LIVE UPDATES
Bota

Kequshqyerja në Gaza në nivele alarmuese, 24 fëmijë nën pesë vjeç humbën jetën vetëm në korrik

Në Qytetin e Gazës, gati 20% e fëmijëve nën pesë vjeç janë të kequshqyer në mënyrë akute, sipas organizatës, e cila përmendi partnerin e saj, Global Nutrition Clusters. Midis fëmijëve midis gjashtë muajsh dhe pesë vjeç, kequshqyerja akute është trefishuar që nga qershori, duke e bërë Qytetin e Gazës zonën më të prekur në enklavë.

28 Korrik 2025, 07:24 Nga r.ll
Kequshqyerja në Gaza në nivele alarmuese, 24 fëmijë nën
foto ilustruese

GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të dielën se kequshqyerja në Rripin e Gazës ka arritur në "nivele alarmante", duke theksuar se "bllokada e qëllimshme" e ndihmës humanitare ka kushtuar jetën e dhjetëra civilëve.

"Kequshqyerja është në një trajektore alarmante në Rripin e Gazës, e shënuar nga një rritje e ndjeshme e vdekjeve në korrik", tha OBSH në një deklaratë.

Nga 74 vdekjet nga kequshqyerja e regjistruara që nga fillimi i vitit, 63 u raportuan në korrik, përfshirë 24 fëmijë nën pesë vjeç, një fëmijë mbi pesë vjeç dhe 38 të rritur, tha OBSH-ja, pjesë e sistemit të OKB-së.

"Shumica e këtyre njerëzve u shpallën të vdekur me të mbërritur në institucionet shëndetësore ose vdiqën pak më pas, me trupat e tyre që tregonin shenja të qarta të humbjes ekstreme të peshës".

Kjo krizë, vazhdoi OBSH-ja, mund të kishte qenë plotësisht e shmangshme, por "bllokada e qëllimshme dhe vonesat në shpërndarjen e ushqimit, shëndetit dhe ndihmës humanitare në shkallë të gjerë kanë kushtuar shumë jetë".

Në Qytetin e Gazës, gati 20% e fëmijëve nën pesë vjeç janë të kequshqyer në mënyrë akute, sipas organizatës, e cila përmendi partnerin e saj, Global Nutrition Clusters. Midis fëmijëve midis gjashtë muajsh dhe pesë vjeç, kequshqyerja akute është trefishuar që nga qershori, duke e bërë Qytetin e Gazës zonën më të prekur në enklavë.

Në Khan Yunis dhe në sektorin qendror, normat janë dyfishuar në më pak se një muaj. Këto shifra janë "ndoshta të nënvlerësuara", duke pasur parasysh "kufizimet e aksesit" dhe mungesën e sigurisë që pengojnë shumë familje të shkojnë "në institucionet shëndetësore", tha OBSH.

Izraeli njoftoi dje se po fillonte një "pauzë taktike" të kufizuar në operacionet e tij ushtarake për të lejuar OKB-në dhe agjencitë e tjera humanitare të adresojnë krizën gjithnjë e më alarmuese.

Megjithatë, OBSH-ja bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të mbushur Rripin e Gazës me ushqim, veçanërisht ushqim ushqyes për fëmijët dhe gratë që ushqejnë me gji dhe ato shtatzëna, si dhe dërgesa urgjente të furnizimeve për kujdesin ndaj fëmijëve dhe personave vulnerabël, përveç dërgesave të ilaçeve dhe artikujve thelbësorë.

"Ky fluks duhet të mbetet i qëndrueshëm dhe i papenguar për të lejuar rimëkëmbjen e popullsisë së prekur dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm", tha agjencia me seli në Gjenevë.

Sipas OKB-së, në dy javët e para të korrikut, më shumë se 5,000 fëmijë nën pesë vjeç u trajtuan për kequshqyerje, nga të cilët 18% kishin formën më kërcënuese, kequshqyerjen ekstreme akute (AAM).

Në qershor, 6,500 fëmijë u trajtuan për kequshqyerje. Ky ishte numri më i lartë që nga shpërthimi i luftës në tetor 2023. Në korrik, 73 fëmijë me AOM dhe ndërlikime mjekësore u shtruan në spitale, krahasuar me 39 në qershor.

"Kjo rritje e shpejtë e rasteve po mbingarkon katër qendrat e specializuara të trajtimit të kequshqyerjes", theksoi OBSH.

Më shumë se 40% e grave shtatzëna dhe atyre që ushqejnë me gji vuajnë nga kequshqyerje ekstreme, sipas të dhënave nga organizata Global Nutrition Clusters të cituara nga OBSH.

"Nuk është vetëm uria që vret njerëzit, por edhe kërkimi i dëshpëruar për ushqim. Familjet detyrohen të rrezikojnë jetën e tyre për një grusht ushqim, shpesh në kushte të rrezikshme dhe kaotike", shtoi OBSH.

femijet ne gaza

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta