LIVE UPDATES
Bota

Drejtuesit e korporatës Fox, në qendër të një padie tjetër për pretendimet e rreme për zgjedhjet e 2020

Kompania Smartmatic tha se Rupert dhe Lachlan, i biri i tij, si autoritetet më të larta në korporatën ku bën pjesë rrjeti televiziv, "udhëzuan televizionin Fox News të lejonte dezinformimin pas zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA, një vendim për hir të biznesit."

8 Mars 2023, 09:12 Nga I.A
Drejtuesit e korporatës Fox, në qendër të një padie
Lachlan Murdoch

SHBA- Një kompani që prodhon paisje për votimin elektronik që ka ngritur një padi ndaj rrjetit Fox News po argumenton se drejtuesit e korporatës Fox, Rupert dhe Lachlan Murdoch luajtën një rol kryesor në përhapjen e pretendimeve të rreme se teknologjia që përdor kompania e privoi ish-presidentin Donald Trump nga fitorja në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Kompania Smartmatic tha se Rupert dhe Lachlan, i biri i tij, si autoritetet më të larta në korporatën ku bën pjesë rrjeti televiziv, "udhëzuan televizionin Fox News të lejonte dezinformimin pas zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA, një vendim për hir të biznesit."

"Rupert dhe Lachlan Murdoch ishin në qendër të vendimit për të mbrojtur dhe lehtësuar fushatën e dezinformimit të ndërmarrë nga Fox News pas zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA," shprehet kompania Smartmatic në padinë e saj që e paraqiti të hënën, si pjesë e çështjes për shpifje kundër rrjetit konservator.

Fox News dhe korporata Fox nuk kanë komentuar për këto akuza, të cilat bëhen pasi një gjykatë apeli në Nju Jork përjashtoi korporatën Fox nga padia, por e lejoi atë të vazhdojë kundër rrjetit televiziv, drejtueseve të emisioneve Maria Bartiromo dhe Jeanine Pirro dhe ish-drejtuesit Lou Dobbs. Padia e re e kompanisë Smartmatic ripohon pretendimet kundër korporatës Fox, duke i mbështetur ato me akuza të reja kundër drejtuesve të saj kryesorë, Rupert dhe Lachlan Murdoch.

Akuzat bazohen në njoftimet e mediave dhe paditë e një rasti tjetër shpifjeje kundër rrjetit televiziv nga një kompani tjetër që prodhon makineri votimi, Dominion Voting Systems.

Në një padi në çështjen e kompanisë Dominion që së fundmi u bë publike, Rupert Murdoch pranoi se ai nuk ua ndaloi komentatorëve të rrjetit Fox News të përhapnin pretendimet e pabazuara të aleatëve të zotit Trump se rezultati i zgjedhjeve ishte manipuluar, edhe pse mund ta kishte bërë një gjë të tillë. Ai gjithashtu pranoi se disa nga drejtuesit e emisioneve të rrjetit - Lou Dobbs, Maria Bartiromo, Jeanine Pirro dhe Sean Hannity – herë pas here përqafuan pretendimet e rreme.

Edhe disa nga figurat më të njohura të rrjetit kishin shprehur privatisht mosbesim në pretendimet e bëra nga aleatët e zotit Trump, e megjithatë i përhapën këto pretendime në emisionet e tyre.

Zyrtarët federalë dhe shtetërorë të zgjedhjeve, analizat e hollësishme në shtetet vendimtare dhe vetë prokurori i përgjithshëm i administratës së ish-presidentit Trump nuk gjetën asnjë manipulim të përhapur që mund të kishte ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Pretendimet e zotit Trump për manipulime janë hedhur poshtë gjithashtu nga dhjetëra gjykata, përfshirë edhe gjyqtarë të emëruar prej tij.

Marrë nga VOA

fox lachlan murdoch

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën