeni këtë marrëzi, ndalojeni! Ju nuk na ndihmoni në asnjë lloj mënyrë! Cfarë kemi bërë? Ne jemi njerëz. A është faji ynë për luftën që ndodhi, për çdo gjë që ndodhi? Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Njerëzit po vdesin dhe nuk kanë ku të shkojnë. Shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Fëmijët e gjithë këtyre njerëzve gjithë këtyre familjeve kanë vdekur. Ju lutem na ndihmoni? Ju lutem shpërndajeni këtë video dhe tregojuni njerëzve se Siria po vuan. Ju lutem shpërndajeni, çdo gjë mund t'i ndihmojë njerëzit në Siri në këto momente. Sepse nuk është e drejtë, nuk është faji ynë që kemi lindur në një vend të tillë nga ku nuk kemi mundësi të largohemi. Nuk është faji ynë që pasaportat tona nuk na lejojnë ne të shkojmë kudo nëpër botë. Nuk është faji ynë. Të paktën ndihmoni njerëzit që nuk kanë një shtëpi, nuk kanë një familje dhe nuk e dinë ku të shkojnë sepse nuk kanë para, mundësi monetare. Ju lutem ndihmojini ata. Ju lutem reflektoni dhe mos lejoni mediat të të mashtrojnë duke pretenduar se Siria po ndihmohet. Jo nuk po ndihmohet dhe do ta dëshmojmë këtë. Po ju tregoj një foto (hartë) ku siç duket asnjë aeroplan nuk ka shkuar për të kontrolluar gjendjen në Siri. Prandaj ju lutem shpërndajeni këtë dhe reflektoni mbi këtë që po ndodh, dhuroni dhe ndihmoni me çdo gjë që mundeni, Sirinë", thotë vajza nga Siria. 

@patriciaa674 Please share this to everyone you knoë???????? Anything can help. Thank you❤️???????? #fyp #earthquake #syria #turkey #fypシ #suffering #humans #help #humanity ♬ original sound - patriciaa674

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet