8 Shkurt 2023, 15:59
Nga a.l
Mbreti Charles dhe Volodymyr Zelenskyy
BRITANI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte hera e parë që monarku takonte Zelenskyy. Ky i fundit u tha deputetëve më herët se ai do t'i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Fjalimi në parlamentin britanik
Presidenti Zelenskyy zhvilloi sot vizitën e tij të parë në Britaninë e Madhe, që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Kjo pason vizitën e tij në SHBA në dhjetor. Udhëheqësi ukrainas u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në podiumin e parlamentit britanik. Zelenskyy e nisi fjalimin e tij me optimizëm dhe shpresën për të fituar ndaj agresionit rus. Ai tha se ukrainasit dhe britanikët mbrojtën lirinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u bën thirrje deputetëve dhe botës për avionë luftarakë për Ukrainën. Edhe pse aleatët perëndimorë kanë shtuar furnizimet me armë të rënda, raketa me rreze të gjatë dhe tanke për Ukrainën në muajt e fundit, ata deri më tani kanë refuzuar të ofrojnë avionë luftarakë modernë. Zelenskyy theksoi rëndësinë e mbajtjes së një rendi botëror të bazuar në rregulla, të drejtat e njeriut dhe drejtësia. Deputetët, kolegët, gazetarët, klerikët dhe personalitetet e ndryshme kanë qenë të gjithë të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e Zelenskyyt në Westminster Hall. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson. Ai u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në skenë. Pas fjalimit të mbajtur në Parlamentin Britanik, presidenti ukrainas është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte hera e parë që monarku takonte Zelenskyy. Ky i fundit u tha deputetëve më herët se ai do t'i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit. Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
zelenskyy vizite ne britani
Bota
8 Shkurt 2023, 16:01
I.A
Termet
SIRI- Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e t&...
Bota
8 Shkurt 2023, 15:54
a.l
Olaf Scholz Emmanuel Macron Volodymyr Zelenskyy
FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës...
Bota
8 Shkurt 2023, 15:49
a.l
Volodymyr Zelenskyy në Pallatin Buckingham
BRITANI- Presidenti Zelenskyy ka mbërritur në Pallatin Buckingham përpara takimit të ti...
Bota
8 Shkurt 2023, 15:36
a.l
Pakistan
PAKISTAN- Autobusët rozë të Pakistanit që transportonin vetëm gra nisën rrugëtimin e tyre më datë 1 s...
Bota
8 Shkurt 2023, 15:29
a.l
helmeta
BRITANI- Presidenti Zelenskyy në mbyllje të fjalimit të tij, i ka dhuruar Hoyle, kryetarit të Dhomës së Komunav...
Bota
8 Shkurt 2023, 15:19
a.l
Volodymyr Zelenskyy
BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka përfunduar fjalimin e tij në parlamentin britanik me një thirrj...
Bota
8 Shkurt 2023, 15:18
I.A
te moshuarit
TURQI- Të mbijetuarit e tërmetit të fundit të fuqishëm në qytetin turk, Shanlëurfa, që shkaktoi mij&eu...
Bota
8 Shkurt 2023, 15:07
a.l
Boris Johnson
BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i cili dha fjalimin e tij në parlamentin britanik sot, falenderoi edhe ish-kreymin...
Bota
8 Shkurt 2023, 15:06
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- "Putini nuk do t'i arrijë qëllimet e tij," tha kancelari Olaf Scholz dhe njoftoi sanksione të reja të Bashk...
Bota
8 Shkurt 2023, 14:52
a.l
Volodymyr Zelenskyy
BRITANI- Presidenti Zelenskyy ka mbërritur sot në Britaninë e Madhe në vizitën e tij të parë q&...