All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Projektligji për agjentët e huaj/ Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Gjeorgji

Dëshmitarët okularë në kryeqytetin e vendit ish-sovjetik, Tbilisi panë policinë të bënte arrestime përgjatë rrugës kryesore që kalon në qendër të qytetit, Rustaveli

8 Mars 2023, 09:08 Nga I.A
Projektligji për agjentët e huaj/ Policia përdor gaz
Protesta
All - Paragraf - 1

GJEORGJI- Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse në orët e para të së mërkurës për të shpërndarë një protestë para parlamentit kundër një projekt-ligji për "agjentët e huaj". Dëshmitarët okularë në kryeqytetin e vendit ish-sovjetik, Tbilisi panë policinë të bënte arrestime përgjatë rrugës kryesore që kalon në qendër të qytetit, Rustaveli.

Orë më parë policia ishte përleshur me demonstruesit, disa prej të cilëve hodhën bomba me benzinë dhe gurë. Më pas turma u mblodh jashtë parlamentit, ku disa vetë hoqën barrierat e lehta prej metali që ishin vendosur për të mos lejuar publikun t’i afrohej ndërtesës.

Ministria e brendshme tha përmes një deklarate, se kishte të lënduar nga të dyja palët pas asaj që e quajti një protestë jashtëzakonisht të dhunshme dhe tha se policia do të merrte masa për shkeljen e ligjit. Protestat shpërthyen pasi ligjvënësit dhanë mbështetjen e tyre fillestare për projekt-ligjin, për të cilin kritikët thonë se përbën një kthesë autoritare dhe mund të dëmtojë përpjekjen e vendit për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Duke folur në Berlin më herët të martën, kryeministri gjeorgjian Giorgi Garibashvili ripohoi mbështetjen e tij për projekt-ligjin, duke thënë se dispozitat e propozuara për agjentët e huaj përmbushnin "standardet evropiane dhe globale". Por shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se projekt-ligji ishte një "zhvillim shumë negativ" për vendin dhe mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet e vendit me BE-në.

Mijëra njerëz, disa prej të cilëve valëvitnin flamujt e BE-së dhe Ukrainës, u mblodhën para Parlamentit për të dëgjuar kritikët që denonconin projekt-ligjin, sipas së cilit çdo organizatë që merr më shumë se 20% të financimit nga jashtë duhet të regjistrohet si "agjente e huaj", ose të përballet me gjoba të konsiderueshme.

Kritikët thonë se ai është u ngjashëm me një ligj të vitit 2012 në Rusi që që atëherë është përdorur për të goditur disidencën. Presidentja gjeorgjiane Salome Zourabichvili, e cila ka thënë se do të vërë veton ndaj ligjit nëse vjen mbi tryezën e saj, tha se ishte në anën e protestuesve.

"Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, një Gjeorgji që e sheh të ardhmen e saj në Perëndim dhe që nuk do të lejojë askënd t’ia marrë këtë të ardhme," tha ajo në një fjalim të regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për një vizitë zyrtar.

Mbrëmjen e së martës protestuesit u përplasën me zemërim me policinë, e cila më pas përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë ata.

Disa bërtisnin: "Jo ligjit rus" dhe "Ju jeni rusë" ndaj politikanëve brenda parlamentit.

Rusia shihet si një vend armik nga shumë gjeorgjianë, pasi Moska mbështeti separatistët në rajonet gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në vitet 1990. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për këtë projekt-ligj që "do të shkelte disa nga të drejtat që janë thelbësore për aspiratat e popullit të Gjeorgjisë".

Marrë nga VOA

josep borrell protesta ne gjeorgji

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet