LIVE UPDATES
Bota

Keni përjetuar Déjà-vu? Shkenca studion dukurinë që shfaqet edhe si krizë

Të gjithë kanë pasur një herë Déjà-vu. Për disa njerëz kjo është dukuri e mbinatyrshme, kurse për të tjerët shpjegohet me neurologji. Çfarë shpjegimi ka kjo ndjenjë disi e trazuar?

9 Maj 2023, 14:34 Nga A.B
Keni përjetuar Déjà-vu? Shkenca studion dukurinë që
Foto ilustruese

Prit pak, mos jemi parë diku? Ah! A kam qenë edhe herë tjetër këtu? Më vjen keq nëse ju krijohet përshtypja se i keni lexuar këto rreshta edhe herë tjetër. Me siguri jeni duke pasur Déjà-vu. A ju ka ndodhur të vendoseni për herë të parë në një qytet të ri dhe çdo gjë ju duket disi e njohur? Ose jeni duke u prezantuar me dikë dhe ju duket sikur e njihni që më parë? Atëherë ju jeni nga ata njerëz që kanë pasur Déjà-vu. 

Në vitin 1876 filozofi dhe shkencëtari francez Émile Boirac i dha emrin kësaj përshtypjeje me kuptimin që ka në gjuhën franceze "Déjà-vu, parë më parë”. Mendimtarë të ndryshëm kanë qenë munduar edhe më parë ta shpjegojnë këtë fenomen. Në Greqinë antike, filozofi Platon e shihte këtë fenomen si shenjë nga jeta e mëparshme. Në kohët moderne psikanalisti Sigmund Freud, e përshkruante Déjà-vunë si kujtim të një fantazie të nënvetëdijes, të lidhur me dëshirën e përmirësimit të situatës aktuale. Kurse psikiatri Carl Jung besonte se ajo ka lidhje me nënvetëdijen kolektive, ndërkohë që filmat e Hollywood-it e paraqesin si "gabim të matrikës”. 

"Ajo nuk ka të bëjë me ngjarje të mbinatyrshme. Ndjenja e Déjà-vu-së është krejt normale",  thotë James J. Giordano, profesor i neurologjisë në Universitetin Georgetown të Uashington, D.C.-së. "Déjà-vu-ja është ndjenja subjektive e një personi, që mendon se i ka përjetuar një herë ngjarje, aktivitete, mendime dhe ndjenja të caktuara, megjithëse në fakt kjo gjë nuk ka ndodhur.” 

Rreth 90 përqind e popullsisë ka pasur një herë Déjà-vu. Me kalimin e moshës, ky përjetim fillon rrallohet. 

E dini pse vjen nganjëherë kjo ndjenjë e trazuar? 

"Nuk ka asnjë arsye që të ndodhë,” thotë Giordano për DW. "Truri ynë funksionon si sahat. Ai percepton çdo gjë nga e tanishmja dhe e krahason me përjetime të ngjashme ose jo të ngjashme të së kaluarës. Kështu truri ynë bën planifikimet për të ardhmen. Por ndodh që këto sinjale të ngatërrohen.” 

Giordano mendon se kjo dukuri ka të bëjë me atë pjesë të trurit që ndodhet në qendër të tij, me Thalamus-in. Të gjitha informacionet që perceptohen nga dëgjimi, shija, prekja e kështu me radhë, duhet të kalojnë nëpër Thalamus, për të përfunduar në shtresën më periferike të trurit, tek korteksi celebral ku vazhdon të interpretohet dhe përpunohet më tej.

"Nëse shpejtësia e këtyre ndërveprimeve të ndryshme devijon pak nga njera-tjetra, përjetimi ynë në të tanishmen na duket sikur është një kujtim nga e kaluara. Truri ynë, shprehimisht, e ka ngatërruar të tanishmen me të kaluarën,” shpjegon Giordano. 

Roderick Spears, profesor që merret me studimin e migrenës dhe bën kërkime klinike në universitetin amerikan Brown, në Providencë të Rhode Island-ës, është po ashtu i mendimit, se nuk ekzistojnë shpjegime të vlefshme për pyetjet pse dhe si vjen Déjà-vuja. Shkenca e ka të vështirë të nxjerrë konkluzione. 

Sa shpesh shfaqen Déjà-vutë? 

"Déjà-vutë është e vështirë të vëzhgohen sepse ato shfaqen spontanisht. Ne nuk e dimë si t'i krijojmë në laborator këto episode,” thotë me keqardhje Spears. Dekada me radhë shkencëtarët kanë zhvilluar teori të ndryshme për pse dhe si zhvillohet Déjà-vu-ja. 

Një teori e preferuar në neurologji thotë, se kemi të bëjmë me përpunimin e dyfishtë neurologjik të informacioneve, ku informacionet ruhen dhe thirren në dy procese të ndryshme të trurit. Për shembull ju jeni në dhomën e ndenjes, ulur në karrige duke lexuar në artikull. Nga kuzhina vjen aroma e darkës që po gatuhet. Macja shtriqet në koshin e saj. Celulari jep sinjal se ka marrë një mesazh dhe ju jeni duke ndier mbi lëkurë ngrohtësinë e diellit që po perëndon. Të gjitha këto përjetime ndërthurren me njeri-tjetrin kur përpunohen nga truri dhe ruhen si një përjetim i vetëm. 

Nëse gjatë përpunimit të këtyre të dhënave në tru ndodh një vonesë minimale, atëherë truri, thotë teoria, e interpreton këtë përvojë sikur të ishin dy përvoja që ndjekin njera-tjetrën, duke iu krijuar juve përshtypjen se përvojën e parë e keni pasur një herë në të kaluarën. 

Fizikanti teorik Michio Kaku është i bindur se gjatë Déjà-vusë kemi të bëjmë me një çrregullim të kujtesës, e cila shfaqet kur "thirren fragmentet e kujtesës të ruajtur në tru, kur ne ndodhemi në një ambient që ka ngjashmëri me diçka që kemi përjetuar më parë.” Kaku ka teori edhe për pyetjen nëse ne mund të zhvendosemi midis universeve paralele, dhe për pyetjen nëse Déjà-vuja na thotë ndonjë gjë për pozicionin tonë në këto universe. 

A mund të shkaktohen Déjà-vutë nga stresi? 

Studime të tjera thonë se stresi mund të luajë një rol për Déjà-vutë. "Truri funksionon më mirë kur është i çplodhur dhe i ngarkuar me energji. Nëse keni shumë stres ose jeni shumë të shqetësuar, atëherë truri lodhet. Atëherë mund të ndodhë që modeli t'i zhvendosë lehtë aktivitetet e trurit. Në kushte të tilla nuk është e pazakonshme që të keni Déjà-vu", sqaron Giordano. 

Spears shton se njerëzit me shkollim të lartë tentojnë më shumë se njerëzit që kanë pak arsim, që të kenë Déjà-vu. "Njerëzit që udhëtojnë shumë, që janë në gjendje të kujtohen për ëndërrat e tyre dhe që kanë pikëpamje liberale, përjetojnë më shpesh Déjà-vu."  

Janë Déjà-vutë shenja të ndonjë çrregullimi psiqik? 

"Aspak," thotë me siguri Giordano kur pyetet për këtë çështje. Edhe njerëzit me psiqikë të shëndetshme përjetojnë herë pas here Déjà-vu. Më shpesh ato shfaqen në moshën nga 15 deri 25 vjeç. Spears këshillon sidoqoftë se kush përjeton Déjà-vu më shumë se një herë në vit, për shmebull disa herë në muaj, duhet të marrë këshilla nga mjeku. Nëse Déjà-vu është e lidhur me humbje të vetëdijes ose një gjendje të pazakontë ëndrre, ajo jep shenja për një problem më serioz. 

"Duhet bërë kujdes për të parë nëse një Déjà-vu zgjat më shumë se disa sekonda, ose nëse personi ka vështirësi të kuptojë çfarë është reale dhe çfarë është joreale,” shton Spears. "Mbase shihet se personi është duke pasur sjellje të pavetëdijshme, për shembull duke luajtur me flokët e veta ose duke mos mbajtur dot sende në duar. Edhe rritja e frekuencës së rrahjeve të zemrës ose ndenja e madhe e frikës do të ishin arsye për një vizitë tek mjeku.” 

Sepse në raste të rralla Déjà-vuja mund të jetë shenjë për një krizë, sidomos krizë epileptike. "Pjesa më e madhe e krizave e kanë fillesën tek lobi temporal i trurit. Ato shkaktohen kur lobi temporal ngacmohet dhe personi është ende në gjysmë-vetëdije, pra jo krejt i pavetëdijshëm. Kjo mund të shkaktojë ndjenjën e Déjà-vusë." 

Në përgjithësi nuk ekziston ndonjë mirëkuptim për çështjen se si e ndien njeriu një Déjà-vu dhe ka teori të ndryshme për pyetjen se çfarë e shkakton. Shkencëtarë nuk e dinë ende çfarë e shkakton faktikisht. Spears shpreh keqardhjen duke thënë: "Ne nuk kemi ende një shpjegim solid strukturor për këtë gjë.” 

/DW

deja vu

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën