7 Shtator 2024, 09:20
Nga M.B
Donald Tump dhe Melania Trump
SHBA- Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Melania Trump, ka njoftuar se këtë vjeshtë do të publikojë librin e saj me kujtime, të titulluar “Melania”. Bëhet me dije se libri i bashkëshortes së kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale, do të dalë në qarkullim më 1 tetor, pak para votimeve.
Lidhur me këtë, Melania Trump publikoi një video në platformën X, ku shpjegoi rëndësinë e ndarjes së historisë së saj personale. Ky libër pritet të zbulojë histori të panjohura nga jeta e Melania-s, duke përfshirë periudhën e saj si Zonjë e Parë dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë këtij udhëtimi. Ajo shprehet se ndarja e këtyre momenteve dhe përvojave është një mënyrë për të qartësuar keqkuptimet dhe për të treguar perspektivën e saj autentike.
“Shkrimi i këtyre kujtimeve për mua ka qenë një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues. Si një person që ruan shumë privatësinë, shpesh kam qenë subjekt i gjykimit publik dhe keqprezantimit, kështu që ndiej përgjegjësi të qartësoj faktet. Besoj se është e rëndësishme të ndaj këndvështrimin tim: të vërtetën”, thotë Melania.
Libri është përshkruar si një histori të fuqishme dhe frymëzuese për një grua që ka gjetur rrugën e saj, ka kaluar mbi të gjitha vështirësitë dhe ka përcaktuar përsosmërinë personale. Sipas mediave të huaja, libri është i pasur me histori personale dhe fotografi familjare që deri tani nuk janë ndarë me publikun. Kjo vepër e re pritet të jetë një ndër librat më të diskutuar të vitit, duke sjellë një perspektivë të re dhe të veçantë për njërin nga personazhet më enigmatikë të politikës në SHBA.
melania trump
Bota
7 Shtator 2024, 08:53
M.B
Protesta në Wolfsburg pra njoftimit të paprecendent në historinë 87-vjeçare të Volkswagen-it
GJERMANIA- Volkswagen-i, ...
Bota
7 Shtator 2024, 08:37
M.B
Aysrnur Egzi Eygiche
LINDJE E MESME- Nga Bregun Perëndimor u njoftua se është vrarë gjatë një proteste pro-palestineze në...
Bota
7 Shtator 2024, 08:20
M.B
Papa Françesku
INDONEZIA- Autoritetet ligjzbatuese në Indonezi njoftuan se kanë arrestuar 7 persona, të dyshuar se po përga...
Bota
7 Shtator 2024, 08:00
M.B
Foto ilustruese
GAZA- Gjendja humanitare në Rripin e Gazës, sipas OKB-së, vazhdon të jetë "më shumë se katastr...
Bota
7 Shtator 2024, 07:55
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Temperatura mesatare për të tre muajt e verës 2024 ka qenë 0,69 gradë celsius mbi vlerën përkat&...
Bota
7 Shtator 2024, 07:38
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Gjatë verës së vitit 1956, një grup i vogël por i famshëm studiuesish, u mblodh në Kolegji...
Bota
7 Shtator 2024, 07:27
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Është e lehtë të freskohesh në Barcelonë. Notoni në det, pini një sangria të ftoht&eum...
Bota
6 Shtator 2024, 22:58
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Në shkollën e mesme Auguste Brizeux në Lorient në verilindje të Francës, nxënësit gjat...
Bota
6 Shtator 2024, 22:41
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Rusia prej kohësh ka bërë përpjekje për të shpërndarë dezinformata për të ndikuar ...
Bota
6 Shtator 2024, 22:26
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Tetëdhjetë e tetë drejtues aktualë dhe ish-drejtues të lartë të korporatave nga e g...