LIVE UPDATES
Bota

Kemal Kilicdaroglu/ Kush është njeriu që pretendon ta rrëzojë Erdoganin nga Presidenca

Burokrati anti-korrupsion, Kemal Kilicdaroglu, shpreson të fitojë zgjedhjet kundër Erdoganit, të cilat do të zhvillohen pas rreth dy muajsh.

8 Mars 2023, 09:31 Nga I.A
Kemal Kilicdaroglu/ Kush është njeriu që pretendon ta
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Opozita po kërkon prej kohësh një kandidat të përbashkët për të sfiduar presidentin Recep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme. Ajo duket se më në fund e ka gjetur atë: Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kilicdaroglu do të garojë kundër Erdoganit në zgjedhjet e 14 majit. Por kush është njeriu që pretendon ta rrëzojë Erdoganin – njeriun që është në pushtet për mbi 20 vjet?

"Burokrati i vitit"

Kemal Kilicdaroglu lindi si fëmija i një nëpunësi në vitin 1948 në një fshat në rajonin e Anadollit lindor në Tunceli. Rrjedh nga një familje alevite. Alevitët janë një pakicë etnike-fetare në Turqi. Ai është i katërti nga shtatë fëmijët dhe i vetmi në familje që ka studiuar.

Ka diplomuar për ekonomi dhe financa në Ankara, ndërsa karrierën e filloi më 1971 si këshilltar në Ministrinë e Financave të Turqisë. Ai gradualisht u ngrit në administratën turke dhe në vitin 1992 u bë drejtor i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore (SSK). Në vitin 1994 u shpall "Burokrati i Vitit” nga një revistë financiare. Në vitin 1999 doli në pension.

Kemal Kilicdaroglu është shquar gjithmonë për ndershmëri dhe besueshmëri – cilësi që nuk merren si të mirëqena në politikë, veçanërisht në Turqi. Si burokrat, ai luftoi korrupsionin. Falë punës së tij shumëvjeçare në industrinë e sigurimeve, thuhet se ai ka fituar aftësinë për të gjetur një gjilpërë në një grumbull kashte: "Në një dhomë plot me dosje qeveritare, Kilicdaroglu mund të gjejë të gjitha parregullsitë dhe korrupsionin menjëherë", thotë një anëtar i CHP për DW dhe shton: "Të qëndrosh i sinqertë për këtë nuk është vetëm një virtyt, është një detyrë e nevojshme."

Karriera politike

Kilicdaroglu bëri emër në publik si burokrat anti-korrupsion. Karriera e tij politike filloi kur përgatiti një raport korrupsioni me kërkesë të partisë kemaliste socialdemokrate CHP. Raporti u prit mirë nga lideri i atëhershëm i partisë Deniz Baykal dhe nxiti hyrjen e Kilicdaroglut në politikë. Hyrja e tij e parë në parlamentin turk erdhi pas zgjedhjeve të vitit 2002, në të cilat presidenti aktual Erdogan erdhi në pushtet.

Në vitin 2007 ai u bë nënkryetar i grupit të CHP. Ekspozimi i tij mediatik u rrit ndjeshëm kur publikoi disa prova për korrupsionin në vend. Në famën e tij kontribuoi edhe lufta me fjalë me disa deputetë nga radhët e partisë konservatore islamike AKP të Erdoganit. Në vitin 2009 ai kandidoi për kryetar bashkie të Stambollit dhe humbi nga kandidati i AKP-së.

Kryetar i partisë falë një afere seksi

Kur një skandal seksual rrëzoi kreun e partisë, CHP Deniz Baykal nga posti në vitin 2010, Kilicdaroglu kandidoi për udhëheqjen e partisë. Në kongresin e partisë ai mori të 1189 votat e vlefshme. Edhe pse shumica dërrmuese e mbështetësve të CHP-së mbështetën kandidaturën e tij në atë kohë, popullariteti i tij është zbehur që atëherë. Sot, baza e partisë është më e ndarë kur bëhet fjalë për Kilicdaroglu.

"Burokrati" Kemal Kilicdaroglu është shquar gjithmonë për ndershmëri dhe besueshmëri
Ai fitoi famë ndërkombëtare kur shkoi nga Ankaraja në Stamboll në vitin 2017. Ai dhe mbështetësit e tij udhëtuan rreth 420 kilometra si pjesë e protestës së "Marshimit të Drejtësisë", e cila donte të tërhiqte vëmendjen ndaj represionit në rritje nga qeveria e AKP-së. Arsyeja e marshimit 25-ditor ishte dënimi me burg i politikanit dhe gazetarit të CHP, Enis Berberoglu.

"Nuk zemërohem kurrë"

Kilicdaroglu, i cili mund të bëhet presidenti i 13-të i Republikës Turke, njihet edhe për qetësinë e tij. Nofkat e tij publike janë "Gandhi-Kemal" për shkak të ngjashmërisë së tij në pamje dhe stil me Mahatma Gandhi ose "Forca e Qetë" dhe "Xhaxhai Demokratik".

Ai një herë tha në një intervistë se "nuk zemërohet kurrë". Gruaja e tij e konfirmoi këtë me fjalët e mëposhtme: "Ai është i këndshëm dhe shumë i qetë. Pak tepër i qetë. Kemali nuk e ngre kurrë zërin, ai nuk bërtet kurrë. As që mund të debatosh me këtë burrë. Fakti që është kaq i qetë ndonjëherë vërtet më çmend”, thotë Selvi Kilicdaroglu.

Deputeti dhe nënkryetari i CHP-së, Bülent Kusoglu e njeh Kilicdaroglun prej vitesh. "Të punosh me të duket e lehtë - por është mjaft e vështirë. Ai është jashtëzakonisht i durueshëm, i vendosur, i orientuar drejt detajeve dhe punëtor," tha Kusoglu për DW.

Ai konsiderohet si politikani fizikisht më i sulmuar, ndaj të cilit janë bërë edhe përpjekjet më të shumta për atentat, në historinë politike të Turqisë. Kjo përfshin edhe tentativën për linçim në vitin 2019 në Ankara. Në një intervistë për DW, një politikan i CHP shpjegon se si u shfaq Kilicdaroglu pas sulmit: "Ne pritëm para derës së tij. Ai doli jashtë. Ai kishte të nxira në fytyrë, por nuk dukej aspak i pakënaqur. Ai na ftoi në zyrën e tij dhe porositi çaj për ne. Tha se nuk kishte asgjë për ta tepruar. Ne ishim më emocionalë dhe më të zemëruar se ai. Por ai ishte shumë i qetë. Sikur ne i mbijetuam linçimit dhe jo ai."

Kilicdaroglu i ka mbijetuar deri tani disa atentate - një sulm të armatosur nga milicia kurde PKK, një sulm në parlament dhe një tentative sulmi me bombë nga IS (Shteti Islamik) gjatë marshimit të tij për drejtësi.

Kandidati më i mirë?

Pavarësisht imazhit pozitiv, Kilicdaroglu është kritikuar publikisht për vite të tëra se nuk është mjaft karizmatik për të paraqitur një alternativë të kapshme për elektoratin kundër Erdoganit. Kandidimi i tij ka shkaktuar përçarje në koalicionin opozitar, i cili përbëhet nga gjashtë parti opozitare. CHP dhe pesë parti të tjera opozitare kanë punuar së bashku për më shumë se një vit për të rritur shanset e tyre për të fituar kundër Erdoganit. Këto parti janë takuar disa herë në të ashtuquajturën "tavolina e të gjashtëve”.

Megjithatë, "tavolina e të gjashtëve" është bërë një kohë "tavolina e të pestëve": Partia e dytë më e madhe në tryezë, partia LYI me orientim nacionalist, kërcënoi se do të largohej nga tavolina pasi u bë e qartë se Kilicdaroglu do të jetë kandidati i opozitës. Shefi i LYI-it, Meral Aksener, ka bërë fushatë kundër kandidaturës së Kilicdaroglu për muaj të tërë, me shpjegimin se ai "nuk mund të fitojë kundër Erdoganit". Aksener mendon se kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu dhe homologu i tij nga Ankaraja, Mansur Yavas janë kandidatë më të fuqishëm. Në fakt, Kilicdaroglu nuk ka fituar kurrë në zgjedhje.

Liderët e gjashtë partive opozitare

Pas shumë negociatash në prapaskenë, kriza në opozitë duket se është qetësuar për momentin: Aksener është rikthyer në tavolinën e partive opozitare dhe tani e mbështet kandidaturën e Kilicdaroglu. Konsensusi: Imamoglu dhe Yavas duhet të emërohen "zëvendëspresidentë" në të ardhmen. Të dy ata kanë fituar zgjedhjet për kryebashkiak në dy qytetet më të mëdha të Turqisë në vitin 2019. Ata gëzojnë mbështetje të fortë në shoqëri. Plani i opozitës është të forcojë kandidaturën e Kilicdaroglut. Pesë kryetarët e partive të tjera do të emërohen gjithashtu "zëvendëskryetarë". Sipas kushtetutës turke, presidenti mund të emërojë një numër të pakufizuar zëvendësish. Pas disa javësh në zgjedhje do të shihet nëse ky lloj uniteti i brishtë mjafton për fitore kundër Erdoganit.

Marrë nga DW

kemal kilicdaroglu rexhep tayyip erdogan deniz baykal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj